| Ndërtimi
i disa xhamive dhe mejtepeve
Thamë se jeta arsimore zhvillohej në xhami e për
këto qëllime filluan të ndërtohen edhe mejtepet.
Objekti i parë i fesë islame në komunën e
Preshevës është Xhamia e Vjetër apo Atik Xhamia
e Preshevës u ndërtua më 1678, kurse u rindërtua
më 1804. Xhamia e Re e Preshevës u ndërtua më
1878, kurse u rindërtua më 1983. Xhamia e Vjetër
në Rahovicë gjendet në mes të fshatit, te
Ura, buzë lumit Moravicë, u ndërtua qysh në
vitin 1860/62, kurse u rindërtua në vendin e xhamisë
së Vjetër më 1971/72. Xhamia e Re e Rahovicës
gjendet në anën e majtë të rrugës Preshevë
– Rahovicë – Corroticë, në mes të
Mëhallëve të Durrçajve, Çitakëve
dhe Muhaxhirëve, te Varrezat e Durçajve. Ajo u ndërtua
në vitin 1968. Xhamia e Shoshajës është ndërtuar
më 1966. Xhamia e Corroticës u ndërtua më
1750, kurse u rindërtua më 1967. Xhamia e Raincës
u ndërtua më 1720, kurse u rindërtua më 1992.
Xhamia e Vjetër në Bushtran u ndërtua më 1820,
kurse Xhamia e Re në Bushtran u ndërtua më 1958.
Xhamia e Leranit u ndërtua më vitin 1966, kurse ajo
e Golemidollit u ndërtua më 1968. Xhamian e Bukurocës
gjendet në mes të fshatit dhe është ndërtuar
në vitin 1908, kurse është rindërtuar më
1982.
Xhamia e Vjerër e Gerajve gjendet në mes të fshatit
tek Mëhalla e Epërme, e ndërtuar më 1812 dhe
e rindërtuar më 1983. Xhamia e Re e Gerajve gjendet
në mes të Mëhallës së poshtme, është
ndërtuar në vitin 1983. xhamia e Strezocës u ndërtua
në vitin 1990, kurse u rindërtua në vitin 1965.
Xhamia e Bugarinës është ndërtuar në
vitin 1720. Xhamia e Çukarkës është ndërtuar
më 1800, kurse e rindërtuar në vitin 1971. Xhamia
e Zhunicës është ndërtuar më 1906, kurse
rindërtohet më 1965.
Xhamia e Norçës është ndërtuar më
1720, kurse e rindërtuar më 1998. Xhamia e Vjetër
e Miratocës është e ndërtuar në vitin
1750, kurse e rindërtuar më 1994. Xhamia e Re në
Miratoc është ndërtuar në vitin 1964. Xhamia
e Caravajkës është ndërtuar më 1820,
kurse e rindërtuar më 1997. Xhamia e Ilincës është
ndërtuar më 1928, kurse e rindërtuar në vitin
1997. Xhamia e Garës është e ndërtuar në
vitin 1910, kurse e rindërtuar më 1955. Xhamia në
Tërrnavë është ndërtuar më 1816.
Mejtepi në fshatin e Tërrnavës është
ndërtuar më 1815, ndërtesë në të
cilën është zhvilluar mësimi i gjeneratave
të para në gjuhën shqipe prej vitit shkollor 1945/46.
Sipas raporteve të mësuesve të parë të
shkollave në gjuhën shqipe për vitin shkollor 1945/46
po i japim disa shënime për vitet e ndërtimit të
objekteve shkollore-mejtepeve për të cilat kemi shenime:
Në Norçë objekti shkollor për mejtep është
ndërtuar më 1870, ndërtesë e cila më
1937 renovohet dhe përshtatet për mësim në
gjuhën serbe.
Në Preshevë shkolla është ndërtuar prej
vitit 1906 deri më 1908.
Në Bukuroc shkolla-mejtepi është ndërtuar
në vitin 1908.
Në Raincë shkolla-mejtepi është ndërtuar
para vitit 1912.
|