Ballina | Botime | Kënga e Mulla Arif Tërrnocit

Kënga e Mulla Arif Tërrnocit

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Kënga e Mulla Arif Tërrnocit

Në 100 – vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë:

Teksti dhe muzika : Demir KRASNIQI

O, n’ njëqind vjetshin e Pavarësisë –
Kujtojmë vuajtjet e shqiptarisë ;
600 vjet  nën këmbë t’ Turqisë ,
100 vjet nën këmbë t’ Serbisë  !...

100 vjet, sot po i festojmë –
Vuajtjet tona nuk i harrojmë !
I kujtojmë  trimat e dheut ,
Që  iu banë kurban  Atdheut !

Ca me këngë  e  ca me fjalë ,
N’ përmendore  e n’ lapidarë  ...
Ca me libra të historisë ,
Që i bënë nderin gjithë Shqipërisë !

T’ gjithë shqiptarët janë betuar –
Kurrë nuk kem për t’ a  harruar
Gjenocidin serbo – vrasës ,
Mbi shqiptarët liridashës !

Mulla Arifi prej  Tërrnocit ,
Nga komuna e Bujanocit –
Ishte biri i Liman Rexhës ,
Qysh i ri ia mësy medresës .

Mori rrugë drejt diturisë –
Në Damask , ia mësy Sirisë ,
Për të kryer atje studime ,
Vendit t’ vet me i bë shërbime  !

Nga  Kazaja e  Gjilanit –
Për detyrën  e imamit ,
Me dekret të Myftinisë
Është  emërua  n’ Lubishtë t’ Vitisë !

Në Lubishtë dhe n’ fshatrat tjerë –
Këtë detyrë e kreu me nderë  !
Mbillte n’ popull dituri –
Me plot atdhedashuri !


Fliste Hoxha , kurrë s’ ia ndau :
“Ju , s’e dini çka asht shkau !...
T’ bëhemi gati , e ta bëjmë fet  ,
Vendin tonë ta çlirojmë vet !”...

Mulla Arifin , zemër stoike  ,
Për  ligjërimet  patriotike –
N’ vesh t’ çetnikëve kishte hy ,
E shikonin si therë në sy !

Viti 1912 – të ,
S’ do t’ harrohet kurrë për jetë !
Karpatjanët sllavë  – cergarë ,     
Gjenocid bënë mbi shqiptarë !

Si n’ shumë fshatra t’ shqiptarisë ,
Këta xhelatët e Serbisë –
Mësynë Lubishtën e Vitisë ,
Njerëz  t’ pa fajshëm me i kërdisë !

Në Lubishtë , kasapët  barbarë –
Mulla Arifin e kanë marrë
Me dy djemtë dhe nip të  vet ,
Ndër xhelat kokat ua qet !

Bashkë me ta dhe shumë fshatarë ,
Para vetit i kanë marrë –
Një  nga një me i masakrua ,
Gjithë Lubishtën me i tmerrua !

Para se me i masakrua ,
Mulla Arifin e kanë urdhërua –
Para se ta bënin krimin ,
Për së gjalli t’ua këndojë tallkimin !

T’ këndojë tallkimin e hoxhallarëve –
Vetvetes  dhe familjarëve ,
Djemve t’ vet dhe bashkëfshatarëve ,
Për t’ ua futë tmerrin shqiptarëve !

Nga familja që u masakrua –
Veç një  djalë, Hoxhës i  ka shpëtua !
Veç gjashtë muajsh djali ish kanë ,
E kish emrin Sylejman .


Sylejmanin , këtë djalë për gjiri –
Shpejt e mori kushëriri !
Nevzad Arifi bëri rahmet –
E ka rritë si djalë të vet !

Le ta dijë mirë, sllavë barbari –
Nuk shfaroset kurrë shqiptari !
Se shqiptari këtu ka mbi ,
Ti , vret një – lindin njëmijë !


Gjilan, më 08.12. 2012.   

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (3 Publikuar)

avatar
Faruk Nevzadi 17 orët 2 minuta më herët
I nderuari Demir Krsaniqi, te falenderojme per kengen e bere ,dhe ne trashegimtaret e Mulla Arifit dhe une sternipi i tij te deshirojme qe puna e juaj per ti ringjallur figurat markante te kombit shqiptar te mos ndalet kurr. Dua te shtoj edhe nje gje per vepren e mulla Arifit te cilit cetnik sllav para aktit te pushkatimit i kishin ofruar, pasi qe nuk ishte nga Lybishta te largohej nga fshati, por ky pa kurfar hamendje e kishte refuzuar kete mundsi dhe kishte thene se vetem nese i lirojne te gjithe fshataret do ta pranonte nje gje te tille,dhe keshtu kishte vendosur te flijohet me bashkfshataret e tij te fshatit Lybisht.
avatar
Mentor B. 24/12/2012 19:14:03
Te Lumte Demir Krasniqi, bilbil i folklorit shqiptare.
Kosova e gjithe shqiptaria ia ka BORXH nje rrespekt te perjetshem z.Demir, por si duket ajo ka harruar se ka ekzistuar dhe ekziston nje legjende e gjalle me shpirt krijuesi .
Nuk mund ta kuptoj se si nje njeri qe aq shume i kendoi nje populli e me me kenget e tije kontriboi per formimin e nje shteti qe aq shume e deshti e kendoi me dashuri per te, po ai shtet sot nuk cane koken fare per krijues te tille sic eshte i madhi Demir Krasniqi.
Ndoshta pas vdekjes do ti thuren vargje e lavdata por atehere nuk do ta kene peshen e duhur .
avatar
11/12/2012 22:06:49
ju falemnderit ndoshta do ta kendon shkurtja naj dit
Total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal