Kapitull i njëzet e tetë...
në të cilin flitetpërnjë cilësi të pakëndshme të zonjës Le Giz,ngjitjen e shpejtë të zonjës fan Der Klajst në rangun e lektores, planet që kjo thurte për të ardhmen, si dhe pasojat e intrigave që gatuheshin në Kolegjin e Vajzave.
N’ agun e parë të muajit mars, deri sa njerëzit ngroheshin në rrezet e diellit dhe përcillnin me sy galerat e velanijet që hynin e dilnin nga limani,mbi kurorat e gjelbërta të eukalipteve dhe lëpushat e palmeve të gjatazbritënkanarinat gushëverdha dhe filluan të zihen për hurmat që ende s’ kishin rënë në tokë. Papandehur, qielli u shkëput nga deti dhe veshi një kostum të bruztë, madhështor. Këtë herë tuptalasit e rinj i flakën rrobat e dimrit dhe zaptuan stolat e shetitores që fillonte nga Lu Taga dhe vinte deri në liman. Ata s’ ishin ngushtë për afshin e ngrohtë të qiellit sa për dashuri dhe, duke i përcjellë me sy niranaket e bukura, shtireshin se po zihenpër ta këputur ndonjë buzëqeshje nga faqet e tyre. Më në fund, edhe zejtarët i nxorën veglat përjashta dhe Tu Ptala u mbush me trokllima, tringëllima e klithma që janë të natyrshme për oborret dhe rrugicat e vendbanimeve të ngrohta.
Mjerisht,Irma ngeli në krevat.Ndonëse pak e rimëkëmbur,ajo gjithnjë vuante nga një kollë e thatë, aguridhe,që kishte lëshuar rrënjë në parzmin e saj dhe e hante nga brënda.Ajo ishte e merakosur që s’ mundej të mirte pjesë në debatet që zhvilloheshin në Kolegjin e vajzave, por kjo ishte e vetmja rrugë për t’ u shëruar nga sëmundja të cilën, me sa duket, e kishte marrë peshqesh nga tamaranaset e varfëra.Për ate e kishte njoftuar si rektorin e Kolegjit, zotin fan Der Post, ashtu dhe zotin Injatius de la Cerda, drejtorin e Bibliotekës françeskane.Paçka se gjatë kohës që duhej të mjekohej me barnat që ia kishte rekomanduar Hernani, dikush duhej t’ ia ngrohte një çaj,t’ ia shtronte ndonjë sandviç me djath apo t’ ia ziente ndonjë supë karkalecash.Lere pastaj Paskalin. Ajo kishte mallë për çunin e saj, të cilin ishte detyruar t’ ia lente vjehrrës saj plakë.Gjatë tri ditëve të para, kur ishte seriozisht e sëmurë, zonja Le Giz Plakë ia kishte nisur Simonin, sherbëtorin e saj, me supë të ngrohtë, fruta tropike e liker bananesh por, pas një qortimi që ia kish bërë Hernani, ajo kish vendosur ta lente çunin te vjehrra, të paktën deri sa të ringjallej pak, dhe ia kishte nisur Shinit një kletër. As vetë s’ ishte e prirur që sherbëtori i familjes Le Giz të shalakatej rrugëve duke i sjellë ushqime dhe duke e marrë Paskalin.Një gjë e tillë do bëhej shkas për shumë shpekullime të panevojshme.
Në këto rrethana, kur Leonardi më shumë ishte në Buon Suerte se në Tu Ptalë, ajo e ndoqi një zë të brendshëm dhe veproi ashtu siç do të vepronte çdo tamaranase: e thërriti Shinin në ndihmë.Të paktën një javë – dy, deri sa të këndellej pak.
Nuk është e tepërt të themi se Shini s’ e priti ftesën e saj me ndonjë entuziazëm të madh. Pas zënkave që kishte përjetuar në shtëpinë e saj, ai s’ ishte shumë i gatshëm ta luante rolin e burrit të saj, kur Leonardi, që gjithnjë ishte burrë i saj ligjor, kohëve të fundit sillej si mysafir dhe dashnor i dytë.Tani s’ ishte Leonardi ai që e vishte dhe ushqente Paskalin, por Natalia, sherbëtorja e pleqëve Le Giz. Ashtu i ngathët, i lodhur e dërrmuar nga pagjumësia, Shini duhej të endej nga klasa në klasë dhe t’ i analizonte ”kanconet” e Lorenco Mediçit, deri sa ajo ngrohte vezë në krevatin e saj dhe pinte çaj të ngrohtë. Gjatë kohës që ai rendte nga shtëpia e në kolegj, nga kolegji në tregun e frutave, nga tregu i frutave në tregun e zarzavateve, nga tregu i zarzavateve në farmaci dhe nga farmacia në shtëpinë e saj, – e sëmura shfletonte librat që ia sillte Monika fan Der Klajst dhe piqte ëndrra në hi; herë duke reflektuar për meshkujt që kishte patur, herë duke biseduar me mikeshën e sajtë re për ato që ndodhnin në Kolegjin e Vajzave Karmelite.
