Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Bibliotekaria shqiptare në luginën e Preshevës dhe perspektiva e saj

shkruan: Xhemaledin Salihu, shef i bibliotekës në Preshevë

Histori e biblotekarisë në luginën e Preshevës

Fillet e bibliotekarisë në Preshevë datojnë qysh në shek. XIX, atëherë kur në qytet ekzistonte bibloteka me leximore, në qendër të qytetit. Ajo posedonte fond të paktë librash me disa gazeta dhe revista.

Pas luftës së Dytë Botërore, format e para të përhapjes së librit ishin Libraritë në pronësi shtetërore, ku pos shitjes së librave kryenin edhe përhapjen dhe propagandimin e librit. Ato posedonin libra vetëm në gjuhën serbe.

Gjatë viteve 1946/47 formohen klubet e punëtorëve me grupet e lexuesve, të cilët nxitnin përhapjen e librit dhe leximit. Librat dhe shtypi ishin në gjuhën serbe. Poashtu, gjatë këtyre viteve egzitonin disa biblioteka me dhe pa leximore.

Sipas shënimeve të gjetura, në Preshevë për herë të parë blehet libri shqip në vitin 1984. gjatë viteve 1956-1965, veprimtarinë bibliotekare e karakterizon formimi i bibilotekave personale (familjare), te cilat luanin rolin dhe funksionin e bibilotekave publike. Ato dhanë kontribut të madhë kombëtarë në ngritjen e nivelit arsimor dhe kulturor të popullatës së Preshevës. Më e njohur ishte biblioteka personale e Adem Ahmetit nga Presheva. Kjo periudhë, poashtu karakterizohet me blerjen e librave shqip nga Shtëpia Botuese „Rilindja“. Gjithashtu. Blehen edhe gazetat dhe revistat shqipe.

Në Preshevë, më 1965 themelohet bibloteka publike „Presheva“ e cila më 1966 shëndrrohet në bibliotekë Amë, emërtimi që mban edhe sot. Më 1972 hapen bibilotekat në Rahovicë, Caravajkë, Miratoc dhe Leran, degë të bibliotekës Amë në Preshevë. Më 1975, biblioteka Amë e nënshkroi Kontratën Automatike me SHB „Rilindja“, me të cilën u siguruan të gjitha botimet në gjuhën shqipe që botoheshin në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjetiu. Kjo kontratë u ndërpre ne vitin 1989/90.

Në Bujanoc veprimtaria bibliotekare daton qysh nga vitet 1946/47, kur egzistonin bibliotekat me dhe pa leximore, te cilat posedonin fondin prej 544 librave, 7 revistave dhe 21 gazetave. Në këto bibiloteka punonin dy punëtorë bibliotekarë (librarë) me punë të përhershme dhe me pagesë. Në Tërnoc biblioteka u themelua në vitin 1970. Për historinë e bibliotekarisë në Medvegjë nuk gjetëm shënime, andaj edhe po shkruajmë.

Gjendja e tanishme e bibliotekarisë në Luginën e Preshevës

Në komunën e Preshevës, veprimtarinë bibliotekare e kryejne Bibiloteka Amë në Preshevë, degët e saj në Rahovicë të mesme „Presheva“ në Preshevë, biblioteka e shkollës fillore „15 Nëntori“ në Preshevë, biblioteka e shkollës fillore „22 Dhjetori“ në Corroticë, biblioteka Private „Dhurata“ në Tërnavë, biblioteka islamike ne Preshevë dhe disa biblioteka personale.

Biblioteka Amë në Preshevë që nga viti 1969 punon në kuadër të Universitetit të punëtorëve, ndërsa që nga viti 1981 punon në kuadër të shtëpisë së kulturës, si njësi themelore e saj. Tashti biblioteka posedon lokale ne sipërfaqe prej 150 metra katorë, dhe nuk ka sallë leximi.

