Ballina | Botime | Prozë | Tri Thana /pj.2/

Tri Thana /pj.2/

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Tri Thana /pj.2/

Edi Gjilpëra e kish zënë një rrem dhe e godiste lëkurishtën me sa fuqi që kishte. Herë pas here nga tentakulat e atij xhindi që rrokullisej nëpër rrjetë si një lëmsh gjarpërinjsh vinte një buçimë e pazakonshme,  thuajsemetalike.

” S’ e luan as topi,” ia ktheu mjeku. “ Zotrote duhej të dije se nëpër këtë grykë që lidh të gjitha botat e krijuara nga i Madhi Zot kalojnë gjallesa dhe egërsira të ndryshme. Sidoqoftë, pajtohem me zotin Xhaferr se dalja e kësaj lëmishte është insharet i prapë.Siç po e shihni, sado që po i bie me lopatë, s’ do ta lëshojë poçin nga goja.

Xhaferri ishte shumë i shqetësuar.

” Po t’ isha në vendin tuaj, do ta flakja në detë dhe do ta lusja Zotin të mos e nxjerrë përjashta,” tha ai.“ Mos harroni, zotërinj, se të gjitha të këqiat kanë dalë nga deti. Profeti ynë,qoftë i lavdëruar emri i tij, thonte se deti është strofull e shpirtrave të paqetë.Dëgjomëni mua dhe hidheni kërmën në detë.

Edi Gjilpëra e pa me sy të pezmatuar.Ky s’ qenka në vete.

” Ti s’ qenke në vete, o Xhaferr,” e qortoi Edi. ” Që zotrote je kuzhinjer i mirë, ate s’ ta mohoj.Po që je kaq i paformuar dhe vuan nga paragjykime kaq t’ errëta, s’ e kisha mentuar kurrë. Si djallin ta flakim në detë kur duket qartë që ka diçka të rrallë në dhëmbin e saj? T’ ishte ndonjë tas a ibrik i thyer, ajo do ta lëshonte vetë, po ky duket si qyp i kohërave antike.Tanileri llafet dhe ngjeshja bishës me rrem në kokë.”

Xhaferri ishte prore i trembur, po duke parë që bisha pak nga pak po e lëshonte qypin nga nofullat, e zuri rremin tjetër dhe i ra në kokën e rrumbullakët. Aiqyp i rrumbullakët e i veshur me barna ishte i mbyllur me kapak. Pa marrë parasysh se ç’ kishte brënda dhe kush e kishte hedhur në detë, s’ duhej nxjerrë nga errësira, po ec e mbushja mendjen atij arnautit të mallkuar. 

” O zoti Doktor,” e luti arabi. ” Dëgjoni Xhaferrin dhe flakeni atë qyp në detë. Ju s’ i dini përrallat arabe si unë dhe ju betohem n’ emër të të Madhit Zot, që është elifi dhe zedi i të gjitha botave, se ato – edhe kur na duken si përralla –flasin për gjëra që s’ duhen bërë. Fjala vjen, e lejuar është të hyni në detë, të notoni, të peshkoni, por jo dhe t’ i nxirni qypat nga uji. Ajo lëkurishtë që,me çdo kusht, do ta mbajë qypin me dhëmbë ka shkaqet e saj.”

Edi e nxorri thikën nga këllëfi dhe, pasi e këputi një copë të rrjetës,  e rrokullisi qypin në barë. S’ ishte aq i madh, por i rëndë dhe i qullurme me jargë të kafshës që sapo kish dhënë shpirt. 

” Ça mund të ketë brënda, vallë,” tha Edi duke i shkuar me dorë ca shkronja të skalitura në kapak. Ato s’ ishin hieoroglife egjiptiane, siç kishte menduar pak më parë, por ca simbole të sllavishtes kishtare.

“ Ku ta dish,” tha Mjeshtri, këtë herë goxha i thelluar në mendime. “ Në këtë kopësht përrallor të të Madhit Zot po shoh lloj lloj  malukati. Ka shqiptarë, turq, arapë, por dhe vendas që janë shkrirë me ardhacakët. Mua më duket se ky qyp është hedhur në detë pas ardhjes së shqiptarëve në këtë vend. Ka gjasa të jetë thesari i ndonjë mbreti arbilonas apo urna e ndonjë princeshe bishtdredhur. Gjithçka është e mundur.”

