|

Bruce Willis ka lindur nė
Gjermani me 19 mars 1955. Familja e tij u shpėrngul nė New
Jersey kur Brus ishte dy vjeē. Ishte rritur nė njė familje
puntore dhe interesimi i tij u shfaq kur filloi studimet. Pasi
ndėrpreu studimet dhe me dėshirė pėr tė krijuar njė karierė
artistike ai shkoi nė New York, ku fitoi disa role tė vogla
kryesisht nė role teatrale. Atė kohė ai punonte edhe si kamarier
pėr tė fituar pėr mbijetesė. Ai paraqitej edhe si kaskader nė
disa filma.
Roli i tij i parė serioz ishte nė serialin “Moonlighting”. Ajo i
ka sjellė katėr vite karierė tė suksesshme (1985-1989) dhe merr
ēmimin Emy pėr aktorin mė tė mirė serial. Sukses tė madh nė
Hollywood i ka sjellė filmi “Die Hard” duke hyrė nė grupin e
heronjėve aksion tė Hollywoodit si Sylvester Stallone dhe Arnold
Schwarzenegger.
Edhe pse suksese mė tė mėdha ka pasur me filmar aksion, ai ka
luajtur edhe nė shumė filma tė tjerė. Ai nė Hollywood statutin A
e ka ruajtur me filmat: “Pulp Fiction”, “Ngjyra e natės”, “12
majmunat”, “Armagedon”, “Elementi i pestė” etj. Ėshtė paraqitur
nė tre seriale tė “Friends”.
Me miqėt e tij, Silvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger ka
krijuar zinxhirin e resotraneve Planet Hollywood nė tė cilat ka
marrė pjesė me grupin e tij “Accelerators”. Nė fund tė shekullit
tė kaluar ky zinxhir restoranesh ka bankrotuar.
Bruce Willis deri nė vitin 2000 ka qenė i martuar me aktoren
Demi Mur. Ata janė ndarė pas dhjetė vite martesė. Kanė tri vajza,
dhe pas ndarjes ata jetojnė shumė afėr njėri tjetrit.

© presheva.com |
|