Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Shkollat në gjuhën shqipe


Në kushtet dhe rrethanat (lexo: Trashëgimia shkollore) për një popullatë gati plotësishtë analfabete e shumë të etur për dije e shkollim, filluan të hapen shkollat me mesim në gjuhen shqipe, duke organizuar edhe solemnitete rasti.

Pas luftës së dytë botërore, përkatësishtë më 7 shkurt 1945, në Preshevë para ndërtesës “Vila Letefet” ku dhe për herë të parë në historinë e kombit shqiptarë të kësaj treve, filloi mësimi në gjuhen amtare shqipe, u organizua solemnitet, ku të pranishmëve u foli Abdulla Krashnica, sekretar i komitetit te rrethit të Preshevës. Midis mësuesve të parë të kësaj shkolle ishin: Hilmi Qerimi, Demirali Ibrahimi, Abdulla Ukshini, Dilaver Osmani, Lutfi Ahmeti, Isa Selimi, Kadrije Kelmendi etj. Nxënesve të kësaj gjenerate, në mungesë të dokumentacionit, u kujtohen 28 nxënes, nga të cilët 7 ishin femra.

Në Raincë shkolla fillore nisi punën më 14 shkurt 1945. mësues i parë ishte Fehmi Salihu nga Përlepnica e Gjilanit.

Në Tërnavë sipas vendimit të emrimit të Emin Ramadanit për mësues, mësimi ka filluar më 1 korrik 1945, me 17 nxënes, pa asnje femër, në ndërtesën e minierës së Tërnavës. Këtë nxënes nuk kanë kryer klasë në këtë vit shkollor.

Pasi në vitin shkollor 1948-1949, në klasën e parë të gjimnazit të ulët, përkatësishtë të klasës së pestë fillore, kemi pasur nxënes nga: Presheva, Rahovica, Rainca, Miratoca, Letovica, Nasalca e Sllupçani që jep të kuptojnë se nëpër këto fshatra këto shkolla shqipe ishin hapur në gjysmën e parë të vitit 1945.

Në Norçë shkolla ka filluar të punojë në vitin shkollor 1945/56. Mësues i parë ishte Ibrahim Esadi. Dokumentacioni shkollor mungon dhe nuk dihet nurmi i nxënesve dhe emrat e tyre.

Në Zhunicë, shkolla ka filluar të punojë në vitin shkollor 1945/46. Mësues i parë ishte Shukri Shaqiri. Edhe këtu mungon dokumentacioni.

Në Kurbali mësimi ka filluar në vitin shkollor 1950/51 me 40 nxënes. Mësues i parë ishte Hevzi Salihu.

Në Stacionin Hekurudhor shkolla më mësim në gjuhen shqipe ka filluar të punojë në vitin shkollor 1981/82. Mësuesja e parë ishte Alije Gollomehu.

Në Corroticë mësimi ka filluar në vitin shkollor 1945/46. Mësuesi i parë ishte Shukri Rahimi.

Te Gerajt mësimi ka filluar në vitn shkollor 1945/46 me 11 nxënes. Mësuesi i parë ishte Dilaver Halili.

Në Bushtran mësimi ka filluar në vitin shkollor 1950/51 me 9 nxënës. Mësues i parë ishte Zijush Shabani.

Në Strezoc mësimi ka filluar në vitin shkollor 1950/51, me 9 nxënës. Në vitin e parë dhe të dytë shkollorë mësuesit nuk dihen, ndërsa në vitin e tretë është Ramiz Duraku.

Në Leran mësimi në gjuhen shqipe ka filluar më 1964/65 me 25 nxënës. Mësuesi i parë ka qenë Abdurrahman Sahiti.

Në çukarkë mësimi ka filluar ( në gjuhen shqipe) në vitin shkollor 1965/66 me 14 nxënës. Mësuesi i parë ka qenë Isa Ahmeti.

Në Caravajkë mësimi ka filluar në vitin shkollor 1947/48 me 58 nxënës. Mësues i parë ka qenë Musa Alifeta.

Në Buhiç shkolla ka filluar të punojë në vitin shkollor 1947/48 me 38 nxënës. Mësuesi i parë ishte Durak Shaqiri.

Në Ilincë mësimi ka filluar në vitin shkollor 1949-1950 më 10 nxënës. Mësuesi i parë ishte Xhemal Ramadani.

Në Maxhere mësimi ka filluar në vitin shkollor 1949/50 me 33 nxënës. Mësuesi i parë ka qenë Sadri Ymeri.

Në Sefer mësimi ka filluar në vitin shkollor 1951/52 me 20 nxënës. Mësuesi i parë ka qenë Idriz Nuhiu.

Në Peçenë mësimi ka filluar në vitin shkollor 1955/56 me 7 nxënës. Mësuesi i parë ka qenë Malushi ....

Në Ranatoc mësimi ka filluar në vitin shkollor 1959/60 me 7 nxënës. Mësuesi i parë ka qenë Adem Berisha, e zevendësoi Ruzhdi Selimi.

Për fillimin e punës në shkollat e tjera mungojnë të dhënat.

Ndërsa në komunën e Preshevës mësimi në klasët e larta të fillores ka filluar më 1948/49. Në këtë vit shkollor ka qenë të përfshirë 52 nxënës.

Pasi ka qenë e vetmja shkollë në gjuhen shqipe i ka përfshirë nxënësit e të gjitha vendbanimeve të komunës së Preshevës dhe të Bujanocit. Nga numri i përgjithshëm i nxënësve 6 kanë qenë femra. Të gjitha lëndët mësimore në gjuhen shqipe i ka dhënë Fehmi Salihu, e lëndët serbe ...Rashkoviqi.

Në vitin shkollor 1953/54 fillon punën klasa e pestë e tetëvjeçares në Miratoc. Klasën e katërt të vitin paraprak shkollor e kanë kryer 72 nxënës. Klasën e tetë nga kjo gjeneratë e kanë kryer 32 nxënës.

Në Raincë klasat e larta të fillorës kanë filluar të punojnë në vitin shkollor 1953/54 me 87 nxënës, prej të cilëve 24 kanë qenë femra. Në këtë fshat mësime në klasët e larta i kanë vijuar nxënësit e Corroticës, Bërçecit, Garës, Vërbanit, Letovicës, Nasalcës, Samolicës, dhe Bilaçit. Drejtor i kësaj shkolle ka qenë Zaqir Jakupi.

Në Caravajkë klasa e pestë ka filluar të punojë në vitin shkollor 1953/54. Mësimdhënës kanë qenë Isa Selimi dhe Miodrag Stojkoviq.

Në Strezoc klasa e pestë ka filluar punën në vitin shkollor....Klasën e tetë e kanë kryer 14 nxënës të kësaj gjenerate. Mësimet në këtë shkollë i kanë vijuar nxënësit nga: Lerani, Bushtrani, Gerajt dhe Strezoci.

Në Rohovicë klasa e pestë ka filluar të punojë në vitin shkollor 1952/53. Kjo shkollë ka qenë paralele e ndarë e Preshevës deri ne prill të vitit 1967, kur nga e njejta pavarësohet.

Në Corroticë klasa e pestë ka filluar të punojë në vitin shkollor 1967/68. Kjo shkollë si paralele e ndarë e shkollës së Raincës punoi deri në vitin shkollor 1984/85, kur fitoi pavarësinë.


 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.