Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Përgaditja e arsimtarit për orën e mësimit

Përgatitja per pune është dokument përfundimtar në procesin e planifikimit. Përpilimi i përgatitjes është punë me përgjegjësi.

Pergatitja e kujdesshme e arsimtarit për orën e mësimit është kusht i rëndesishëm për punë të suksesshme mësimore. Prej planit vjetor arsimtari merr njësinë e ardhëshme mësimore dhe pergatit zhvillimm e saj të cilën ka per ta përpunuar gjatë orës së mësimit.

Pasi të caktohet përmbajtja e njësisë mësimore dhe qëllimi arsimor, arsimtari cakton ëllimin dhe thellësinë e lendës që i duhet në orë të mësimit për ta përpunuar. Se çfarë vëllimi të një njësie mësimore do të merr dhe me çfarë thellësie varet nga mosha e nxënesve dhe karakteri i shkollës.

Arsimtari mbasi t'i ketë caktuar, vellimin e lendës të njësisë mësimore simbas qëllimit arsimor, edukativ dhe funksional të rës se mesimit, zgjedh mjetet e metodat mesimore dhe cakton format e punës dhe strukturen e orës së mësimit.

Shpeshherë nga përdorimi i mjeteve mësimore varet se çfarë metode mësimore e forme te punës do të përdoren në orë të mësimit. Arsimtari mbasi të ketë caktuar përmbajtjen dhe vellimin e njesisë mësimore, si dhe te ketë zgjedhur mjetet mësimore dhe metodat e formës së punës, planifikon strukturen dhe procesin e orës së mësimit. Pergatitja bëhet skenar didaktik i orës.

Së pari planifikon se si në hyrje të orës me lendën e zhvilluar më parë do ta lidhe zhvillimin e njesisë së re të mësimit. Mandej planifikon pjesën kryesore të orës së mësimit. Me ne fund planifikon se si në përfundim do të bëjë përgjithesimin, dmth. rezymen e lendës së zhvilluar dhe si fund do t'u jep nxenesve detyra shtëpiake.

Nxenesi duhet të informohet se çka do të punohet ne çdo orë vijuese.

Arsimtari, ne bazë te elementeve te cekura me larte, fillon ta përgatitjen për orën mësimore
(elaboratin e ores mesimore).

Lenda mesimore______________________________

Klasa dhe paralelja ______________________________

Njësia mesimore ______________________________

Tipi i orës ________________________________________

Detyrat e Orës mësimore

Arsimtari ne kete pjesë të pergatitjes duhet ne mënyrë precize të caktojë ato detyra për të cilat supozon se do ti realizoje ne orën mësimore. Në procesin mësimor është vështirë të përkufizohen detyrat arsimore, funsionale dhe edukative.

Detyrat arsimore

Ne kuader te ketyre detyrave ne menyre precize i verteton njohurite te cilat nxenesi i fiton, ushtron, perserite sistematizon, etj. Detyrat e përgjithsuara nuk munden te realizohen ne nje ore mesimore. P.sh. ne klasën e parë nga gjuha amtare është gabim të formulohen detyrat arsimore "nxenesit ta pervehtesojne ne menyre te drejte shqiptimin e tingujvegrumbuj te tingujve, fjaleve dhe fjalive". Kjo detyrë realizohet gjatë tërë vitit shkollor. Prej këtij formulimi nuk shihet qartë cilin tingull duhet shqiptuar drejtë, cilët grumbuj te titujve, cilat fjalë dhe fjali.

Detyra do te mund te ishin: Përvetesimi i shqiptimit të drejtë të bashkëtingllores "q", fjala në të cilen tingulli "q" gjendet ne fillim, në mes, në fund te fjaleve dhe fjalive ne te cilat bëhet fjale per bashkëtingulloren"q".

Detyrat funksionale

Ne kuadër te ketyre detyrave, arsimtari duhet ne mënyre precize t'i caktoje cilat aftesite nxenesve i zhvillon ne orën mesimore (senzore, praktike, te shprehjes dhe intelektuale).

