Ballina | Botime | Prozë | Lakmia

Lakmia

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Lakmia

Më pyeti një mik imi: Pse njeriu është lakmitar. 

?!! 

Sepse e ka syrin lakmitar! -mu përgjigj vetë, pa pritur përgjigje nga unë. 

E pse e ka syrin lakmitar? -e pyeta, sa për të vazhduar muhabetin. 

Sepse syri nuk ngopet. 

E pse nuk ngopet syri? 

Ku ta di unë... -më tha. Kam dëgjuar që nuk ngopet. Ose, jo mund të ngopet, por vetëm me dhe. 

Po, dheu e ngop, por pse vetëm dheu të ngop syrin? 

Ja që është lakmitar. -më tha, duke rrudhur krahët. 

Nuk desha ta zgjas, por meqë më pyeti, mendja ma thoshte që do të ngelej biseda e mangët, prandaj provova t’i përgjigjesha ashtu si mendoja. 

Njeriu është lakmitar, sepse është i ndërtuar mbi këtë bazë. Pra, mbi bazën e lakmisë. 

Ke parë njerëz të cilët fyejnë veten? 

Jo. 

Jo pra. 

Ke dëgjuar ndonjë të shaj veten? 

Jo. 

Po të fajësojë veten, ke dëgjuar ndonjë? 

Jo. 

Të gjithë flasin në superlativ për veten dhe që të gjithë i japin të drejtë vetes. Për ta, të tjerët janë të këqij, të pamoralshëm, frikacakë, lakmitarë, koprracë, jopunëtorë... Ndërsa, vetë ata janë trima, burra të fjalës, të moralshëm, dorëdhënës, të mirë, nuk i bien kujt në qafë... me një fjalë janë më të mirë se të tjerët, porse i zë sherri nganjëherë me të pafytyrët. 

Bile as krimet nuk i pranojnë. Vrasin, vjedhin, dhunojnë, dhe i japin të drejtë vetes për t’u arsyetuar. “Nuk e kam bërë atë që më ngarkojnë” thonë. 

Dhe krejt këto i bëjnë apo i thonë, sepse janë të mbuluar me lakminë. Lakmia është ajo që i motivon në gjithçka. 

Lakmia ishte ajo që Ademin dhe Havën i shtyri të hanë nga pema e ndaluar. Nuk iu përmbajtën udhëzimeve të Zotit të madhërueshëm, prandaj Ai i ndëshkoi me dëbim nga xheneti.. Patën mjaftueshëm për jetë. Ushqim sa të duash. Pije me bollëk. Ndejë, po. Punë, jo. 

Zgjate Zot. U kënaqëm!

Sefallëk bre. 

Sikur nuk u kënaqën me ato që i ofroi Zoti i madhërueshëm, deshën edhe më. Një gjë e patën të ndaluar e nuk u përmbajtën. Iu kundërvunë dëshirës dhe urdhrit të Zotit. 

E bënë mëkatin dhe... askujt asgjë... thua se m’ishin ministra shtetesh...

Po ama, i madhërishmi nuk duron. Shqelm vitheve, dhe jashtë. Jashtë se nuk vyeni për asgjë. 

I hodhi në këtë botë. 

Botë, kjo ku secili për të siguruar bukën e gojës, duhet të punojë e të mundohet mirë e mirë për të mbijetuar. 

S’ka më sefallëk. 

S’ka ushqim e pije të llojllojshme për rezilët, për ata që nuk zbatojnë urdhrat e Zotit. 

Po ata si u ndien, dhe si ndjehen vallë? 

E marrin veten për fajtorë? 

S’e besoj. 

Po t’i pyetsh, pse u dëbuan nga ai vend i mrekullueshëm, do të thonë që nuk e kanë idenë. Zoti ka gabuar, sepse ata nuk kanë bërë mëkat. Ose, “jo bre, ne nuk e kishim kundërshtuar kurrë Zotin, por shejtani na udhëzoi për të keq. U penduam për atë që bëmë, por Zoti nuk na e fali. Ishte i pamëshirshëm ndaj veprimit tonë. Duhej të na falte këtë gabim të vogël dhe të mos na hidhte në këtë botë plot brenga e halle”. 

Prapë lakmia. 

E, mbeta borxh të shpjegoj pak këtë fenomen. Të shpjegoj kuptimin e emërtimit, lakmi. Për lakminë thuhet që është një dëshirë e madhe dhe e pangopur e një qenieje e gjallë për ta pasur vetë diçka a dikë. Ai ose ajo ka synime të padrejta për të pasur diçka me çdo mënyrë. Bile mund të thuhet që e tepron në diçka (në të ngrënë, etj.), tregohet i pangopur. Lakmon në të ngrënë. Lakmon pas famës, pas parasë, pas jetës së mirë, pas ahengut, e... pas gjithçkaje që sjell përfitime. Keni dëgjuar për dikë të thonë: “i lakmon zemra”. Ç`i lakmoi që e mori? Gjithnjë e kanë lakmuar atë vend. Ose, përpiqet me të gjitha fuqitë që të bëj a të rregullojë diçka, mundohet jashtë masës. Lakmon në punë. Lakmonin ta mbaronin (ta kryenin) shpejt punën. E ka zili dikë. Po, edhe kur e ka zili dikë, do të thotë e lakmon. Nuk e lakmon fare atë njeri, etj. E gjitha kjo pra, ka të bëjë me dëshirën e dikujt për të poseduar diçka. 

E meazallah për ne, po qëlloi lakmitari i pangopur. Ai të qet fare krejt. Ta ha edhe farën e simites.

Po, po, të lë magjen thatë, ta shter krejt. 

Estaukfurllah, ruana Zot prej tij.

 

 

 

Ferid Selimi

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (2 Publikuar)

avatar
katundari 27/02/2012 16:34:55
Nga kjo shkres, kuptova se autori folka per Lakmine, ngase vet qenka Lakmitar. Para se te flasesh, duhesh te mendosh, mirepo nese mendimin nuk e bazon ne te verteten, atehere nga goja del perralla e ndertuar mbi lakmine...qe te jesh i marr
avatar
dini 09/03/2012 20:59:42
athere,qka kuptum,pa lakmi smund tjetojm.
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.00
Presheva Web Portal