Papandehurajo pësoi një ndryshim të madh. Nëse ndryshimi sajkishte të bëjë me librat që ia sillte Monika apo me planet që shtronin sëbashku,Shini s’ do ta mësonte kurrë. Duke shfletuar librat që ia sillte mikesha e saj, Irma u zhvesh nga nuri iasaj konteshës së pasur, që hante e pinte nëpër gjelltore të shtrenjta, dhe u shndërrua në zonjushën Gottlieb, që ishte një qenie e urtë dhe padjallëzuar, e cila më shumë preferonte dy libra të botuar në Paris, se një darkë superbe në Eskorial. Tani – si dikur, kur ishte re dhe e kishte zonjën Sarah Silva mbi kokë – ajo lexonte gjithë ditën e lume pa e vrarë kokën se ç’ po hante apo pinte gjatë ditës. Ajo sillej sikur ishte dorëzuar murgeshë dhe,për ta arsyetuar vendimin e saj, shpesh herë shënonte mendime për ato që ndodhnin në Kolegjin e Vajzave dhe zgjidhjet që duheshin kërkuar në udhëzimet e Selisë së Shenjtë. Kjo gjë i dukej Shinit mjaft e çuditshme dhe kish çaste kur e pyeste veten nëse njëmend ishte e sëmurë apo shtirej e tillë për të gjetur djallëzi të reja. Ajo shkruante shumë, shkruante pa pushim dhe, sapo shtrihej në krevat, kridhej në një gjumë të thellë, një gjumë të rëndë, deri sa agonte një ditë tjetër dhe Shini e ftonte me diçka të ngrohtë. Duke qenë se s’ kishin sherbëtor apo sherbëtore,ai duhej – përpos tjerash – të shkonte edhe në Bibliotekën katedrale dhe t’ ia sillte librat që i duheshin.
Koha ecte ngadalë, por ajo sikur s’ donte të shërohej. Kish çaste kur dukej e ligshtë e e padjallëzuar, gjë që ndodhë me të gjithë shëndetligët,por kish çaste kur ajo shndërrohej në një qenie të huaj e të panjohur. Si ato sirenat e mitologjisë greke: pak grua, pak hyjni. Edhe pse kurrë s’ ishte marrë me gjellëtari, as atëbotë kur kusarët e Ali Ahmet Agës e urdhëronin t’ ua lante enët, Shini, gjatë qëndrimit të tij në Ta Baiba, kishte mësuar shumë mbi cilësinë e erëzave që përdoreshin për t’ i bërë gjellërat të shijshme. Ai s’ e donte rolin që ia kishte caktuar Irma, por e bënte për hir të saj.Tani duhej të shkonte në dy tre ”merkado” për t’ i gjetur ato që i duheshin për një supë të zarzavateve. Paçka se me kaq nuk mbaronin detyrat e tij: pjatat duheshin larë, çaji duhej zier, provimet duheshin korrigjuar,vërejtjet duheshin shkruar,ligjëratat duheshin përgaditur dhe Irma duhej mbajtur me humor. Për të qënë e keqja më e madhe, rroga e tij ishte e pakët, rrogë dominikane më, dhe s’ mjaftonte për gjithë ato që duhej t’ ia sillte të sëmurës. Megjithate, ai e ngushllonte veten se një ditë do të zbardhte ajo dita e bekuar kur do të kthehej në Fajakë dhe s’ do të kishte nevojë as për eskudo, as për florina. Ai s’ kishte pretendime të ngjitej në olimpin e lektorëve të lartë, siç kishte zonja Alvarado, dhe t’i blente votat e ca rishtarëve tamaranas. Kjo, pra, s’ ishte arsye për t’ u katandisur në rjepacak. Ajo që shpesh herë ia vishte shtatin me ferra ishte koprracia e saj, të cilën Irma e mbëstillte në një naivitet të trashë si kosi i lopëve. Ajo kishte rrogë të mirë nga Biblioteka françeskane, kishte të ardhura edhe nga Kolegji i Vajzave, por kurrë s’ e pyeste mbi çmimin e frutave, zarzavateve e ushqimeve që sillte nga ”merkadua”. Duke qënë se hante, pinte e flente në krevatin e saj, ai sikur duhej ta shpërblente dashnoren e tij që e mbante afër dhe e qeraste me ato që kanë femrat e moshës saj.
Ndonjëherë,kur të sëmurën e zente gjumi, Shini çohej nga karriga, e pakësonte dritën e fanarit dhe reflektonte gjatë kohë përato që kishin ndodhur dikur.Të gjitha ato fatkeqësi që e kishin goditur në jetë,duke filluar nga robëria e parë, trajtimi njerzor i italianit Hajdar Aga, kazba e Al Salës, pasditet kur dilte me Sandrin në brigjet e lumit Reg Reg e deri te lutjet që ia mësonte mulla Salimi – Elhamdu li lahi Rabila al Emin – tani dukeshin të zbehta. Ai ishte gjithnjë në gjendje të lexonte në gjuhën e myslimanëve, por jeta e tij, e keqe apo e mirë, kishte ndodhur n’ arkipelag. Atbotë ai s’ ishte i lirë dhe, duke mos qenë i lirë, s’ ishte i lumtur. Tani që hante e pinte e flente me një femër të krishterë, qoftë edhe si sherbëtor i saj, ai ishte i lumtur. Ajo ishte aq e bardhë, aq delikate dhe aq e freskët nën shtatin e saj, saqë mundej edhe të vdiste pranë saj.Ai s’ mërzitej që ajo tani s’ dilte në punë. Përkundrazi, më i lumtur ishte që mundej të këthehej nga puna dhe ta gjente aty ku e kish lënë. Njëmend vinte i lodhur, por sapo hynte në shtëpi dhe e shquante përtej kopertineva të ndonjë libri të trashë, ate e mbërthente një paqe mbretërore. Por kishte çaste kur ajo gjendje shpirtërore ia kujtonte labirintin e mbretit Mino. Atje njeriu hynte i gjallë, por mbetej i vdekur. Kaq thjesht ishte aritmetika. I vetmi njeri që kishtedalë nga ai ferr ishte i biri i Egjeut, por edhe ai do të përfundonte keq sikur të mos e kishte lëmshin e një dashnoreje. Dallimi midis Ariadnës mitologjike dhe Ariadnes së tij ishte se kjo e dyta ishte më e rrahur më dinake, më e rrahur në vështirsitë e jetës. Ajo e kishte ngrënë muajin e mjaltit,kishte një çun me bankierin Le Giz dhe kishte hyrë në një moshë kur njeriu – edhe nëse s’ di të bëj not – provon të qëndrojë mbi dallgët e detit. Ajo tjetra, Ariadna Minos, s’ kishte dashuruartjetër njeridhe, ndonëse e shpëtoi dashnorin e saj, ai e la në baltë.Irma funkciononte ndryshe; shi në çastet kur ky e mashtronte veten se ajo i kishte kuptuar gabimet e saj dhe, duke e puthur me buzët mishtore, donte t’ i kërkonte ndjesë, ajo vishte një nur tjetër dhe thurte plane për të ikur në Lishboa, Barthelona apo Napoli. Atë çast që hynte Monika në paradhomën e saj, Irma Le Giz shkrihejsi bora në vapë, duke e krahasuar Shinin me kalorës të historisë françeze, por sapo ikte ”princesha me shtat të thatë”, ajo ia thonte një afazi më të mërzitshëm.