Në vitin 1995 u formua Fondi i vendlindjes në bibliotekën Amë të Preshevës, në të cilën fond gjendet material arkivor, publikime të ndryshme dhe literaturë për Preshevë dhe rrethinë të autorëve nga Presheva dhe më gjërë. Detyra e fondit është që të mbledhë gjithë pasurinë arkivore, publicistike, shkrime të dhëna, dokumente mbi Preshevë dhe rrethinë.

Fondi i përgjithshëm bibliotekar i bibliotekës Amë është i përpunuar në mënyrë profesionale sipas Klasifikimit Universal Decimal dhe ka të formuar Skedarin alfabetik sipas autorit dhe ate profesional. Tashti fondi i Përgjithshëm Bibliotekar Amë është 18.500 tituj me 55.100 libra, kryesishtë në gjuhën shqipe, por në fond kemi edhe publikime në gjuhën angleze, bullgare dhe rome.

Fondi librar i të gjitha bibliotekave të Preshevës ëhtë 125.000 libra, para secilit banorë për kokë i bien 3 libra. Biblioteka amë nuk është e ndarë në paralele dhe sektor pune. Fondi librar (beletristika) jipet në shfrytezimin jashtë lokaleve të bibilotekës, ndërsa literatura profesionale nuk jipet në shfrytëzim jashtë lokaleve të bibliotekës. Viteve të fundit biblioteka anëtarëson 1100 deri 1400 lexues. Aty punojnë 5 punëtorë bibliotekarë me kualifikime të duhura.

Biblioteka në Rahovicë posedon fondin prej 10.277 librave në gjuhën shqipe. Aty punon një librar. Biblioteka në Caravajkë posedonte fondin prej 7.417 librave, mirëpo përshkak të moskujdesit më von ky fond u shkatërrua plotësishtë dhe biblioteka pushoi së punuari që nga viti 1986. biblioteka në Miratoc posedon fondin prej 8.378 librave, është e vendosur ne lokalet e shkollës fillore dhe punon 1 bibliotekar. Biblioteka në Leran është e vendosur në lokalet e shkollës fillore dhe ka fondin prej 13.243 librave. Aty punon 1 librar. Biblioteka e shkollës fillore „15 Nëntori“ në Preshevë posedon prej 10.790 librave dhe aty punon 1 arsimtar i gjuhes shqipe dhe letërsisë shqipe.

Biblioteka e shkollës fillore „ 22 dhjetori“ në Corroticë ka fondin prej 2.865 librave dhe ate e udhëheq profesori i gjuhës dhe letërsisë frenge. Bibloteka e shkollave të mesme „Presheva“ ka fondin prej 14.473 librave dhe aty punojnë profesorë. Biblioteka „Dhurata“ në Tërnavë u themelua nga vëllezërit Zylfiu. Ajo posedon fondin prej 3.375 librave dhe në të punojnë mësuesja e shkollës, sepse biblioteka është vendosur në lokalet e shkollës.

Në Medvegjë ekziston biblioteka komunale që sa per formalitet kishte një fond të vogël të librave edhe në gjuhën shqipe, si dhe biblioteka në Banjë të Sijarinës. Pos këtyre ekzistojnë edhe 2 bibiloteka shkollore të furnizuara me libra shqip edhe ate kryesishtë me literaturë, botime të vjetra e lekturë shkollore. Bëhet fjalë për biblioteka shkollore në Tupallë, e cila posedonte një found prej 700-800 librave ne gjuhën shqipe dhe biblioteka e shkollës fillore në Banjë të Sijarinës, e cila kishte fondin prej 3000-4000 librave në gjuhën që për fatin e tyre pas luftës së Kosovës dhe në Luginën e Preshevës nuk dihet.

Të gjitha bibliotekat në Medvegjë kishin fondin prej 7.000 librave në gjuhën shqipe dhe se nuk ishte i punësuar asnjë punëtor shqiptar, ndërsa bibliotekat shkollore i udhëheqnin arsimtarët e shkollave.

(vijon)

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.