Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Mësimdhënësit e Komunës së Preshevës mbajtën seminarin me temën "Shkollat e gjelbërta"

Mësimdhënësit e Komunës së Preshevës sot mbajtën një seminar në lokalet e Shtëpisë së Kulturës” Abdulla Krashnica “ në Preshevë me temën “Shkollat e gjelbërta”.

Realizimin e këtij seminari e bënë Aleanca për Shfrytëzimin Rajonal të Energjisë kurse investitor ishte organizata joqeveritare CHF international.

Liman Kadriu këshilltarë pranë organizatës CHF na njoftoi se ky program ka filluar në vitin 2001 në Serbi.

Deri tash në këtë program janë kyçur 100 mijë nxënës. Seminari u dedikohet klasës së parë dhe të katërt të shkollës fillore.

Rëndësia e këtij seminari është njohja e arsimtarëve me këtë projekt dhe mënyra e realizimit të jetë më e sukseshsme.

Shkollat që kanë aplikuar këtë program kanë bërë ndryshimin e sjelljeve të fëmijëve në ruajtjen e ambientit. Për herë të parë ky program është aplikuar në Amerikë dhe është quajtur projekt pilot ku ka dhënë rezultate të lakmueshme.

17.10.2002

 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.