Ballina | Botime | Revista "JEHONA", përsëri, mes nesh!

Revista "JEHONA", përsëri, mes nesh!

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Revista "JEHONA", përsëri, mes nesh!

Pas një pauze disavjeçare, revista “Jehona”, nga Tërnoci, përsëri do të gjendet në duart e lexuesve, me një fizionomi e dizajn të ri, me një cilësi përmbajtësore, ashtu si dikur e freskët e shëndetshme dhe e dashur për lexuesit e saj.
 “Jehona”, gjatë veprimtarisë së vetë informative,  pati ngecje të natyrave politike e financiare, por edhe kthesa pozitive në afirmimin e informimit shqip në këto hapësira, kryesisht në fushën e gazetarisë së shkruar.
“Jehona”, dikur gëzonte një prestigj jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe në Kosovë, Maqedoni e diasporë. Ishte e vetmja revistë shqip, e cila botohej në Shkup e Prishtinë dhe shpërndahej gjithë andej viseve shqiptare.
"Jehona", është revistë e pavarur, pa ngjyrime politike, me karakter informativ dhe merret me trajtimin e çështjeve politike, shoqërore dhe kulturore si dhe ka politikë të pavarur redaktuese.
Numër i ri i revistës “Jehona”, sjell tema nga më të ndryshmet shoqërore e politike, të cilat japin kontribut të konsiderueshëm komunikimi midis njerëzve dhe vendeve, si dhe sjellin një frymë realiste në zgjidhjen e problemeve aktuale në këto hapësira.
Mos ngurroni ta merrni “Jehonën”, ajo është e Juaja!
Vazhdoni të bashkëpunoni me “Jehonën”, si dje ashtu edhe sot, me të njëjtën korrektësi!
Lexim të këndshëm dhe suksese!

Redaksia

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

3.00
Presheva Web Portal