” Sidoqoftë, ky qyp duhet të jetë mjaft i rrallë. Për këtë dëshmon jo vetëm pesha po dhe mënyra si janë skalitur shkronjat. E mira jonë e do që brendia e tij të jetë me flori të pastër, po dhe mos qoftë ashtu, s’ ka gjë. Ky antikuitet është nafaka ynë dhe, pa marrë parasysh çka thonë përrallat arabe, do ta hapim në vend.”

” Sikur t’ isha në vendin tuaj, do ta rrokullisja në detë,” e këshilloi Mjeshtri. Ai ia hodhi një sy Xhaferit dhe pa se kuzhinjeri ishte i tronditur. Sytë e tij ishin të mëdhenj dhe përpak s’dilnin nga gropat e tyre të thella.

Por Edi vazhdoi punën. Ai e kishte rrokullisur qypin në mestë  lëndinësdhe po e matte me kurreshtje rrëqethëse.

” Që ta dini, zotërinj,” u kapardis ai, ” nëse i Madhi Zot është me ne, ky qyp duhet të jetë plot me perla, diamante e margaritarë. Po nëse s’ është me ne, do jetë plot me raki ose ujë të kripur. Unë, për veten time, kam nevojë për diamante e margaritarë, por do ta bëj kabull edhe variantin e dytë, nëse është dëshira e të Plotfuqishmit. Amin.”

” Atëherë, mos humbni kohë,”  tha Mjeshtri.” Ikni merni veglat dhe filloni nga puna!”

Nuk shkoi shumë kohë dhe Edi, i shoqëruar nga Xhaferri, u kthyen me një trastë veglash në krah.Kishin marrë nja dyqysqi të shkurtëra, një sharrë, një çekan, një kaçavidë, dy çelsa anglez dhe disa dalta. Daltat ishin kryesoret. Pastaj, pasi e lanë qypin me ujë dhe e gërryen me tel, e gjetën një vend të  përshtatshëm dhe filluan ta godasin me dalta e çekanë. Çuditërisht, kapaku me të cilin e kishin mbyllur qypin nuk rezistoi shumë dhe ata, më të dalë kapaku nga vendi, i zunë hundat me dorë dhe s’ dinin nga t’ ia mbajnë. 

” Ça patët,” i pyeti Mjeshtri me inatë.Ai ishte ulur nën degët e një dëllënje të trashë dhe e ndiqte punën e tyre me një mospërfillje të madhe.Fundja, s’ ishte ndonjë punë e madhe heqja e një kapaku.

” Lere, se na helmoi,” tha Edi, duke e mbajtur hundën me dorë. ” Kush djallin e mbyll atë qyp djalli?!”

Sa i hallakatur, mor burrë.

” Ju s’ patë as ça kishte brënda,” i qortoi Mjeshtri.

” S’ ke ça shikon, Monsieur, se të mbytë era,” u arsyetua Edi. ” Nëse nuk më besoni, ikni dhe shihni vetë.”

” Dhe do vete,” tha Mjeshtri duke ecur me inatë drejt qypit të hapur në lëndinë.

” Attention, se do pendoheni,”  thërriti Edi.

Xhaferri  e kish zënë hundën me dorë dhe po shikonte me sy të çakërdisur. Ai kishte një parandjenjë se qelbësia që dilte nga qypi ishte vetëm maja e së keqes. Ende s’ e kishin parë kiametin me sy por do ta shihnin tani, kur do lëkundej faqja e Dheut dhe nga qypi do të dilte terrmeti.La ilahe ilAllah, eshedu ene Muhamedën resul ullah!Ti dhe vetëm ti je Krijues i Botave.

