| Objektet
Shkollore
Cekëm se në komunën e Preshevës nuk kishim
shkolla dhe objekte shkollore.
Me fillimin e punës së shkollave u paraqit nevoja qe
të punohet në objekte më të cilat disponohej.
Objketet e para, në shumicën e rasteve, ishin mejtepët
e xhaminve, xhamitë dhe shtëpitë e braktisura private.
Në këtë vit shkollor mësimi zhvillohet në
30 objekte shkollore. Të gjitha këto objekte janë
të ndërtuara për këto qëllime gjatë
periudhës së cekur shkollore. Duke pasur parasysh shkallën
e zhvillimit ekonomik të komunës, objektet e shkollave
fillore qendrore janë ndërtuar me mjetet solidare të
organeve qe merreshinme çështjen e arsimit në
nivelin republikan. Në këtë drejtim bën përjashtim
objketi i shkollës fillore të Miratocit, që u ndërua
në vitet e fundim për të cilën objket qytetarët
qenë të detyruar t`i sigurojnë mjetet për
punët përfundimtare.
Objektet e tjera shkollore janë ndërtuar, në pjesën
më të madhe me mjete solidare por kanë qenë
prezente edhe pjesëmarrja e qytetarëve.
Shumica e objekteve shkollore u ndërtuan në kohën
e funksionimit të bashkësisë komunale të Arsimit
Fillor në Preshevë.
Haki Sylejmani |