| Hapet
shkolla në fshatin Ranatoc
Kryeshefi i Drejtoratit për Financa dhe Ekonomi në
Komunën e Preshevës zoti Fadil Azizi, deklaroi se dje
në fshatin Ranatoc është bërë solemnisht
përurimi i ndërtesës së re të shkollës
fillore 4 klasëshe, e cila vepron në kuadër të
shkollës qendrore Migjeni në Caravajkë.
Në përurimin e këtij objekti shkollor morrën
pjesë udhëheqësit më të lartë të
strukturave komunale.
Investitor i këtij projekti është Buxheti Komunal
me shumë prej 2 milion e 253mij dinarë. Këtë
shkollë deri në temel e patën djegur forcat ushtarake
policore serbe gjatë luftimeve të vitit 1999.
Udhëheqësit komunal i vizituan edhe shtëpitë
që janë duke u ndërtuar nga Buxheti Komunal për
familjet e varfura dhe me kushte të vështira ekonomike
të dëmtuara nga tërmeti që goditi këtë
vit territorin tonë.
15.10.2002
|