Çuditërisht, asgjë s’ luajti nga vendi.As fija më e hollë e barit.Çdo gjë, duke filluar nga lëndina, prushi i tërfilit në lëndinë dhe qypi që kuqërronte në mesin e saj, ishte gurëzuar në sofrën e dritës.Xhaferri e pa Mjeshtrin duke shkuar drejt qypit dhe e preku me frikë trupin e dëllënjës. Ai e dinte dhe ishte i sigurtë se cilindo çast toka do të hapej para këmbëve të tija dhe Ekselenca do të zhdukej në gurmazin e saj. Mjerisht, ajo s’ e luajti as qepallën nga vendi dhe kyishte shkaku që as Xhaferri, as Edi Gjilpëra, s’ i panë ca lëvizje të çuditshme, thuajse suspekte,të qypit. Qypi u lëkund një herë, u lëkund edhe herën e dytë, pastaj u qetësua fare.

Ai ngriu në vend. Jo dhe aq nga era që e kishte veshur lëndinën, sa nga hataja që po shpalosej para syve të tij. O i Madhi Zot! Ç’ është kjo dramë që po zhvillohet para këmbëve të mia?Ai pa se një dorë e vogël, si dora e një foshnje, një dorë e pagjak, doli nga qypi dhe u mbajt për grykën e tij. Pastaj, pas një murmuritjeje që mund t’ ishte gjithçka, edhe gëzim, edhe sharje, edhe mallkim, në rrezet e dritës vezulloi një kokë e madhe, krejtësisht e zhveshur nga leshërat, me dy sy të gjallë, vetulla të trasha, mustaqe të zeza dhe një mjekërr të krasitur me kujdestë madh. Xhuxhi e fërkoi kokën me dorë dhe, dalngadalë, si artistët e cirkut, doli nga qypi.Ais’ ishte ndonjë burrë i gjatë, përkundrazi, krejt mesatar nga shtati, i veshur me pantollone të zeza e xhaketë angleze, por i gjallë dhe energjik. Me të dalë nga qypi që kundërmonte urinë e mish të kalbur, ainxori  një shishe të kaltër dhe filloi të spërkatej me saktësi të madhe. Në meskohë, shtati i tij zgjatej gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më lartë, deri sa e preku qiellin e lartë. Tek tani atij sikur i doli gjumi dhe shikoi teposhtë.Atje diku, në lëndinënngjyrë smeraldi, kishte mejtur një burrë i veshur ala franga dhe po e matte me sy.

Xhindi e shqelmoi qypin në detë dhe u ulë në barë.Ai ishte i lumtur, jashtzakonisht i lumtur që rishtaz kishte dalë në dritë.

” Bon zhur, tavarish,” i tha ai me një frengjishte të lirë, korrekte.

“ Bonjour, monsieur,” ia ktheu Mjeshtri duke i lagur buzët me gjuhë. Kjo ishte e paevitueshme, sepse buzët për pak iu kishin çarë nga frika.Megjithate ai nuk e dha veten por me një zë të përmbajtur diplomatik e pyeti të panjohurin.“ Më falni, Monsieur, po para se ta lëshoj ndonjë bajgë të trashë, dua të di a jeni njeri apo xhind?! Zotrote po ma kujtoni një hero të përrallave arabe, por dhe njëprofesor që kisha në Liceun e Francës..”

Ai tjetri i rrudhi vetullat dhe për pak që s’ e shpoi me sytë e tij të gjallë, pakëz të pjerrët. 

“ Kush jeni ju, që ma shtroni këtë pyetje?”

” Një njeri i vogël, Monsieur. Po e shihni që s’ ju vi as deri te gjunjët, edhepse emrin e kam goxha të madh.”

Xhindi u shkreh në gaz. Ha ha haaaa!..

” Unë jam i madh, tavarish, por nëse e  do nevoja, bëhem edhe i vogël. Krejt sipas kërkesave dialektike. Sidoqoftë, derisamë pyetët me aq kortezi, do t’ ua plotësoj dëshirën. Unë s’ jam as njeri, as xhind. Njeri s’ jam, sepse njeriu është tepër i vogël për ta përmbysur një perandorí. As xhind nuk jam, sepse xhindi është figurë mitologjike dhe jeton nëpërpoçe e qypa të argjilit.Unë jam kryengritës dhekam qejf të bëj masakra, revolucione. Andaj e konsideroj veten për zot. Jo si ai që ka dalë nga truri i çifutëve e myslimanëve,por si Atila, Xhingis Kani e Timur Lenku. Pra, si ata që ishin të tmerrshëm dhe i shtronin mbretëritë me zjarr e me shpatë.”