Sado që e trajtonte me çiltëritë madhe, vizitat e Monikës e mbushnin me një shqetësim të pazakonshëm.Ai s’ kishte as më të voglën arësye t’ ia kishte frikën apo ta përbuzte atë femër të thatë, me sy të mëdhenj e flokë të shkurtër si djalë, por instinkti i thonte të jetë i kujdesshëm.Monika s’ ishte grua e pashme, po shi kjo mungesë e bënte dhelpnake dhe ambicioze. Ajo, për arsye që janë përmendur në një tjetër kapitull, s’ kishte ndonjë shkollë të lartë, por duke ushtypur me burra që ishin më pleq se babai i saj, kish arritur të mësonte se jeta është përrallë me shumë dalje dhe për t’ i kuptuar të fshehtat e saj, duheshin shumë yshtje dhe magji. Ajo vinte rëndomt kur Shini gjendej në punë ose pasdite,pasi mbaronte ligjëratat që duhej t’ i mbante Irma. Ishte e vëmendshme, rrinte pak, sa për ta përshëndetur dhe, para se t’ ikte, ia lente ndonjë libër nga të sajët,ndonjë artikull që kishte kopjuar me dorë apo ndonjë punim shkencor që ia dërgonte Kasandra.
Atij s’ i pëlqenin artikujt e Kasandra Alvarados. Thuajse të gjitha ato punime që Kasandra i quante ”shkencore” ishin të shkruara me një terminologji të errët dhe absurde për shijen e tij. Disa herë kishte provuar të depërtonte në brumin e tyre por ishte dorëzuar pa arritur te faqja e tretë.Ai s’ kishte natyrë murgudhe ia dinte për nder Atë Gabrielit që e kishte rekomanduar për lektor të gjuhës latine. Jepja cilën do vjershë të gjatë apo të shkurtër, lirike apo epike, dhe Shini do ta zbërthente me ndihmën e greqishtes e latinishtes që kishte mësuar në shkollë, por s’ kishte aspak talent për t’ i zbërthyer porositë e larta të fesë së krishterë.Të gjithë, që nga Ati i Shenjtë e deri te ata murgjit e varfës tamaranas,që nesër do të dorëzoheshin priftërinj e do të predikonin nëpër shpatijet e Andeve, e gënjenin veten se ishin ndjekës të zotit Jezu Krisht, por kjo ishte iluzion, vetëmashtrim. Të paktën ashtu mendonte ai. Një ditë – mbase në agun e pleqërisë– edhe ai do t’ ulej nën degët e një rrapi dhe do të meditonte mbi mallin që kanë njerëzit për vdekjen, për rrugët që çojnë te Zoti, përmënyrën si flitet me Zotin, për lutjet që i drejtohen Zotit, etjera etjera, por aty për aty s’ ishte i preokupuar me atë shkencë.
Kështu ikën edhe dy javë, por gjendja shëndetsore e zonjës Le Giz nuk ndryshoi shumë. Tani ajo çohej nga krevati, gatuante ndonjë supë me zarzavate, luante nga pak me Paskalin e vogël, por assesi s’shlirohej nga kollitjet e thata. Ato e mbërthenin papritmaz, në çastet kur ishte duke ngrënë diçka të ngrohtë, njëherë pak, pastaj pak më shumë, deri sa e zhgulnin nga tryeza dhe e detyronin të shkonte në banjo e t’ i nxirte edhe zorrët përjashta.
As Shini s’ ishte mirë. Ndonëse përpiqej ta mbante veten, ai ishte i zhgënjyer në tërë botën; i zhgënjyer në dashnoren e tij që rrinte ulur në dy karrige, në Kokajt që kishin ikur pa u përshëndetur me të, po dhe në etërit e Kishës katolike që s’ dukeshin më të ndershëm se kusarët myslimanë. Të gjithë, që nga famullitarët e varfër e deri te kardinalët që jetonin si kontër e markezë,shtireshin tëpërvuajtur, por fytyrat e thekura në diell, rrobat që vishnin kur dilnin në qytet, sherbëtoret që ua piqnin kafet,kryqat që varnin në qafë, si dhe endjet e tyre teatrale nëpër Avenida del Mar, dëshmonin se s’ kishin shumë të përbashkët me Birin e Zotit.Në çka pasqyrohej feja, atëherë?Eprorët, në dorë të parë, duhej të jenë njerëz të mirë. Të paktën, i tillë ishte atë Gabrieli. Eprorët, në dorë të dytë, duhej të jenë njerëz të sinqertë. Mos tej mase, të paktën sifshatarët e varfër vendas, që gjithmonë e prisnin me ndonjë mango në dorë dhe ia mbaronin punëtqë kërkonte. Ata që e quanin veten famullitarë, priftërinj, ipeshkvë, kardinalë e përfaqsues të Jezu Krishtit ishin në të vërtetë ushujza të etura për gjak dhe s’ kishin të ngutur me asgjë.
Gjatë kohës që Irma ishte pa qejf, Shini kish qenë tri herë në shtëpinë e çiftit Alvarado. Herën e parë kish vajtur ta pyeste Hernanin për masat që duheshin marrë rreth gjendjes saj shëndetsore, ndërsa dy herat tjerapër të marrë barna që ai ia sillte nga “Spitali Mbretëror”. Me sugjerimin e mikut të tij,Shini ua drejtoi edhe dy letra tjera të reja zotërinjëve Alves de Navarrodhe Himenez de Vero, njëri epror i Urdhërit Jezuit në Malta, tjetri Inkvizitor i Urdhërit Françeskan në Napoli.Mjerisht, edhe pse i mbushi letrat me ”gjakun e zemrës”, ai s’ kishte asnjë siguri se do t’ i përgjigjeshin. Ata sikur e imitonin atë shelegun e tyre, Lartmadhërinë,që shtirej shumë pedant por, para se ta mirte një vendim, duhej të mendohej me vite. Ç’ është e drejta, ai do t’ ikte me çdo kusht nga arkiplagu, edhe ate, sa të ngrohej moti, por një shkresë e vulosur nga cilido nëpunës i lartë do ta kursente nga keqtrajtimet eventuale.Të paktën sa i përket rrugës detare deri në Napoli. Ajo që vinte pastaj, nga limani i Napolit e deri në vendlindje, ishte në duart e të Madhit Zot, se marrëdhëniet midis Romës e Venedikut – prej kohësh – s’ kishin qenë të mira.
Shi në këto çaste të zymta, kur Shini po matej t’ i shkruante edhe markezit të shquar gjenovez, zotit Filipo Spinola, në radhën e lektorëve të kolegjit të saj hyri edhe Monika fan Der Klajst. Askush, as vetë rektori fan Der Post, s’ kishte dijeni të plota mbi studimet që kishte bërë e lartpërmendura,por sa për t’ ia plotësuar dëshirën zotit Gonzalo, që ishte mirëbërësi madh,asaj iu miratuan orët që duhej t’ i mbante Irmadhe ia premtua një kurs tjetër mbi estetikën e krishtërimit të hershëm, të cilin Kasandra e kishte menduar si komplement të temave që shqyrtoheshin në lëndën e ikonografisë.
Monika ishte bijë e një profesori gjerman dhe një kurtizane françeze. Sa ishte e re, ajo u rrit me të gjitha të mirat por në vend se të studjonte,siç ishte dëshira e prindërve të saj, ajo ra viktimë e një pushti françez dhe polli një djalë të vogël. Pa marrë parasysh gabimin e saj fatal, që s’ ishte aq i vogël në sytë e shtresave borgjeze, ajo pati fatin të njihej me profesorin fan Der Klajst dhe, sa hapë e mbyllë sytë, i hyri zotërisë së tij në krevat.Mjerisht i lartpërmenduri vuante nga një tumor dhe iku para kohe në botën tjetër. Krejtësisht e re dhe krejtësisht e lirë, vejusha fan Der Klajst, me eskudot që trashëgoi nga i shoqi, mori çunin e vogël dhe vendosi të shihte botë me sy. Një kohë qëndroi në Pariz, pastaj në Marsej dhe, pas një qëndrimi të shkurtër në Romë, iku drejt e në Lishboa. Aty u njoh me një protestant anglez, fitoi goxha do florina si pronare e një restoranti dhe, pasi u nda nga burri i dytë, erdhi e u martua me Gonzalon. Tani që kishte lëshuar rrënjë në Tu Ptalë dhe e kishte gdhendur imazhin e saj si grua e devotshme, doli në pah seMonika,gjatë qëndrimit të saj në Romë, kishte jetuar pran godinës Palazzo de Venezzia dhe kishte studjuar estetikë.
Askush, madje as zoti Gonzalo, që nga keqardhja e kishte pranuar në krevat, s’ dinte shumë mbi të shkuarën e saj, por duke u nisur nga italishtja e bukur që fliste dhe diturive që posedonte mbi jetën e etërve të shenjtë, Kasandra Alvarado, me mbështetjen rektorit fan Der Post, ia nxori një leje të përkohshme për të dhënë mësim, si dhe dymbdhjetë orë tjera për lëndën e estetikës. Kësisoji, numri i çeshtjeve që hynin në lëndën e teologjis, jo si donte Karlos Radabalio, por si donin etërit e Kishës katolike, u begatua me një lëmi të re.
Papandehur Monika u bë pikë e gjak dhe të gjithë donin të rrinin me të. Ajo s’ ishte ndonjë bukuroshe,por ishte e re, e zeshkët dhe goxha e pasur, tek se flente me don Gonzalon në një krevat.Edhe sikur të mos posedonte gjë, falë qirave që merte i shoqi nga dyqanet e katit të parë, ajo mundej të jetonte si baroneshë. Por lektorja e re s’ ishte e kënaqur me pronat e botës dhe donte të jetonte nga djersa e saj. Kushdo që i dëgjonte ligjëratat e saj e kuptonte se ”olandezja” kishte pretendime. Këtë herë ajo s’ ishte ngushtë për pasione, se e dinte që njerëzit e pasionuar rëndomtë përfundonin si lypës, po për një punë që ia shtonte famën në qytet.
