|
Ngrehinat nga e kaluara
Kur bėjmė fjalė pėr
objekte tė banimit, duhet tė nėnkuptojmė edhe shtrirjet gjeografike
tė vendbanimeve nė trevėn tonė, kushtet e ndėrtimit tė ngrehinave si
dhe mėnyrėn e banimit. Qė mė lartė kemi theksuar se vendbanimet
datojnė qė nga kohėrat mė tė hershme antike. Nga kjo kuptohet se tė
parėt e kėtij vendi jetuan nėpėr vendbanime tė fortifikuara, tė
ndėrtuara me mure tė gjera e tė larta nga gurėt masivė, qė sot pėr
kėtė dėshmojnė gėrmadhat e mbetura dhe toponimet e vendeve si:
kalaja e Preshevės, Oppidumi dardan nė Rohovicė, kalaja e
Bushtranit, Kalaja e Ilincės.
Ndėrtimi i qyteteve
fortifikatė nėnkupton brenda hapėsirės sė rrethuar nė tė gjitha
ndėrtimet e nevojshme dhe jetėsore pėr banim, punė dhe me sistem
mbrojtės tė rregulluar.
Kėto vendbanime nė
ditėt e sotme nė trevėn tonė janė tė mbetura vetėm gėrmadha, pa
pėrkushtim tė ruajtjes sė vlerave tė tyre historike dhe turistike.
Sipas
karakteristikave tė ndėrtimit tė kalave ilire dihet se poshtė tyre
shtriheshin tokat punuese, nė rrafshirė, ku mė vonė zėnė dislocimet
dhe rritja e vendbanimeve si psh. vendbanimi i sotėm tė qytetit tė
Preshevės ėshtė formėsuar poshtė kalasė sė dikurshme, nė pjesė
relativisht tė rrafshtė duke ruajtur tokat punuese dhe pranė
rrjedhės sė tė tė njejtit lum qė ka edhe sot.
Vendbanimet e
komunės sė Preshevės janė tė ndėrtuara me ngrehina tė shumta banimi
ku nė shikim tė parė bie ne sy ndėrtimi arkaik qė cilėsohet me
ngrehina tė pėrziera si nga vjetėrsia, mėnyrė e ndėrtimit, vendosjes
sė objektit ngastrės (trollit) dhe formėsimin e eksteriereve tė
tyre.
Sipas disa
shėnimeve qė hasen rreth ndėrtimit tė ngrehinave dhe rrėfimeve nga
mėt tė vjetrit, nė vendbanimet tona kanq qenė karakteristike tė
ndėrtuarit e shtėpive nė kat. Kėto ngrehina banimi kanė qenė tė
ndėrtuara nė dy etazhe: bodrumi i ngritur, pėr vendosje tė bagėtisė
e kthinave ekonomike si dhe katit pėr banim. Hyrjet pėr kėto dy kate
kanė qenė tė larguara pa bėrė pengesa mes tyre.
Kati pėr banim ka
qenė i pėrbėrė nga: korridori i hapur i rrethuar me tarba qė shpie
nė dhomėn e veēantė tė zjarrit me vatrėn dhe tėrė paisjet e
nevojshme pėr pėrgaditje tė ushqimit, dhomėn e miqve tė rregulluar
me mėsėndėr (yklyk) tė punuar nga materiali i drunjtė me gdhendje tė
lehtė, dhoma tjetėr dhe nyjeve tė pėrkohsme sanitare.
Karakteristikat me
vlerė tė madhe nė rregullimin e shtėpive shqiptare ishte se kėto
shtėpi kishin tė zgjedhura problematikėn e nyjeve sanitare nė
tėrėsi, sepse nė kat ekzistonte e ndėrtuar ėc`ja e pėrkohshme kurse
nė brendi tė yklykėve ishin tė ndėrtuara banjėzat e vogla, pa
dalluar fare nga brenda, duke ruajtur e pėrcjellė ndėrtimin e
mėsėndrės qė u pėrdor pėr ndėrtimin e kėtyre shtėpive ishte material
elementar natyror si: guri, druri, qerpiēet, kashta dhe qeramidhet.