“ Çudi e madhe,” tha Mjeshtri duke e parë Zotin nga poshtë. Mentova se jeni xhind, si ato qenjet përrallore, që dalin me tym e mjegull dhe i fërfëllojnë njerzit nëpër bota të ndryshme. Kurse ju paski qenë një zot i rëndomtë…”

“ Gjepura, tavarish, gjepura,” iu kundërvu tjetri. “ T’ isha i rëndomtë, s’ do të rroja gjysëm shekulli në një qyp. Kjo është e para. E dyta: t’ isha i rëndomtë, s’ do të isha në gjendje ta parashikoja edhe ditën kur do më nxirrnit nga deti. Ja që ju më nxorët dhe dua t’ ua shpërblej mundin që keni derdhur. Pse po heshtni si mumje? Dhe kush janë ata që më shikojnë si bufa?”

Mjeshtri, prore i mbërthyer nga ankthi, i hapi krahët si ai që kërkon falje. Se mos ishte fajtor që e kish nxjerrë një mjek nga truri? Edhe Zeusi e kish nxjerrë Athinën nga koka dhe s’ ish bërë kiameti. 

“ Janë si unë, Monsieur,” tha me zë të butë. “ Unë merrem me fjalë, se tjetër zanat s’ më dha babai, ndërsa ai shoku atje, me daltë e çekan në dorë, është Edi Gjilpëra, mjek specialist i helioterapisë.Ai tjetri, Xhaferri, është sherbëtori ynë.Po ju, Zot, si e keni emrin?A s’ bën të ulemi nën hije dhe ta pimë një gotë verë? Mos harroni se sapo keni dalë nga terri dhe drita ju bën dëm.”

” Keni të drejtë,” tha xhindi duke e prekur njërën nga kopsat e jelekut. Papandehur koka e tij, supet e gjërë dhe këmbët e gjata u këputën nga qielli dhe filluan të rrëshqasin teposhtë, në drejtim të lëndinës. Sa hap e mbyllë sot, Zoti u shndërrua në njeri,me këmishë të bardhë e xhaketë angleze, dhe Mjeshtri vuri re se edhe ai, tek se e kishte kokën të qepur, kishte vuajtur nga apopleksia.

” Juve sikur ju kam parë diku, por s’ po më kujtohet as vendi, as koha,” tha Mjeshtri duke e matur me sytë e tij ngjyrë kafe. 

” Krejtsisht e mundur,” tha tullaci. ” Unë jam Iliçi, tavarish, dhe para se të bëhesha zot, kam qënë gjithëçka nga pak. Avokat… I burgosur politik…Re… Redaktor… Re… Revolucionar… Filozof… Inter… Internacionalist… Kryetar i Sovjetëve..Krye.. Kryeministër dhe Kan i të gjithë kanëve tartarë, peçenë, jakutë e mongolë… Kjo mbase ju duket qesharake, veçanërisht nëse jeni fetarë dhe i besoni atij murgut të qelbur, Nestorit, por e vërteta është se asnjëri, as Napoleoni, s’ ka arritur të bëj ato që bëra unë”…

N’ atë çast, Edi Gjilpëra e hodhi daltën në barë dhe u qas pranë xhindit të dalë nga qypi.

” Shkëlqesia ka qenë ambasador dhe s’ ka patur mundësi të njihet me veprimtarinë tuaj,” tha Edi, duke ia zgjatur dorën Iliçit.

Ai tjetri  epa me fodullëk. 

” Unë, gospodin Doktor, kam gjunjëzuar perandorí,” tha Iliçi. ” Kam vrarë e kam prerë e kam dëbuar si kam dashur vetë dhe, mos qofsha gabim, janë nja tri katërqind fabrika, kombinate e qytete që mbajnë emrin tim…Iliçabad… Iliçzade… Iliçgrad… e ku di unë.”

