|

Mike
Tyson (Michael Gerrard Tyson) ėshtė i lindur mė 30
qershor 1966 nė New York. Babi i tij u largua nga shtėpia kur Mike
ishte vetėm 2 vjeēar. Si fėmijė ishte nė shoqėri me bandat e
rrugėve, shumė herė ka pasur probleme me ligjin. Nė moshėn 12
vjeēare u arrestua pasi kishte marrur pjesė nė njė vjedhje tė
armatosur dhe ishte dėrguar nė njė shtėpi pėrmirėsuese nė arfėrsi
tė New York-ut.
Nga shtėpia pėrmirėsuese u lėshua nė moshen 14 vjeēare dhe u kthye
pėrsėri nė shkollė. Profesori i edukatės fizike i vėrejti
aftėsistė e Mike-ut dhe e dėrgoi atė te treneri legjendarė Kus
Damato. Nėna i vdiq deri sa ai ishte 16 vjeēarė. Dhe Damato bėhet
mbikqyrėsi i tij. Tyson pėrsėri u gjend nė njė shtėpi pėrmirėsuese
nė vitin 1983 pasi e kishte dhunuar njė vajzė 12 vjeēare.
Duke pasur parasysh sukseset e tij si amator ai nė vitin 1984
provon qė tė futet nė ekipin olimpik tė Amerikės, por nuk ka
sukses. Po nė kėtė vit edhe fillon kariera profesionale e Mike
Tyson-it. Nė vitin 1985 pėr herė tė parė Mike Tyson bokson nė njė
ring profesional. Nė vitin e parė tė tij si bokser profesional
fiton 15 lufta pa asnjė humbje. Shumė kritikė tė boksit thonin se
Damato kishte formuar njė bokser tė pėrsosur. Por pėr fat tė keq
ai nuk mundi ta sheh nxėnėsin e tij me titullin e kampionit pasi
ai vdiq nė vitin 1985.
Vitin e ardhshėm Tyson bėhet kampioni mė i ri nė kategorinė super
tė rėndė. Po atė vit fitoi tri tituj WBC, WBA dhe IBF. Ishte pa
konkurencė.
Problemet e para me ligjin pasi u bė bokser profesionist, i pati
nė martesė. Gruaja e tij e atėhershme, Robin Givens, e akuzoi pėr
pėrdorim tė dhunės nė familje. Tyson u shpall fajtor, u nda nga
gruaja e tij dhe pagoi njė denim.
Tjetri skandal i Tysonit ishte pėrdhunimi i njė vajze 18 vjeēare
nė vitin 1992, pėr tė cilėn u gjykua pėr 6 vjet burgim, por u
lirua pas tri viteve. Pas daljes nga burgu tha se ėshtė njeri i ri
dhe do t'i marrė titujt e tij tė humbur. Gjatė qėndrimit nė burg e
ndėrroi fenė dhe kaloi nė fenė islame. Ai poashtu u bė edhe
pėrkrahės i komunizmit pasi nė dorė e kishte vendosur tatuazhėn e
Mao Ce Tung.
Luftat e reja tė Tyson-it i kanė sjellė atij mė shumė para se mė
herėt. Pėr tri fitore tė lehte pas daljes nga burgu i fitoi 65
milion dollarė.
Por, lufta me Holyfildin ishte njė ndalesė pėr atė sepse e pėsoi
disfatėn e parė nė karierėn profesioniste. Lufta kthyese u mbajt
pas disa muajsh dhe ishte e pazakonshme pasi ai i kafshoi veshin
Holyfildit. Atė ditė ai u desht tė paguaj njė dėm tė madhė dhe iu
anulua liēenca pėr tė boksuar nė shtetin e Nevadas.
Nė vitin 1998, Tyson martohet pėr herė tė dytė. Deri mė sot ka
boksuar vetėm jashtė shtetit tė Nevadas, por mind tė thuhet se
kariera e tij ėshtė nė rėnje. Lufta e fundit ishte kundėr Lenox
Lewisit ku u nokautua nė raundin e tetė.
Nė vitin 2000 u nda nga gruaja e tij e dytė dhe tash jeton nė New
York dhe pregatitet pėr titullin e kampionit.
by
valon
© presheva.com |
|