Kush lyp, gjen. Monika fan Der Klaist kërkonte dhe me t’i marrë ato pak orë që ia miratoi zoti fan Der Post, filloi të dukej më shpesh nëpër gjelltoret e njohura të Tu Ptalës. Tani jo dhe aq me zotin Gonzalo, burrin e saj, por me një mik të zotit Gonzalo, që merrej me tregtinë e pijeve të forta. Fernando Almeida kish kohë që jetonte në qytet por, për arsye të panjohura,s’ kishte blerë shtëpi të vetën.Se sa njihej me kapedan Gonzalon, kur ai shkonte e vinte nga ”Las Antilas”,ate s’ e dinte njeri, por gjykuar nga shenjat qysh e trajtonin njëri tjetrin, ata kishin mjaft gjëra të përbashkta.Edhe Fernandua ishte i thatë, sykaltër dhe miqësor me gruan e re. Duke ndjekur instiktin e saj të vjetër, Monika u afrua shumë me Fernandon dhe shpesh herë, kur i shoqi vinte me ndonjë oktapod të madh, e ftonte të hanin darkë sëbashku. Miqësia e tyre u trash aq shumë, saqë Monika sillej metë sikur e kishte vëlla apo burrë të dytë, sepse Fernandua ia kujtonte kohën kur ajo ”kishte shumë halle,” dhe gjithkush donte ta shfrytëzonte për qëllimet e veta. Kjo aftësi tërheqëse e gruas së rei dha Kasandrës të kuptonte sezonja fan Der Klajst ishte si macja: ajo mbijetonte kudo, qoftë edhe në një kolegj ai i vajzave karmelite.
Një ditë, deri sa kjo po mjekohej nga kolla, Monika e kishte edhe Fernandon me vedi; pjesërisht për ta njohur me miqët e saj po dhe për ta informuar me gjërat që zienin në kolegj.Ajo e njoftoi me ligjëratat që kishte zhvilluar gjatë javësdhe, për ta forcuar miqësinë me të, ia fali tre libra të rinj që sapo kishin dalë nga shtypshkronja e Vatikanit.Shini hapi dy shishe vere dhe ata pinë deri në orët e para të mesnatës.Fernandua dukej i mirë dhe kishte njohuri të shkëlqyeshme mbi rregullat që vlenin nëpër limanet e Mesdheut. Duke u nisur nga ato që kishte mësuar edhe prej kapedan Gonzalos, ai s’ ishte i mendimit që Shini të udhëtonte ”kokë më vete”. Në të njejtën kohë, deri sa burrat kuvendonin mbi anijet që ndiqnin itinerarin Lishboa – Napoli, zonjat kujtonin jetën e tyre në Antverpen, Paris, Bolonja dhe Roma, ku Monika kishte qëndruar disa muaj me radhë.Ajo vetëm që s’ qante kur i kujtonte ata muaj të ëmbël…Ah, sa e lumtur që ishte!.. Dhe sa të sjellshëm, sa bujarë, sa të qytetëruar që ishin italianët!.. Atje s’ kishte nevojë të shkoje në shkollë, se vetë njerëzit, godinat dhe qyteti ishte një universitet i madh... Ajo do ta shkollonte Henrikun e sajja në Bolonja janë Venedik. Askund tjetër.
Të nesërmen gjendja e Irmës u keqësua. Në vend se t’ i bënte mirë, vera ia kishte prishurstomakun. Shini vetë kishte etje, ndërsa ajo vetë duhej të turrej çdo çerek ore në banjo. Më në fund, pasi hëngri një vezë të skuqur me rigon, u rehatua pak, por s’ kishte neps për asgjë. As për bukë, as për gjellë, as për fruta. Duke qenë se ishte e shtunë, ata u shtrinë përballë njëri tjetrit dhe filluan ta kujtojnë natën e kaluar. Ajo ishte e imponuar, shumë e imponuar, nga guximi i mikeshës së re. Merre me mend, tha. Një femër aq e re, nënë e dy fëmijve të vegjël, drejtonte restorant në qendër të Lishboas dhe tani përpiqettë zë një vend në Kolegjin e Vajzave.
Ky s’ e kishte të qartë ku donte të dilte e dashura e tij. S’ di pse duhet ta quash guximtare, thaShini, kur ajo kishte një burrë dhe burri i saj ishte kuzhinjer i mirë.E keqja me të ishte feja, se s’ do të ndaheshin kurrë.Edhe zotrote do ta hapje një shkollë sikur ta kishe godinën, veglat e punës dhe lektorët e domosdoshëm.
Kjo s’ ishte aq e thjeshtë.Irma ishte rritur në varfëri dhe, pa marrë parasysh që ishte martuar me një Le Giz, s’ guxonte të angazhohej në ndëmarrje të rrezikshme. Sidoqoftë,ajo s’ do të ngurronte të udhëtonte me Monikën, sikur të shkonte edhe në Kinë. Jo për të jetuar, po për të studjuar. Napoli, sipas saj, ishte fantastik. Duke marrë parasysh që ti do vish pastaj, tha ajo, s’ prish punë që ikim edhe më herët. Unë, kudo të qëlloj, do të shkruaj e do të njoftoj mbi adresën time.
Ec e mos e quaj aventuriere! Monika sapo e kish futur njërën këmbë në Kolegjin e Vajzave dhe donte të sulej drejt Napolit.Megjithate, ai s’ ishte i gatshëm të zihej, se atë mbrëmje do ta vizitonin Kasandrën dhe Hernanin. E shohim atë punë, tha Shini. Sot për sot do t’ i vizitojmë Alvaradot.
Përjashta bënte mot i ngrohtë. Qielli ishte i lartë e i ndritshëm si atllasi, tuptalasit thekeshin në diell dhe sherbëtorët lëkurzinj kishin dalë për t’i mihur kopshitjet dhe arat. Më në fund behari kish ardhur n’ arkipelag dhe vendasit mbillnin batate, qepë, presh e zarzavate. Po atë ditë, sipas fjalës që kishin lënë, ata veshën rrobat më të mira dhe dolën në qytet për të shetitur.
Kasandra ishte e mallëngjyer. Ajo i priti me gëzim të madh dhe i puthi e përqafoi sikur s’ ishin parë me shekuj. Mezi priste të hanin darkë e t’ u dëftonte për ato që kishin ndodhur.Atë ditë ajo sapo kishte ngrënë drekë me zotin fan Der Post dhe kishte marrë ca premtime që s’ ishin veçse për veshët e miqëve të saj. Mezi priste të vinte edhe Monika, se ajo vajzë xhanane i kishte hyrë në zemër.
Si rëndomtë, Monika s’ ishte vetëm. Ajo e prezantoi Fernandon, që kishte sjellë një buqetë trëndafilesh të freskëta, dhe i puthi të gjithë me radhë. Deshëm të sjellim pak verë, tha ajo, por s’ guxuam ta ofendojmë don Hernanin.
Ajo që tha Monika qëndronte. Me kaq Kasandra e mbylli atë çeshtje dhe, pasi i zuri gratë nën sjetull, u nisdrejt sallonit ku ishte shtruardarka. Atë natë do të hanin oktapodë të pjekur në zgarë, kallamarë të marinuar në salcë vere, sardele të regjura në uthull dhe do të pinin tierra del kastiljo.
Kështu filloi një gazmend të cilin Irma s’ e kish përjetuar kurrë më parë.Ajo ishte gjithnjë e paqejf dhe kishte mallë për shakatë e kunatës. Kasandra brofi në këmbë, veshi një xhaketë të të shoqit, dhe filloi ta imitonte rektorin fan Der Post kur debatonte me Karlos Radabalion. Asaj i pëlqenin burleskat dhe, sa herë që e luste dikush, me gjithë qejf i imitonte miqët e saj. Veçanërisht don Rikardon, rektorin e saj, që ishte zotëri burrë. Në sallon shpërtheu gazi.
I bezdisur nga të qeshurat e grave dhe prirja e tyre për thashetheme, konti Alvarado propozoi të dilnin në verandë dhe ta provonin nga një konjak. Ai nuk e donte Karlon, por s’ i vinte mirë kur Kasandra e merte nëpër gojë. Mos qofsha gabim, tha ai, ata që përqeshin, dalin të përqeshur. Apo si thua, senjor Darbati?
Senjor Darbati ia zgjati një karrigë Fernandos dhe zuri vend përballë tij. Parimisht, keni shumë të drejtë, tha ai.
Hernani nxori gotat nga rafti dhe, pasi ua mbushi deri në gjysmë, e cakrroi të vetën me të tyret. Si keni qenë përndryshe, pyeti. Mos ka gjë të re nga zona e Mesdheut?
Jo, s’ kishte. Dhe Shini dukej mjaft i tendosur. Që t’ ua them të drejtën, shtoi ai, jam edhe i mallëngjyer, edhe i dëshpëruar. Ata që kisha njerëz të afërt,tani janë larg këtij arkipelagu, ndërsa këta që kam këtu, as më ngrohin, as më ftohin. Po vetë si keni qenë?
As konti s’ ishte mirë. Ai kish patur fatin të martohej me një grua që donte t’ i drejtonte brirët që s’ i kish drejtuar as Fransisku nga Azissi, jo më një kope teologësh si Karlos Radabalio apo vëllezërit Lapa Laima. Paçka se unë, shtoi ai, kam fatin e keq të mësoj edhe për imtësitë më të vogla që ndodhin në qendrat teologjike të këtij qyteti dhe kjo shpesh here ma prish ditën.
Fernandua piu një gllënkë konjaku dhe, pasi e lavdëroi për kualitetin e lartë,vendosi t’ia shtronte një pyetje.S’ e kam të qartë natyrën e këtij konflikti, thapa të keq. Herë herë e dëgjoj zonjën fan Der Klajst të ankohet si ju, por duke qenë se jam injornat, përpiqem ta kursej nga pyetjete shumta.Përse bëhet fjalë, vallë? Ku janë rënjët e kësaj shamate?