” Për ate ju uroj sukses natë e ditë,” tha Mjeshtri. Dhe vazhdoi: ” Po pse i vratë e i dëbuat ata të mjerë, o zoti Iliç?  A ka mundësi të na i dëftoni shkaqet e asaj katarze?”

” Ka, si s’ ka” tha Iliçi duke e parë Edin me sytë e tij të pjerrët.” Ky shoku juaj, zoti Doktor, më tha se qënki mjek. Gëzohem që takuam njëri tjetrin dhe ju falenderoj që më nxorrët nga deti…Dashki të dini pse duhen vrarë e prerë e dëbuar ca njerëz a popuj?!  Ja, do t’ ua them unë: se janë majmuna.S’ janë qen, se t’ ishin qen, bota do t’ ishte më e drejtë dhe më fisnike. Njerëzit janë si majmunat dhe s’ jetojnë dot pa prijës, pa shamanë, pa zota. Atë çast që ngordh njëri, menjëherë e zgjedhin një tjetër. Shi për ate, duhen trajtuar si pulat e pjekura. Fundja, kush janë ata që t’ i venë në pyetje vendimet tona?”

Tani, me sugjerimin e urtë të Mjeshtrit, ata u ulën nën hijen e dëllënjës dhe e hapën njërën nga shishet e verës që kishte sjellë mjeku. Fundja, ky ishte një takim i rrallë, historik, dhe duhej të kremtohej me diçka. Duke qenë se vera s’ shkonte pa meze, ata, pa një pa dy, e dërguan Xhaferrin te shtëpia ta sillte edhe zgarën. Nëse duhej ngrënë diçka, ishte ai xhindi që e kishte mbajtur Iliçin në qyp. 

Edi brofi në këmbë dhe, pasi e lau një krah të oktapodit, filloi ta grinte mehanxhar. Pastaj, pasi lau duart nga gjaku, nxori kutinë dhe e qerasi Iliçin me cigare.

” Qënki mplakur,” i tha Iliçit.

” Pse, jemi parë ndonjëherë?” e pyeti ai tjetri.

” Da, tavarish Iliç. Jemi parë në Stockholm,”ia ktheu Edi. ” Unë jam nga Petersburgu dhe atje kam bërë studimet universitare. Mjerisht, sa mbarova studimet, plasi Lufta e Parë Botërore dhe m’ i hodhi të gjitha  planetnë lumë.”

” Kjoka ndodhur  në agun e Revolucionit të madh,” tha Iliçi. ” Kur unë dhe përcjellja ime pushonim në Hotel Regina. Mos ishit ju përkthyes i shokëve suedezë?”

” Jo, Monsieur. Unë kam qenë mjek dhe shok i një shoku tuaj. Ai quhej Karl Sobeleviç, ishte austriak dhe redaktor i të përditshmes Pravda. Kemi ndenjur bashkë dhe kemi ndërruar mentime.Edhe me të, po edhe me Lev Davidoviçin.Ky i fundit ishte shumë i preokupuar me shëndetin tuaj.As atbotë s’ ishit mirë me shëndet.”

Iliçi e ndezi një cigare.Tani ai filloi të ngjallej dhe të vinte në vete.Faqet e tij veshën atë ngjyrën e vjetër dhe sytë e pjerrët buzëqeshnin si dikur. Flladi që vinte nga deti ia hoqën si me dorë atë ngjyrën e njeriut të mbyllur me dekada n’ errësirë.

“ Lev Davidoviçi ka qënë burrë i shkëlqyeshëm,” tha Iliçi. “ Jo vetëm si gazetar, por dhe si organizator i punëorëve dhe fshatarëve. Ka kohë që s’ jemi parë…”

“ Dhe s’ do shiheni, Monsieur, ” e plotësoi Edi. “ Nëse është fjala për atë Levin që kam njohur unë, ai ka dalë tradhtarë dhe është likuiduar në një lagje të Meksikos. Kjo ka ndodhur pak para se të fillonte kjo lufta e dytë dhe të gjitha gazetat kanë shkruajtur për atë vrasje mizore.”

