| Fillimi
i shkollimit të Shqiptarëve
Fillimet e shkollimit të shqiptarëve, pasi kemi të
bëjmë me pushtimin turk dhe islamizimin e shqiptarëve,
i hasim në fillim të shekullit XIX, kur kemi të
bëjmë me ndërtimin e xhamive, emrimin e hoxhallarëve
të cilët e kryejnë edhe misionin e shkollimit të
popullatës, kuptohet në gjuhën turke, gjegjësisht
arabe, me alfabetin arab.
Sipas dëshmitarëve, në çdo fshat në
të cilin ka pasur xhami dhe imam është organizuar
edhe mësimi fetar, në fillim, vetëm për djem.
Fazë e dytë e shkollimit është shkollimi
fillor që është organizuar nëpër qendra
më të mëdha siç është Presheva.
Në këto shkolla ishin të përfgushirë
nxënësit e shumë vendbanimeve që donin të
shkolloheshin. Mësimin e zhvillonin hoxhallarët më
të njohur. Nga këto shkolla dhe dolën kuadrot më
të njohura fetare të Komunës sonë e më
gjerë.
Hoxhallarët mësimin e zhvillonin nga librat fetarë
të ranguar sipas moshës së nxënësve.
Nxënësit kalonin në mësimet e tjera dhe në
librat e tjera sipas aftësive individuale. Nxënësit
më të mirë i ndihmonin hoxhës në mësime
duke i kontrolluar nxënësit e tjerë që i kishin
filluar mësimet më vonë.
Këta nxënës, të shkolluar në pikëpamje
fetare, kanë qenë dhe bërthamë e parë
e kuadrit arsimor në gjuhën shqipe, pas shkollimit të
tyre në kurset e organizuara pedagogjike.
Kemi cekur se shkollat e para në këtë tërritor
kanë qenë në gjuhën turke-arabe.
Sipas njohurive të deritashme shkolla e parë në
Preshevë është hapur më 1892, e ashtuquajtura
"IPTIDAIE". Mësimi zhvillohej në gjuhën
turke-arabe nga hoxhallarët. Më 1893/94 na kazanë
e Preshevës themelohet institucioni arsimor i quajtur Kuvendi
Arsimor. Për Kryetar të Kuvendit Arsimor zgjedhet Haxhi
Mehmet Efendiu, anëtarë ishin: Ismajl Efendiu, Lutfi
Efendiu dhe Haxhi Hydaverdi Efendiu e procesverbalmbajtës
Mahmut Efendiu.
Kuvendi Arsimor punon në hapjen e shkollës "RUZHDIE",
të shkollave "IPTIDAIE" dhe të paraleleve
parashkollore "SIBIANE".
Në Shkollën Ruzhdie mësimet i vijonin 51 nxënës
me të cilët punonin Hafëz Ismajl Efendiu dhe Mehmet
Efendiu. Në Shkollën Iptidaie mësimet i vijonin
103 nxënës, nga të cilët 32 ishin femra. Me
këta nxënës punonte Hafëz Emin Efendiu.
Në Shkollën Sibiane ishin të përfshirë
41 vijues. Për edukator ishte i angazhuar Ibrahim Efendiu.
Nxënësit që e kryenin Shkollën Ruzhdie mësimet
mund t'i vazhdonin në "MEKTEBAL". Shkolla të
këtilla ekzistonin në Shkup dhe Manastir.
Shkollat turke në Preshevë punuan deri më 7 Tetor
1912, datë që shënon largimin e pushtetit turk.
Medresja në Preshevë e ka vazhduar punën edhe
pas kësaj kohe e edhe gjatë okupacionit bullgar e gjerman
e deri më 1947. Në kohë të fundit medresën
në Preshevë e ka udhëhequr Hafëz Nexhatia.
Disa lëndë në këtë medrese i ka dhënë
Hafëz Alia.
Hafëz Alia (Ali Ahmeti) u lind në Preshevë më
1856 ku edhe vdiq më 1952 . U shkollua nga familjarët
hoxhallarë. Pasi kishte njohuri të gjera dhe poste në
kierarkinë arsimore duhet të ketë pasur arsimim
më të gjerë. Shënime për këtë
nuk kemi. Shërbeu dy herë në Prizren ku qe edhe
drejtor i normales së Prizrenit në gjuhën turke.
Në shërbim qe edhe në Gjakovë. Shërbeu
edhe në Stamboll, ku u gjet edhe fotografia e tij. Përmendet
se pas masakrës së familjes së Jashar Selimit e
konsultojnë për mundsinë e leçitjes së
kësaj familjeje. Marrin përgjigje: “Do të
isha shumë i kënaqur sikur fatin e familjes së
Jasharit ta përjetonte edhe ndonjë djalë imi”.
Hafëz Alia (1856-1952)
Në këtë kohë të fundit medresja ka filluar
edhe në fshatin Geraj që është udhëhequr
nga Mifti Gera.
|