Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 

Trashëgimia shkollore


Fillimi i vitit 1945 Preshevën dhe fshatrat e saj i gjeti pa okupatorët e jashtëm, ekonomikisht krejtësishtë të shkatrruar, në pikëpamje intelektuale pa asnjë të shkolluar në gjuhën amtare shqipe në vendlindje, pa objekte shkollore dhe pa punëtorë arsimorë me mësim në gjuhën shqipe.

Ajo me të cilën dispononim ishin disa ndërtesa të mejtepeve të xhamive, shumë pak objekte shkollore ku mësimi ishte zhvilluar në gjuhën serbe e ku ishin përfshirë rreth 150 nxënës shqiptarë. Kishim shumë pak të arsimuar që dinin të lexonin dhe të shkruanin me alfabetin arab ose cirilik, të mësuar nga hoxhallarët ose “dallaskët”.

Mësimi nëpër mejtepe në gjuhen arabe, me alfabetin arab dhe me ato pak shkolla në gjuhën serbe, me alfabetin cirilik, kishin për qëllim afirmimin e këtyre gjuheve dhe alfabeteve në dëm të gjuhes shqipe dhe të kombit shqiptar. U kujtohen vijuesve të këtyre shkollave porositë e mësimdhënësve të tyre se “Nuk guxojnë të flasin në gjuhën shqipe, madje as në rrugë as në shtëpi”.

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.