“ Më vika keq,” tha Iliçi duke e fërfuar mjekrrën e zezë. “ Edhe këte mynxyrë e kisha paraparë, më besoni. Pak para se të binte ajo perdja e kuqe mbi trurin tim.”

Mjeshtri, ashtu siç ishte mbështetur në barë, e fiksoi tjetrin mesy të vëmendshëm. Ç’ ishte vallë ajo që  thonteai zot me kokë të madhe? Pakë më herët ai e kish mashtruar veten se Iliçi ishte Iliç, por ky sikur s’ kishte lidhje me atë tjetrin. Ky sikur ishte një karagjoz i vrarë në luftën Ruso – turke.

” Nuk doni vallë të thoni se e kishit paraparë edhe ngjarjen e ditës soçme,” pyeti ai me ironi.

” Pak a shumë, po” tha Iliçi.“ Unë jam zot dhe si i tillë kam qënë i saktë në parashikimet e mia. Dua të them se i kam paraparë me kohë konfliktet midis njerëzve dhe klasave… I kam paraparë agimet dhe perendimet…Lindjet dhe vdekjet…Kjo do të thotë se e kisha paraparë edhe vdekjen time, por jo aq të hershme, jo aq mizore… Siç e dini, unë kisha një sherbtore, po ajo s’ flente me mua, kishte dhe detyra tjera, ndërsa pallati ku më kishte vendosur Partia ziente nga kopshtarët, pylltarët e gjellëbërësit e Sigurimit. Çuditërisht, mjekët u tronditën aq shumë, sa harruan të konstatonin edhe shkakun e vdekjes time. Ai obdukcioni që m’ u më bë gjashtmbdhjetë orë pas vdekjes s’ dëshmonte asgjë, sepse mishi im kishte filluar të kalbej… Po, pra, të kalbej… Mu për ate, dua ta çoj këtë gotë dhe t’ falenderoj për jetë të jetëve që  më nxorrët nga ai qyp. O burra! Meçka mundem t’ ua shpërblej të mirën e soçme?”

Kjo ishte një ofertë e dalë nga deti. E keqja ishte se ata kurrë s’ kishin patur punë meaziatëdhe s’ ishin të sigurtë çka fshihej prapa oborrësisë së atij karagjozi. Mjeshtri e shikoi Edin në bebzën e syrit. Ai ishte i sigurtë se në terrin e tyre fshihej një përgjigje e mençur.

” A ka kuptim të mentonemi pak?”  pyeti Mjeshtri.

” Pse jo,” tha Iliçi. ” Po mos e zgjatni shumë, se na presin detyra tjera, shumë më të rëndësishme se kjo e juaja.”

Edi s’ ishte tifoz i matjeve të gjata.Ai papandehur e hodhi cigaren në barë dhe iu drejtua Iliçit.

“ O zoti Iliç,” tha mjeku. ” Nëseështë e vërtetë që atje poshtë po shuhet lufta dhe Arbilonin do ta mbushin ca qorra e sakata të rinj, s’ kemi dëshirë tjetër veç t’ i japim fund kësaj tonë të gjatë. Ne dëshirojmë të dalim m’ atë Largalargut dhe të prehemi në brigjet e lumit Zemzem.”

Iliçi e pa me sy të vëngërt.

” Punë që s’ bëhet,” tha me një qerre akull në gojë.

“ Pses’ u bëka,” kundërshtoi Mjeshtri. “ Pak minuta më parë ishit zot. Përse qenka e pamundur të na zeni me dorë dhe të na lëshoni m’ atë anë detit?”

” Sepseajoështë e pamundur,” tha Iliçi. ” Mos qofsha gabim, unë isha i sinqertë me juve dhe ju thash që nuk jam xhind. Vetëm xhindët janë ata që munden t’ ju marrin në shpinë dhe t’ ju hedhin përtej detit. Unë s’ e bëj dot atë punë, se kam qenë njeri dhe s’ kam trashiguar aftësi që janë tipike për heronjtë e përrallave arabe.”