Ne ndonje ore mesimore, detyre mund te jete ashtu qe detyrat konkrete te zhvillojne te menduarit e nxenesve, ndonje tjetër mund te dominoje ne te mbajturit mend, te shprehurit me goje ose me shkrim, kultivimi i aftësive te shprehjes muzikore ose figurative. P.sh. ne klasën e katërt nga lenda e dituri natyres detyre funksionaie mund te jete "zhvillimi i aftësive te menduarit analitiko sintetik tek nxenesit per përmbajtjen e botes bimore e shtazore dhe kushtezimet e tyrereciproke".

Detyrat edukative

Ne varshmëri nga permbajtja, prej detyrave arsimore dhe funksionale mund te konkretizohen edhe detyrat edukative. Kjo ka te beje me formimin e besimit, qëndrimit, mënyres se sjelljes, te cilësive, te karakterit te personalitetit, pikëpamjet mbi botën, etj. Realizimi i detyrave edukative nuk mund te nënkuptoje etape te veçante te punës mesimore ne orën mesimore. Ato realizohen se bashku me detyrat tjerate ores mesimore.

Format mesimore te punës.

Ne kete pjese te pergatitjes, arsimtari duhet te ceke format mesimore te punës se planifikuar. Mund te parasheh formen frontale ose kete forme e kombinon me punën grupore ose formen individuate te punës mesimore.

Metodat mesimore

Duke pasur parasysh njësine mesimore, përmbajtjen e saj, detyrat e parashtruara, tipin e orës mesimore, moshën, aftesite dhe paranjohurite e nxenesve, arsimtari planifikon edhe metodat mesimore te cilat i shfrytëzon ne orën mesimore.

Mjetet mesimore

Te gjitha mjetet mesimore dhe ndihmese, te cilat arsimtari i zgjedh dhe i planifikom, duhet t'i shkruaj ne pergatitjenditore.

Objekti mesimor

Arsimtari planifikon se ku do la zhvilloje mësimin. Mësimi mund te zhvillohet ne: mesojtore, kabinet, terren sportiv, ne natyre ose ne ndonje objekt tjetër shoqëror.

Korelacioni

Per vuarjen e korelaciomt ne mes te lëndeve mesimore dhe përmbajtjeve mesimore, arsimtari duhet te njohe permbajtjet e lëndeve tjera mesimore. Korelacioni eshte i mundshëm si p.sh. ne mes te mesimit te gjuhës amtare dhe te kultures figurative (nxenesit i ilustrojne tregimet letrare), ne mes gjuhës antare dhe kultures muzikore (nxenesit kendojne këngët e punuara).

Literatura per arsimtare

Arsimtari duhet t'i ceke ato burime te cilat i shfrytëzon me rastin e pergatitjes per ore mesimore.

Literatura per nxënes

Eshtë e nevojshme te ceken ato punime te cilat nxënësi i shfrytezon ne oren mesimore dhe te cilat kur behen detyrat e shtepise.

Parapërgatitja e nxenesve per mesim

Eshte me rendësi qe nxenësit me pare te përgatiten per oren mesimore, e sidomos per oret qe parashihen per zhvillimin e njesise se re mesimore. Nese me para pergatiten nxenesit per mesim, ata do te jene me aktive ne procesin mesimor dhe me lehte i përvehtësojne permbajtjet e reja mesimore.

Ne kuadër te pergatitjes nxenesit duhet te mledhin per oren e ardhshme ndonje objekt per vezhgim ose kur keta duhet te kryejne ndonje vezhgim ose prove, qe duke lexuar ta njohe ndonje lëndë per te cilën do te shpjegohet ne oren e ardhshme, si? ështa rasti ne letersi, etj. Këto aktivitete duhet me pare te planifikohen, e ato iu ipen nxenesve ne kuader te detyrave shtëpiake.

Artikulimi i orës mësimore

Në këte pjesë planifikone te gjitha fazat e ores mesimore.

Hyrja ne ore te mesimit

Kjo faze pune ka rol te pergatise nxenesit per zhvillimin e sukseshem te njesise mesimore. Thelbi i pergatitjes qëndron ne ate qe lënda e re te lidhet me lendën e zhvilluar me pare dhe me njohurite e njësive qe jane ne lidhje me njesine mesimore (sepse lenda e re mund te kuptohet dhe te përvehtesohet vetëm me ane te njohurive, shkathtësive e shprehive te fituara) sepse tek nxenesit me motivacion te pershtatshëm krijohet disponimi per pune.

Nuk është e mjaftueshme te shkruhet "persëritja e njesise se mepareshme" ose "Kontrollimi i detyrave shtepiake". Kjo pjese e planit nuk nënkupton vetëm se cka punon, por si te punohet me nxenesit. Prandaj duhet te caktohet përmbajtja, menyra dhe e curia e punes ne kete pjese te orës.

Hyrja e njesise mesimore mund te behet ne shume menyra dhe me etapa te shumta te punes. Nese lënda e re mbështetet ne ate te ores se kaluar, atëhere me ane te disa pyetjeve përseritet tër ajo çka ështe me rendesi ne mesimin e kaluar, e mbasi te lidhet kjo me njesine e re mesimore paraqitet tema e njesise se re.

Me rastin e te mesuarit te shkathtesive, ne hyrje kontrollohen nxenesit se a i kane pervehtesuar disa shprehi e shkathtësi si qe kane te luajne rol te rendesishem ne te mesuarit e shkathtesive te reja. Ne shkoll fillore, kur mësohen fëmijte ta shkruajne germën e re, te kontrollohen si e mbajne lapsin dhe fletoren, si i shkruajne germat e mësuara me pare dhe elementet per germen e re etj. Ora mund te filloje edhe me paraqitjen e ndonje fotografie ose te ndonje objekti, qe do te ishin te pershtatshme per hyrje te nejsise mësimore.

Hyrja rendomte behet ne forme te dialogut me tere klasën . Kjo bisede nuk duhet te jete shume e gjate per te mos humbur shume kohë që nevoitet per zhvillimin e lendës se re dhe qe vemendja e nxenesit te mos largohet prej çështjeskryesore.

Pjesa kryesore e ores

Ne kete pjese te ores mesimore arsimtari me nxenesit zhvillon lenden e re. Prandaj, kjo e ores zgjate me se shumti, e gjatesia varet nga madhesia e njesise mesimore dhe nga mosha e nxenesve. Ne kete faze duhet te caktohet permbajtja, menyra dhe ecuria e punes.

Ne kete pjese te pergatitjes duhet qarte te shihet puna e arsimtarit dhe e nxenesve, permbajtja, bashkerenditja e realizimit, perdorimi i metodave, mjeteve dhe formave mesimore.Gjate zhvillimit të njesise mesimore, me te cilen nxenesit fitojne njohuri, lënda mund te paraqitet pa kurrëfare nderprerjesh ne terësi, e mandej behet kontrollimi i njohurive. E njëjta lënde mund te ndahet ne dy pjese me lemi me te vogla logjike, prandaj zhvillohet secila pjese vecmas, e mbas seciles pjese behet kontrollimi i lendës se zhvilluar. Kjo behet kur njesite mesimore jane me te medha dhe me te veshtira (ne lenden e fizikes, kimise, gjeografise, etj.).

Lënda me permbajtje artistike (prrallat, vjershat, tregime kafshësh, etj.) nuk duhet te ndahet ne pjese, sepse ajo tek nxenesit ndikon me teresi te pershtypjes artistike, ndersa ajo humb nese lënda zhvillohet pjese pjese. Nuk duhet te ndahet as lënda me permbajtje tronditëse dhe interesante, sic eshte rasti, per shembull, kur paraqitet ndonje ngjarje historike. Poashtu nuk duhet te ndahet ajo lende qe me rastin e përshkrimit duhet ta paraqet pamjen e tanishme, e as lënda qe nuk mund te kuptohet derisa te mos kryhet teresia.

Perfundimi i ores

Kjo pjese e ores mesimore varet prej përmbajtjes se njesise mesimore, tipit te orës mesimore, detyrave dhe prej organizimit te tërësishem te pjeses hyrëse dhe kryesore te orës mesimore.

Mbasi te jete zhvilluar lënda e re dhe te kontrollohet se si e kane kupluar nxenesit, atehere kah fundi i ores se mesimit behet përfundimi i punes. Ky perfundim ështe i ndryshëm ne lemi te ndryshme mesimore. Tek te gjitha njesite mesimore nxenesit duhet te shohin rezultatet e punes dhe përpjekjet qe jane bëre.


 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.