|
Çështje
të arsimit shqip në Luginën e Preshevës
Arsimi është segment shumë i rëndësishëm
i çdo shoqërie, populli pakice apo etniteti dhe e
drejtë e patjetërsueshme e tyre e lejuar me të
gjitha konventat ndërkombëtare. Arsimi është
çështje komplekse dhe pasi të analizohet nga
të gjitha subjektet arsimore, mund të jepet përgjigje
e kënaqshme dhe e pranueshme.
Shkrimtari nobelist i Hindisë, Rabindranat Tagora në
prozën e tij poetike "Arsimi" ka shkruar: "O
arsim i popullit, hyjnesha më e lartë e të gjitha
besimeve dhe e të gjithë popujve në botë!
O arsim njerëzor, hyjnesha më magjike e botës!
O arsim botëror, ti hyjnesha e gjithësisë, kur
ke për të mundë t'i bashkosh ndër faltoret
e tua të hyjnueshme të gjithë fëmijët
e dheut, t'i ushqesh pa ndarë me nektarin tënd jetëdhënës
e t'i lavrosh mendjet e tyre, t'i ndrisësh me dritën
tënde të gjithëfuqishme dhe zemrat e tyre t'i fisnikosh
me bukurinë tënde engjullore". Këto fjalë
të këtij shkrimtari të madh të letrave botërore
tregojnë qartë rëndësin e arsimit, por edhe
obligojnë për angazhim më të madh në
ngritjen e nivelit të tij. Kush janë ata që më
së shumti ndihmuan të ndriçohet errësira
e mendjes dhe e shpirtit të njeriut, e veçanërisht
e filizave të rinj? Ata janë shumë, njerëz
të të gjitha moshave e gjinive.
Janë nëna, babai, vëllai, motra, arsimtari, edukatori
njerëz të tjerë të njohur e të panjohur,
të gjitha njerëz të mençur si hyjnitë,
punëtorë si bleta, të butë e të argëtueshëm
si flutura.Historia e zhvilimit të arsimit shqip përfshin
tërësinë e veprimtarive dhe arritjeve në fushën
arsimore dhe edukative të popullit shqiptar. Gjatë shekujve
të kaluar shumë breza kanë dhënë kontribut
të çmuar dhe kanë ndikuar në rrjedhat e
qytetërimit shqiptarë. Për të sendërtuar
synimet tona, edhe brezat e sotëm vazhdojnë këtë
mision të diturisë drejtë nivelizimit të ri
historik.
"Njeriu merret me dituri dhe shkencë gjatë gjithë
jetës së tij- ka shkruar Sami Frashëri. Në
fëmijëri i mëson ato, në rini i vë në
zbatim dhe në pleqëri i mëson të tjerët."
Angazhimi permanent në këtë proces të gjatë
dhe shumë kompleks të arsimit, ka bërë që
interesimi për t'i njohur dhe për t'i studiuar hullitë
e arsimit, ka qenë dhe bëhet gjithnjë e më
i madh.
Organet arsimore, entet pedagogjike, institucionet shkollore
dhe universitare, botuesit e librit shkollor në çastet
vendimtare dhe në vazhdimësi, duhet të japin kontributin
e tyre të çmuar, që arsimi në gjuhën
shqipe të mbijetojë dhe në shekullin e në
mileniumin e ri të hapë perspektivën e domosdosë
historike.
Shqytrimi i çështjeve të arsimit është
në funksion të realizimit të vizionit bashkëkohor
të zhvillimit të arsimit, veprimtarive arsimore dhe
edukative. Për këtë arsye çështjet
e integrimeve të sotme dhe të atyre në perspektivë
të arsimit në përgjithësi duhet vështruar
në planin më të gjerë , por edhe të rrjedhave
bashkëkohore të arsimit evropian dhe botëror.
Duke u nisur nga kërkesat e nxënësve për
tekste shkollore dhe duke i marrë ato parasysh, duhet bërë
përpjekje që libri shkollor dhe doracakët për
nxënës dhe arsimtarë dalëngadalë, sipas
mundësive materiale, të kompletohen së pari për
shkollat fillore dhe më voë edhe për nivelet e
tjera të arsimit. Në fazën e përgaditjeve
për vitin e ri shkolor është me interes dhe e domosdoshme
të shqyrtohen çëshjet më akute dhe të
propozohen masat e duhura.
Për këtë qëllim është mirë
që grupet e formuara profesionale, të cilat, pas analizave
dhe vlerësimeve të gjithanshme të planeve dhe të
programeve mësimore, të teksteve shkollore, të
akteve ligjore, të çështjeve të ndryshme
që lidhen me dokumentacionin pedagogjik, pas shqyrtimit të
problemeve aktuale të kuadrit dhe më në fund, pas
analizës së suksesit në veprimtaritë arsimore,
do të jenë në gjendje t'u paraqesin organeve konpetente
dhe subjekteve të iteresuara arsimore vërejtjet, sugjerimet
dhe masat e propozuara. Në këtë mënyrë
do të angazhoheshin më shumë, jo vetëm organet
profesionale, por edhe shumë ekspertë të tjerë
të afirmuar. Edhe dilemat ekzistuese, të shfaqura në
mënyra të ndryshme, duhet të sqarohen në procesin
e punës së përbashkët.
Bashkëpunimi, komunikimi normal në punë, përgjegjësia
e lartë në kryerjen e detyrave, respektimi reciprok
kolegjial, mirëkuptimi, përkushtimi në ushtrimin
e rregullt të funksioneve etj., sot dhe përherë
janë të domosdoshme. Ndërprerja e konflikteve dhe
e mosmarrëveshjeve, eliminimi i përçarjeve, i
grindjeve dhe dukurive të dëmshme dhe negative, është
parakusht themelor për punë normale. Shqyrtimi i çështjeve
me kompetencë dhe në mënyrë të rregullt,
kritika konstruktive dhe e argumentuar, ndërmarrja e masave
adekuate për zgjidhjen e problemeve etj., kanë ndikim
të drejtëpërdrejtë në mbarëvajtjen
e veprimtarisë arsimore dhe më gjerë.
Arsimi në shumë vende të botës ka shënur
nivel shumë të lartë të zhvillimit. Në
aspektin e studimit profesional dhe shkencor të problematikës
arsimore, të zbatimit të metodave të mësimdhënies,
të përdorimit të mjeteve moderne mësimore,
të botimit të teksteve, doracakëve dhe të
literaturës më të gjerë, të pajisjeve
e të teknologjisë bashkëkohore, është
tejkaluar çdo parashikim i dhënë deri në
fund të këtij shekulli që e kemi lënë
pas. Sështë mençuri të merremi me çështjet
e kaluara. Një mendimtarë i madh ka thënë:"
E tanishmja nuk është kurrë caku ynë; e kaluara
dhe e tanishmja janë mjetet tona: vetëm e ardhmja është
synimi ynë."
Autori është anëtarë i Partisë
për Veprim Demokratik (PVD)
|
|