Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Shkollat e mesme

Në vitin shkollor 1947/48 në Preshevë, hapet shkolla Profesionale për nxënesit në industri dhe Zanate me 18 nxënës. Mësimi është zhvilluar në gjuhën serbe. Punohej në ndërtesen e Kuvendit komunal të Preshevës. Në vitin shkollor 1950/51 kjo shkollë shnëndrrohet në shkollë të nxënësve në Ekonomi dhe kalon në objektin e Kooperativës Bujqësore dhe ishin të regjistruar vetëm 5 nxënës. Në vitin 1971/72 integrohet në shkollën e mesme teknike në Qendrën shkollore. Në këtë vit shkollor kishte 25 nxënës. Në vitin shkollor 1974/75 bëhet integrimi me Gjimnazin dhe funksionon si Qendër Arsimore. Në objektin e ri shkollor ka kaluar në vitin 1976/77.

Gjimnazi filloi të punojë në vitin shkollor 1961/62 me dy paralele me mësim në gjuhën shqipe, me 79 nxënës nga të cilët 11 ishin femra. Ishte paralele e ndarë e Gjimnazit “Bora Stankoviq” e Vranjës. Mësimi zhvillohej në objektin e kuvendit komunal të Preshevës. Arsimtarët e parë ishin: Mehmet Jusufi, Adem Ahmeti, Hulusi Ibrahimi, dhe Xhemal Ramadani. Në vitin shkollor 1977/78 kalon në objektin e ri shkollor ku mësimi zhvillohet edhe sot e gjithë ditën.

Në vitin shkollor 1964/65 Gjimnazi pavarësohet dhe merr emrin “Socializmi” e në vitin shkollor 1967/68 merr emrin “Skënderbeu” të cilin e mban deri në vitin 1989, kur pa pëlqimin e punëtorve arsimorë shqiptarë i ndërrohet emri dhe emërtohet “25 maji”

Në vitin shkollor 1990/91 themelohet dy shkolla të mesme, që punojnë nën një kulm: Gjimnazi “25 maji” dhe shkolla e mesme teknike “Presheva”.

Në vitin shkollor 1968/69 fillon punën Shkolla e mesme Teknike, si paralele e ndarë e shkolles së mesme Teknike “Gumoplastika” e Bujanocit, me 67 nxënës pa asnjë femër.

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.