Eh, Hernani ishte tepër i lodhur për atë temë. Fundja, ai ishte mjek dhe emri që gëzonte familja e tij nuk e lejonte të merrej me thashetheme. Që t’ ua them të drejtën, tha ai, e tërë kjo shallagamë po ndodhë për fajet e gruasa time. Ëndrra e Kasandrës – e kam fjalën për ate burimoren – ishte e mirë dhe e sinqertë. Deri vonë shkolla që sot po quhet Kolegji i Vajzave ishte një shkollë e thjesht teologjike dhe të gjithë ata që sot janë ndarë në dy taborre ishin miq.Ime shoqe, e inspiruar nga idetë që vinin nga Parma, Gjenova e Parizi, doli me një propozim që shkolla të vishejme një profil më të dukshëmkastilian. Dëshira e saj ishte që shkolla të funkciononte si kolegjet tjera të Urdhërit Jezuit dhe t’ iu përshtatej kërkesave që egzistojnë n’ anën tjetër të Oqeanit… Mbaj mend se dëshirën e saj e pëlqeuedhe zoti Radabaljo, që ishte lektor i ri dhe shumë premtues në degën e tij. Sipas tyre, teologjinëduhej ta drejtonte një grup njerëzish që i përngjanin këshillit të apostujve, atij që kishte themeluat vetë Ynëzot Jezu Krishti… Ate duhej ta përbënin bashkarisht – po e theksoj fjalën bashkarisht – edhe lektorët, edhe rishtarët – dhe punët ecnin mirë… Mjerisht, menjëherë pas vdekjes së Atit të Shenjtë, në mbledhjet e kolegjiumit nxorën kokë shumë çeshtje tjera, siç është varësia e kolegjit nga Inkvizicioni, theksi i ligjëratave, misionarizmi, etjera, etjera…Sa i përket theksit, lektorët – si më të ditur që janë – preferojnë katekizmin, gjegjësisht dogmën ashtu siç e kanë formuluar etërit kishtarë. Rishtaret, nga ana tjetër,donë të kundërtën dhe mbështeten në porositë e Fransiskut nga Azissi… Lektorët, që duhet të hanë e të pinë, kërkojnë rrogë për punën e tyre. Rishtarët, nga ana tjetër, kërkojnë të punohet falas.Lektorët, që kanë kanë ngrohur bankat vite me radhë,kërkojnë që misioni të jetë obligim i urdhërave fetare. Rishtaret, nga ana tjetër, thonë se urdhërat fetare, duke u mbështetur në Jezu Krishtin, kanë ndërtuar manastire dhe kanë grumbulluar thesare përrallore dhe kjo, sipas tyre, është në kundërshtim me jetën që bënte Jezu Krishti… Me pak fjalë, një nisjativëqë ishte krejt e padjallëzuar, u bë shkas i lloj lloj akuzave, thashethemeve e shkresave që janë nisur në drejtime të ndryshme…Pa i përjashtuar as kancelaritë e urdhrave fetare…
Shini kishte dëgjuar fjalë të këqia për Radabaljon, por konti Alvarado vazhdonte ta mbronte. Ju – edhe pse të pakënaqur – sikur po e mbroni Radabalion. Apo ju kam marrë gabim, tha ai, duke e parë në dritë të syrit.
Hernani s’ i tha as po, as jo. Ai kishte nevojë për një përgjigje modeste, një përgjigje që do ta pasqyronte më mirë mendimin e tij. Karlua është njeri i mirë, tha konti. Mjerisht, si të gjithë kastilianët, ai është kokëfortë dhe i paarsimuar. Ai e di se disa nga lektorët e atij kolegji janë më të trashë se karriget ku jemi ulur. Duke e gërshetuar këtë mungesë lokale me ernat që po fryjnë nga Roma, ai thuajse çdo javë del me teza,të cilat – mjerisht – janë paradoksale.Pse ndodhë kështu? Sepse Karlos Radabalio do të ngjitet në rangun e një rektori dhe ta dyfishojë rrogën e tij. Tani ka nxjerrë edhe drithëra tjera në treg.Cilat libra janë të përshtatshëm për lëndën e teologjisë, pyet ai nëpër mbledhjet e fshehta që mbanë rishtaret.Cilës shtresë duhet t’ i drejtohen prelatët e ardhshëm, pasanikëve apo varfanjakëve? Kush profesorë kanë hartuar librat më të mirë të fesë? Ejera, etjera… Ai vetë do të jetë vetëm një lektor i thjeshtë dhe s’ ka vërejtje kundër librave të botuar në Romë, Pariz apo Antverpen, por prelatët e ardhshëm i nxitë të bëjnë të kundërtën… Pse ia lejon vetes këto marrëzi? Mbase për të dalë më katolik se Papa… Kaq e thjeshtë është puna… Për mendimin tim, përçarja s’ është e mirë për asnjë shkollë, qoftë ajo fetare apo jofetare, dhe më së paku për kolegjin ku punon ime shoqe e miqët e saj. Mjerisht, ajo është e paevitueshme në Kolegjin e Vajzave.Këtë mendim ka dhe zoti Lapa Laima, që de facto është njohësi më i mirë i kontraditave fetare. Nëse zoti fan Der Post dhe studentët e tij s’ gjejnë një gjuhë të përbashkët, jam i sigurt se do të ndërhyjnë komisarët e Papës dhe të gjithë anëtarët e atij kolegjiumido të katandisën përjashta.Juve u duket qesharake, pordy duar janë për një kokë.Sot, me përjashtim të atë Bartolomeut, s’ ka epror kishtar apo kardinal që guxon të matet me anëtarët e Inkvizicionit.
Kjo ishte e vërtetë. Anëtarët e Inkvizicionit ishin si ata gjarpijt që Shini kishte parë në tregun e Al Salës: kokëpërpjetë e të përqëndruar në fyellin e atij që u jepte minj të hanin. Ata tëkafshonin si rrufeja. Unë e kam diskutuar këtë punë me Irmën, tha Shini, andaj deshta të di mendimin tuaj. Vendimet që duhen marrë në kolegjduhet të jenë n’ interesin e fesë së krishterë dhe atyre që do ta përhapin nëpër botë. Si është e mundur që në të njëjtin stan rrinë ujqër e qengja sëbashku?
