Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Hapet shkolla e parë e muzikës në Komunën e Preshevës

Solemnisht u hap shkolla e parë e muzikës në Komunën e Preshevës. Kush e kupton brendësinë e muzikës do të lirohet nga mjerimi në të cilin vuajnë njerëzit tjerë- ka thënë për rolin e muzikës kompozitori i madh Ludvig Van Betoveni, këto ishin fjalët hyrëse të hapjes së këtijë manifestimi.

Në solemnitetin e sotëm prezantuan kryetari I Qendrës për Arsim Multikulturor,z. Behlul Nasufi, kryetari i Iniciativave Qytetare nga Beogradi, z. Millenko Bereta, përfaqësuesi i pushtetit lokal- resori për kulturë z.Sami Jusufi, përfaqësuesja e UNDP-is dhe përfaqësuesi I Organizatës Joqeveritare Gjurmët. Personalitetet e ftuara, nxënësve dhe profesorëve të shkollës së muzikës ju uruan suksese në punën e mëtutjeshme.

Pjesa e dytë e këtij manifestimi ishte e begatuar me interpretime modeste nga nxënësit e Komunës së Preshevës të cilët e vijojnë shkollën e muzikës në Gjilan.

25.09.2002

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.