Shtėpitė e vjetra
karakterizohen tė kenė para nė oborr pusin pėr ujė tė pijshėm,
hardhitė e rrushit pėr krijim tė freskisė nė pjesėn hyrėse tė
shtėpisė, kopshtin nė vazhdim pėr mbjellje tė luleve, pemėve e
perimeve si dhe tėrė oborrin e rrethuar me mure tė larta masive sa
dhe porta e oborrit.
Me largimin e
kafshėve nga ngrehina e banimit fillon tė pėsojė ndryshime edhe
mėnyra e tė ndėrtuarit tė shtėpive. Pėrdorimi i dy etazheve pėr
banim krijon domosdoshmėrinė e lidhjeve tė tyre me shkallė tė
brendshme, kėshtu qė pasojnė shtėpitė me ēardak tė hapur e pastaj me
ēardak tė mbyllur. Kėto shtėpi cilėsohen me nga dy dhoma tė banimit
nė ēdo etazh, me nga njė korridor ku nė kat, nga ana kryesore e
shtėpisė formėsohet nė formė konzole pardaku nga brenda me njė
disnivelim tė dyshemesė sė drunjtė.
Kėto ngrehina
banimi edhe sot hasen nėpėr vendbanimet tona duke prezentuar
ndėrtimet e ngrehinave pėr banim individual mė se para njė shekulli.
Me shumicė kėto ngrehina banimi janė tė lėna pasdore, tė
shkatėrruara nga dhėmbi i vjetėrsisė dhe kohės e tė lėna nė rrėnoja
tė vėrteta. Por, nė mesin e kėtyre shtėpive edhe pas kalimit tė
gjatė kohor mund tė hasen ngrehina tė mirėmbajtura nė formė
origjinale tė ndėrtimit, pothuaj se pa pėsuar fare ndryshime. Njė
shtėpi tė tillė qė do tė ishte e pėrshtatshme tė parashihet si
shtėpi muze, paraqesin nė figurėn e mėposhtme.
Me kalimin e viteve
pėsojnė ndryshime nė planifikim, mėnyrės e ndėrtimit dh pėrdorimin e
materialit ndėrtimor. Kėshtu nė vitet para luftės se dytė botėrore
(periudha 1913 1940), nė bazė tė disa anketave tė bėra e sidomos
asaj mė 1968 nga Enti pėr urbanizim i Nishit, nė vendbanimet e
Preshevės ceket tė ketė pasur 1095 shtėpi me 2419 banesa
(nėnkuptohet familja sh. a.) ku prej tyre 937 objekte me 2136 banesa
ishin nė qytezė, kurse 158 objekte me 286 banesa nė stacionin
hekurudhor.
Nė intervalin kohor
1941 1944 nuk paraqitet pothuaja fare ndėrtimi i shtėpive me
pėrjashtim tė gjashtė objekteve nė qytezė dhe njė objekti nė
stacionin hekurudhor. E njejta situatė me ndėrtim tė stagnuar
supozohet tė ishte dhe nė vendbanime tė tjera tė komunės sė
Preshevės.
Ndėrtimet e
ngrehinave tė banimit individual pėrsėri ishin tė bėra nga materiali
ndėrtimor natyral si: gurėt, drurėt, qerpiēėt dhe qeramidhet
franceze qė njiheshin nga vendasit si qeramide tė frengit ose ato
qeramide tė Selanikut. Ndėrtimet e ngrehinave pėr banim nė viset
malore janė tė kryera nė pėrshtatje tė ambientit hapėsinor.
Karakteristikė nė ndėrtim tė kėtyre ngrehinave janė ndėrtimet e
kullave me material tė fortė ndėrtimor, me gurė tė mėdhenj dhe me
dritare shumė tė vogla e tė siguruara me shufra tė hekurit. |