Mjeshtri e ndezi një cigare të re. Kjo edhe i besohej, edhe s’ i besohej. Por zoti Iliç ishte i sinqertë.

“ Ç’ është e drejta,” tha ai, “ s’ janë vetëm xhindët që bëjnë mrekullí.Dhiata e re na mëson se Jezu Krishti, që s’ ishte zot por vetëm bir i Zotit, mundej të ecte mbi ujë. Si është e mundur që Zotrote s’ mund të bësh mrekullí?”

Iliçi u nxi në fytyrë.

“ Më lejoni t’ ua kujtoj,  se edhe sikur të mundesha, nuk do bëja mrekullí,” tha ai me inat. “ Arsyet janë të shumta, por kryesorja është se shoku Jezu Krish ishte një proletar i vërtetë. Ai s’ ishte bir i një zoti mitologjik. E dyta është se, si jeta, ashtu dhe vdekja,nuk  përsëriten dy herë. A ka ndonjë njeri, ndonjë kafshë apo shpend që ka jetuar dy herë? S’ ka. Por jeta, edhe atëherë kur na duket se ka ngecur në vend, është në lëvizje konstante. Kështu na mëson shoku Heraklit. Është edhe një arsye tretë, por ate s’ deshta t’ ua dëftoj fare. O miq! Unë parajzën e kam parë me sytë e mi. Ajo është për feudalët,borgjezëte magnatët e mëdhenj, po jo për kryengritësit si ne. Ç’ është e drejta, borgjezët, me të marrë vesh për mua, m’ i lidhën duart dhe më hodhën në detë. Veçse harruan – Gott sie Dank – që do të dilnin dy burra fisnikë dhe do më nxirrnin nga deti. Tani hajdeni të ikim , se dua t’ ju nxjerr përtej lumit.”

Si Mjeshtri, ashtu dhe mjeku, e panë gojëhapur. A ishte njeri apo xhind ajo qenie e çuditshme? Kuptohet që s’ ishte njeri, tek se kishte gjallëruar dyzet vjet me radhë, pa ngrënë e pa pirë, në të njejtin qyp.Dhe përse të dilnin përtej lumit, kur Shkëlqesia,zoti Markez, i kishte furnizuar me të gjitha të mirat?! Çifligu ishte i paisur me kopshtije, sherbëtorët ishin të urtë dhe Xhaferri ishte kuzhinjer i përsosur.Përse të dilnin përtej lumit, kur të gjithë e dinin se ato pjesë e qytetit ziente nga hajnat e dezertorët?

“ Ju faleminderit, zoti Iliç, po s’ kemi punë përtej lumit,” i  tha Mjeshtri. ” Tri Thana është na duket një qytet ti rëndomtë dhe atje s’ kemi punë.Nëse s’ mundesh ta çash detin dhe të na hedhësh përtej, rrimë edhe këtu ku jemi. Ç’ do bëjmë n’ ato lagje të mallkuara që vlojnë nga hajnat e rrugaçët?”

Iliçi ua picërroi sytë dhe buzëqeshi me domethënie.

” Të piqeni me ushtarët e mi,” tha Iliçi, duke dëftuar me dorë kah pyjet që kishin marrë flakë. Dhe vazhdoi: ” Është e vërtetë,që s’ e çaj dot detin siMoisiu, por është edhe më e vërtetë se – mepak fjalime e intriga – e çaj botën në dy pjesë. Kjo ditë, miq të dashur, nuk është si ditët tjera, se shënon fundin e diktatorit Duçe dhe duhet ta kremtohejmë me këngë e me valle. Ata që po shihni m’ atë anë lumit s’ janë rrugeçër, por dëshmorë të Diktaturës proletare. Janë përfaqsues të botës së re, ku s’ do të ketë kurva e kurvarë, shfrytëzues e të shfrytëzuar, por të gjithë do të rrojnë si bij e bija të të njejtës familje. Misioni i atyre që po shihni është ta shlirojnë njerëzimin nga ushujzat e Imperializmit ndërkombtar. Këtë mision duhet ta mbarojnë megjithçka që t’ u vijë për dore. Me pushkë, topa e masakra kolektive. Askush s’ guxon ta pengojë misionin tonë. Mua s’ më pëlqen dhuna, por ajo është e domosdoshme. Mu pë këtë shkak dua të vini edhe ju, se në mezin e tyre mund të ketë edhe shqiptarë. Çohuni, pra, dhe të shkojmë e të piqemi me banorët e Tri Thanës së re.”

