Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

U ndanë shpërblimet për garat komunale nga gjuha shqipe dhe arti figurativ

Solemnisht u bë ndarja e shpërblimeve të nxënësve për garat nga gjuha shqipe, zgjedhja e eseut më të mirë ku morën pjesë nxënësit e cikleve të larta të katër shkollave fillore të Komunës së Preshevës dhe nga lënda e artit figurativ, zgjedhja e punimit më të mirë të nxënësve të ciklit të ult.

Në këtë manifestim të pranishëm ishin koordinatori i Organizatës së UNDP-is për Jug të Serbisë z. Piter Simkin, përfaqësuesi i Trupit Kordinues z. Millan Subotiq, anëtarët e UNDP-is, gazetarë nga mediat e ndryshme dhe një numër i konsiderueshëm i nxënësve shqiptarë dhe serbë.

Shpërblimet iu ndanë tre nxënësve për punim të hartimit më të mirë. Vendi i parë iu nda Fatlinda Mehmetit, nxënëse e Shkollës Fillore 22 Dhjetori nga fshati Corroticë, vendi i dytë i takoi nxënëses Sonja Ristiq përfaqësuese e Shkollës Fillore Vuk Karaxhiq dhe për vendin e tretë u shpërblye Luljeta Salihu, nxënëse e Shkollës Fillore 15 Nëntori në Preshevë.

Fitues për punime më të mira nga lëmia e artit figurativ u shpallën Minire Mehmeti, nxënëse e Shkollës Fillore Abdulla Krashnica nga fshati Miratoc, një nxënës i shkollës fillore Vuk Karaxhiq dhe Skofiar Kamberi, nxënës i Shkollës Fillore 15 Nëntori në Preshevë.

18.10.2002

 

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.