Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Lajmërim nga Drejtoria e shkollës fillore " 15 Nëntori"

Drejtoria e Shkollës fillore “15 Nëntori” në Preshevë lajmëron prindërit, fëmijët e të cilëve janë të lindur gjatë vitit kalendarik 1995 dhe prej 1 janarit 1995 deri më 31 dhjetor 1995, nëse nuk i kanë pasur për regjistrim dhe testim në klasën e parë, t’i sjellin pran shkollës fillore “ 15 Nëntori “ në Preshevë prej datës 24 deri më 28 qershorë 2002.

Prindërit me vete duhen të marrin çertifikatën e lindjes. Ky lajmërim vlen vatëm për ata me vendbanim në Preshevë.

Drejtoria e Shkollës fillore “15 Nëntori” në Preshevë lajmëron nxënësit të cilët e kanë kryer klasën e VIII-të që më 23 dhe më 24 qershor përmes kujdestarëve të paraleleve dhe prindërve të paraqiten pranë shkollave amë se në cilën shkollë të mesme dhe drejtim dëshirojnë të regjistrohen.

Formularët duhen të nënshkruhen nga prindi dhe drejtori Amë dhe përbëhen prej 3 kopjeve prej të cilave kopja e parë i dedikohet Ministrisë së Arsimit, kopja e dytë mbetet te nxënësit dhe kopja e tretë në shkollë.

Nxënësit të cilët nuk paraqiten për plotësimin e formularëve do të llogariten si të painteresuar dhe do të mbeten pa u regjistruar në shkollë të mesme.

 

21.06.2002

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.