Ç’ është e drejta, të gjitha mëdyshjet ishin të panevojshme. Ai donte t’ ua kthente një të mirëme të mira tjera, pa se ishte apo s’ ishte zot, ajo ishte më pak relevante. Kryesorja, ai vërtet doli nga qypi dhe e preku qiellin me kokë, këte e kishin parë me sytë e tyre, dhe çkado që ishte,njeri, zot apo shpirt i lig, s’ ishte e qenësishme. Fundja, çfarë do të bënin tërë ditën e lume? A s’ ishte më mirë ta kalonin lumin dhe të shihnin ç’ po ndodhte atje? Ky mbase ishte rast i mirë të njiheshin edhe me Iliçin, edhe me ata që kishin ndezur zjarre dhe e prisnin Zotin e tyre.

Pasi u mentua pak, Mjeshtri brofi në këmbë.

“ Po vijmë, veçse me nja dy kushte,”  tha Mjeshtri.

“ Do t’ ua plotësoj me kënaqësinë më të madhe,” premtoi Iliçi.

“ Kini kujdes, Monsieur, se janë të rënda,” ia tërhoqi vërejtjen Mjeshtri.

” Atë punë do ta shohim. Unë e hodha zarin.”

“ Atëherëdo ta hedh edhe unë timin,” tha Mjeshtri. Ai e preku një vurratë të hollë që i kish mbetur në kokë dhe e pa Iliçin në sy. “ Moska mundësi që keni vuajtur nga apopleksia?”

“ S’ e di mirë,” iu përgjegj tjetri.” Vetë fakti që s’ e mbaj mend çastin e vdekjes, dëshmon se keni të drejtë.Por e mbaj mend se ka qënë natë dhe Jevdokia Smirnova, sherbtorja, ma solli një filxhan me çaj. Isha shumë i lodhur, ate e mbaj mend, dhe sa e piva çajin sharrova në një heshtje të zezë. Përse ma shtruat këtë pyetje?” pyeti buzagaz.

Tani ata ishin duke ecur drejt urës ku ishin lidhur varkat: një me lopata dhe dy me vela.

” Sepse egziston një ngjashmëri fatale midis vdekjeve tona,” tha Mjeshtri. E para: të dy kemi vdekur nga apopleksia. E dyta:   të dy kemi vdekur natën. Dhe e treta: të dy kemi dhënë shpirt të vetmuar, pa e bezdisur askend. Kjo dëshmon se në një çast të jetës kemi patur diçka hyjnore, diçka të mirë në vetvete.Dallimi erdhi me epilogjet. Epilogu im ishte i mjerë, sepse ata që më konsideronin mik më vendosën në një kishë të vjetër dhe përpak më harruan n’ atë vend të bekuar. Dhe kishin të drejtë, sepse në rënien time, unë e kisha prekur fundin e mjerimit.As kisha miq, as kisha dollarë, as kisha mjete për ta kontrolluar gjendjen shëndetsore…Epilogu juaj ishte hyjnor… Ai më kujtohet shumë mirë, sepse e ka përshkruar i tërë shtypi botëror…Me tekst e me kuadro… Që t’ ua them të drejtën, më kujtohet edhe arkivoli i juaj…Një arkivol i kuqërremë, i mbuluar me perde të tejdukshme, me dritare në të gjitha anët …Veçanërisht  flamujt e kuq, që papandehur kishin dalë me qindra, me mijëra, nëpër dyer e dritare, dhe flatronin në erë…( vazhdon )

Shkruan: Ramadan Rexhepi

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

Ju lutem fusni kodin që shikoni në imazh:

Captcha
  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal