Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

PROBLEMET AKTUALE NE SFEREN E ARSIMIT

- Fjala hyrese e Riza Halimit, kryetar i Komunes, ne seancen e katert te Kuvendit te Komunes se Presheves

Ne sferen e arsimit jane grumbulluar probleme te medha dhe te ndieshme qe drejtpersedrejti shprehen ne te gjitha sferat tjera te jetes.

Dihet se shqiptaret ne territorin e komunave te Presheves, Bujanocit dhe te Medvegjes jane kyqur shumne vone ne sistemin e arsuimit fillor edhe ate pas luftes se dyte boterore. Paralelet e shkolles se mesme ne komunen e Presheves jane hapur me 1961, ndersa ne Bujanoc 10 vite me vone e ne Medvegje shqiptaret nuk kane mundur kurr ta vijojne shkollen e mesme te plote ne gjuhen shqipe.

Degradimi i sistemit te arsimit ne gjuhen shqipe ne ket rajon fillon prej vitit shkollor 1983/84, kur me vendimin e pushtetit arsimor ne Serbi eshte ndaluar perdorimi i teksteve dhe doracakeve te botuar ne Prishtine, e njeherit ne menyre eksperimentale jane imponuar programet mesimore te bazave unike, te cilat nuk i ka pranuar asnje mjedis tjeter ne ish Jugosllavine, e me te cilat nga programet mesimore jane eliminuar permbajetjet e kultures dhe te
historise shqiptare.

Prej ketij viti shkollor ne kete rajon, te gjitha shkollat ne gjuhen shqipe kane punuar pa tekste dhe doracake me teper se dhjete vite. E kur kah mesi i viteve te 90-ta nje pjese e teksteve dhe te doracakeve nga mesimi serbe jane perkthyer ne gjuhen shqipe kjo eshte bere shume keq dhe me gabime shume serioze materiale gje qe shpesh ka pasur per pasoje qe tekstet e ketilla kane qene praktikisht te paperdorura.

Prej vitit shkollor 1998/99 tekstet e perkthyera me nuk jane shtypur, prandaj mun te thuhet se mesimi ne gjuhen shqipe perseri kryesisht eshte zhvilluar pa tekste dhe me fotokopje te teksteve te caktuara, te cilat ne menyre te paautorizuar jane shitur ne librari.

Gati dy decenje, Ministria e Aarsimit e Republikes se Serbise. Pas ndalimit te teksteve te shtypura ne Prishtine nuk ka mundur te siguroje tekste dhe doracake adekuat per shkollat ne gjuhen shqipe.

Paralel me kete problematike, ne kete periudhe nuk ka egzistuar klima e nevojshme e cila do te mundesonte kyqjen me serioze ne nderrimet dhe plotesimet e programeve mesimore qe shqiptareve ne kete rajon tu mundesonin qe ne shkoola te mesojne historine dhe kulturen e tyre.

Me decentralizimin e deritashem jashtezakonisht te madh, shqiptareve te ketij rajoni gjate dy dekadave te kaluara ju eshte mohuar e drejta qe te vendosin per ceshjet e qeverisies e shkollave te tyre.

Deri ne miratimin e Ligjit per nderrimet dhe plotesimet e ligjit per shkollen fillore dhe te mesme ne maj te ketij viti, Qeveria e republikes se Serbise nuk i ka pranuar propozimet per keshillat e shkollave filore dhe te mesme, prandaj ne komunen tone ende jane ne fuqi keshillat e emeruar ne menyre arbitare para 6
viteve e me dispozitat e ligjit te ri per shkollen fillore dhe te mesme praktikisht situata nuk eshte nderrura me esence, sepse prape eshte shume veshtire qe perfaqsuesit e qytetareve ne vetadministrimin lokal dhe te perfaqsuesve te prinderve te ndikojne ne permiresimin e punes ne shkolla.

Me dispozitat e ligjit te permendur prape iu eshte lene ministrite ta jep fjalen perfundimtare per emerimin e drejtorave.

Ndersa ndikimi i Kuvnedit te komunes nepermjet vendimit per emerimin e anetareve te keshillave te shkollave, ne mse te madhe eshte reduktuar me zgjidhjen qe prpozimet ne emer te vetadministrimit lokal per shkolat e mesme ti paraqiten Ministrise se Arsimit, e propozmi per nje te treten e anetareve te keshillave te shkollave ne emer te prinderve ju eshte lene manipulimeve direkte te derjtorive te shkollave e qe kjo ne praktike tregohet te mos realizohet ndikimi i parapare i prinderve ne punen e shkollave.

Mu per kete, edhe pas pese muajve nga miratimi i Ligjit per nderrimet dhe plotesimet e ligjit per shkollen e mesme dhe filore ne komunen e Presheves nuk kemi mundur ti emerojme keshillate shkollave, epse shumica e shkollave nuk e ka respektuar nenin 32 te Ligjit te nderrimevee plotesimeve te ligjit per shkollat filore dhe nenin 30 te Ligjit per nderrimin dhe plotesimin e ligjit per shkollen e mesme, sipas te cilave shkollat kane qene te obligueshem qe ne afat prej nje muaj pas miratimit te ketare ligjeve te zgjedhin keshilate prinderve ne vend te kesaj, shumica e shkollave i kane ruajtur keshillate mepareshme te prinderve, te cilat nuk jane zgjedhur ne frymen e nenit 26 te ligjit per shkollat fillore dhe te nenit 21 per shkollat e mesme.

Per mungesen e cfaredo ndikimi te vetadnministrimit lokal ne politiken arsimore te komunes se Presheve me se miri flet edhe nderrimi qe eshte bere ne Gjimnazin e Presheves gjate vitit te kaluar, kur pa kurrfare diskutimi publik dhe pa pelqimin e organeve te vetadministrimit lokal, ne vend te dy drejtimeve te deriatehereshme te drejtimit natyror-matematikor dhe te atij shoqeror -gjuhesor eshte vuar vetem drejtimi i pergjithshem!

Ne kete menyre ne shumicen e shkollave te komunes se Presheves eshte ruajtur gjendja shume e keqe e kruijuar gjate periudhes se centralizmit te ashper, kur kryesisht, ne mase te madhe ne shkolla disiplina e punes dhe niveli i procesit arsimor-edukues ka arritur piken me te ulet te mundeshme. Konsideroj se kjo gjendje eshte e padurueshme dhe nese nuk ndermerren masa konkrete problemet arsimore mundet te shnderrohen n[ probleme shume serioze politike.

Ne gjendjen shume te rende aktuale te shkollave krahas shkaqeve te permendura deri me tani do ti prezentoje edhe keto:

- pasojat e mospranimit e diplomave te Universitetit te Prishtines ne dhjete vitet e kaluara,

- mungesa e aktiviteteve investive nga ana e Ministrise se Arsimit,

- mungesa e kabineteve dhe mos pajisja me veglat mesimore, si dhe

- gjendja e rende akute materiale e punetoreve te arsimit.

Ne dy vitet e fundit me ndihmen e donacioneve nderkombetare dhe te Trupit Koordinues te Qeverise Federative Republikane po zhvillohen aktivitete shume te rendesishme investive, me te cilat po renovohen objktet shkollore, e ne disa
vendbanime po ndertohen shkolla te reja.

Ne komunen e Presheves eshte mese e domosdoshme qe sa me pare te behen nderrime ne rrjetin shkollor e cila eshte po ashtu ne kompetencen e Ministrise se Arsimit.

Rrjeti egzistues eshte mjaft i tejkaluar dhe shpesh situata ne teren nuka perputhet me rrjetin zyrtare te shkollave fillore. Me teper se dhjete vite nxenesit e fshatit Cukarke, prej klases se V-VIII-te ne vend te Shkolles qendrore ne Leran mesimet i vijojne ne shkollen "15 nentori" ne Presheve, e problemi eshte i nejte edhe me nje pjese te nxenesve te Bukuroces ne vend qe te shkojne ne Corrotice mesimet i vijojne ne Presheve.

Me zgjerimin e kapaciteteve shkollore ne Terrnave, Zhunice, Bukuroc e edhe ne Stacioni Hekurudhore, eshte e mundeshme qe te vazhdohet shkollimi deri ne klasen e tete, cka do te nderprente udhetimin e nxenesve dhe do ta lehtesonte dicka shkollen qendrore ne Presheve, e cila ka mbi 2.300 nxenes.

Ne sferen e shkollimit te mesem, per profilet qe nuk ekzistojne ne rajonin tone, e keto jane parasegjithash shkollat profesionale ne sferen e mbrojtjes shendetesore e sidomos ne sferen e shkollimit superior paraqiten probleme deri tani te pazgjidhura.

Per shkak te momenteve gjuhesore, kulturore, ekonomike, por edhe pershkak te momenteve politike dhe te sigurise, shumica e te rinjeve tane deri me tani studimet i kane kryer ne Prishtine, e ne kohen e fundit edhe ne Tirane, Shkup dhe Sofje.

Pas zgjidhjes se problemit me pranimin e diplomave te fituara ne Kosove, si problem i rendesishem paraqitet nostrifikimi dhe ekuivalenca e diplomave te universiteteve te shteteve te tjera. Gjithashtu eshte problem shume me rendesi i krijuar ne dhjete vitet e fundit, kur nxenesit dhe studentet e ketij rajoni qe kane mesuar dhe studiuar ne territorin e Kosoves, nuk kane mundur te realizojne te drejtat ne sferen e standartit te nxenesve dhe studenteve, rrespektivishte nuk kane mundur te konkurojne per kredi dhe bursa.

Edhe me akut paraqitet problemi qe ne kohen e fundit deri me tani vetem ne Maqedoni dhe Kroaci, e po paraljmerohet edhe ne Kosove, e ka te beje me obligimin e pageses se shkollimit, gje qe studentet e ketij rajoni i sjell ne situate shum te rende dhe te palakmushme.

Te gjitha keto probleme hapin nje teme shum te rendesishme, ne kuader te se ciles duhet te shikohet mundesia e krijimit te kushteve per hapjen e institucioneve te larta shkollore ne gjuhen shqipe ne rajonin tone.

Mirepo, para kesaj duhet ne menyre urgjnte qe ne frymen e ligjit per veteadministrimin lokla, te ligjit per mbrojtjen e pakicave kombetare dhe te ligjit per nderrimet dhe plotesimet e ligjit per shkollen e mesme dhe fillore te mundesohet themelimi i institucioneve, te cilat do te merresshin me problematiken e programeve, teksteve dhe doracakeve mesimor, si dhe me mbikqyrjen pedakogjike te punes se shkollave fillore dhe te mesme, cka eshte parakusht themelor per nderrime me kualitative ne sferen e shkollimit fillor dhe te mesem dhe per zgjidhjen me te shpejte te numrit me te madhe te problemeve aktuale.


 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.