Don Hernani s’ ishte i pasigurt. Ai ua mbushi gotat përsëri dhe për pak harroi që duhej t’ ia kthente përgjigjen. Ka gjasa, tha ai, që jazi s’ është aq i thellë si u duket juve,por ju keni të drejtë: aty egziston një konflikt interesash.Sipas time shoqe, këtë herëqenkan zënë rreth propozimit që paska shtruar Armandua. Ai kishte propozuar që në mesin e lëndëve fetare të hynte edhe estetika e krishterë.Zoti fan Der Post, si dhe lektorët tjerë, e paskan pëlqyeridenë, por jo dhe këmbësoria e Radabalios. Ata përnjëherëpaskan dalëme një akuzë të re: se Kasandra s’ ka tjetër brengë pos qysh t’ i punësojë miqët e saj.Për ate kërkuan diskutim të hapur, edhe ate, në praninë e ipeshkvit Velaskez de Kastro. Për ta eliminuar atë njollë të pahijshme, Kasandra u detyrua të konsultohej me zotin fan Der Post, zotin De Kastro dhe si dhe teologët tjerë, të cilët s’ gjetën zgjidhje tjetër veçse ta prishnin atë stan të mallkuar. Por ajo prishje s’ bëhej pa dorëheqjen kolektive të të gjithë lektorëve.Kësisoji, me rënien e kolegjiumit, ranë edhe kompencat e tij, të cilat automatikisht kaluan në duart e rektorit fan Der Post.Tani zoti fan Der Post s’ ka nevojë të konsultohet me askend tjetër pos me zotin Velaskez de Kastro.
Kështu tha don Hernani. Ajo fitore e kishte mbushur bashkëshorten e tij menjë entuziazëm të papërshkrueshëm. Duke i dëftuarIrmës mbi zhgënjimin e Radabaljos pas shpërndarjes së kolegjiumit, Kasandra edhe qeshte edhe qante nga emocionet e forta. Falë darkave që kishte shtruar, po dhe kontributit të madh që kishte dhënë Monika gjatë asaj kohe, përpjekjet e saj ishin kurorëzuar me sukses dhe nxënëset ishin ndarë në dy grupe: ato që e mbronin Radabaljon deri në fund dhe ato që donin t’ iu binden etërve të Kishës.Tani që ishte prishur ajo tufë e bizgosur, çdo gjë ishte në duart e rektorit fan Der Post...
Atë natë kremtuan deri në orët e para të mëngjesit. Pasi hëngrën oktapode, kallamare të regjura në salcë vere dhe sardele që rriteshin vetëm rreth e përqark arkipelagut, Kasandra përplasi duart dhe n’ oborrin e shtëpisë ia behën sherbëtorët afrikanë,të gjithë të ngarkuar me lodra e daulle në duar, këmbëzbathur e të veshur si për luftë, dhe filluan të këndojnë e të luajnë në instrumentet e tyre. Papandehur oborri i shtëpisë, si dhe muret e sajt ë lartë, që tani kishin veshur një ngjyrë opali të zjarrtë, u zgjuan nga kllapia dhe filluan të lëkunden si gjethet në erë. Nga nëntoka e asaj godine të ndërtuar me pllaka guri dolën xhindët e vjetër vendas dhe ia vunë flakën errësirës që digjej e shkumonte në ca këngë që ishin poaq të zeza e të djegura në diell, sa dhe lëkura e atyre që këndonin e vallëzonin. Pa marrë parasysh nëse u pëlqente apo s’ u pëlqente miqëve të saj, Kasandra kishte shumë për të kremtuar, andaj u hodh në mesin e vallëtarëve dhe filloi të tundej e shkundej si ata, tërë kohën duke e rrahur truallin me këmbë dhe duke i ftuar t’ i bashkangjiten në valle. Më në fund, ajo e kishte shtruar atëkëndezin e Estramadurësdhe gëzohej që Irma iu kishte bashkangjitur me Hernanin në valle. Ajo vetë iu qep Fernandos, ndërsa Shini e ftoi Monikën dhe hodhën disa valle sëbashku.Aty nga orët e mëngjesit, ata morën një shishe verë me vedi dhe, pasi u puthën e përqafuan me nikoqirët, ikën drejt shtëpisë së tyre.
Sikur ta dinte që ajo ishte gjithnjë pa qejf,ai do t’ i shmangej konfliktit që ziente në Kolegjin e Vajzave dhe, n’ atë mënyrë,do ta kursente edhe si vetveten, ashtu dhe ate. Mjerisht, Shini ishte tepër i sinqertë për ta futur kokën në rërë. Rrugës, deri sa po kalonin pranë Kishës katedrale, tha se ishte i zhgënjyer në Kasandrën dhe s’ i pëlqente fodullëku i saj. Duke parë si po i shfrytëzonte miqët e saj të ngushtë, pa e kursyer as kunatën e vet, aikishte krijuar përshtypje se Kasandra s’ kishte asnjë skrupull. Dhepse? Sepse iu kishte bërë mendja kos që ta përfundonte jetën si rektore e ndonjë manastiri në Mato Groso apo Gran Çako.
Papandehur sytë e saj veshën një cipë të hollë sarkazmi. Unë s’ e kam të qartë, tha Irma, përse qenka pa skrupuj? Se po përpiqet për të mirën tonë të përbashkët? Deri në ditën e sotme ajos’ ka bërë asnjë hap pa u konsultuar me nedhe – qoftë e nderuar – se ka harxhuar një qerre me kohë duke u këshilluar me zotin Velaskez de Kastro.
Ashtu është. Sorra lahet shpesh në lumë, po nuk zbardhet.Ai s’ kishte pritur mbështetje prej saj, por ngjyra që morën sytë e saj e dëshpëroi tej mase. Nuk po të kuptoj, i tha. Kaq vështirë qenka për një njeri të jetë i sinqertë? Kasandra s’ është lypëse por bashkëshortja e një konti dhe mjeku të respektuar.
Gabim. Lufta që bëhej në Kolegjin e Vajzave s’ kishte aspak të bëjë me përkatësinë e saj shoqërore.Ajo ngeci në vend dhe s’ do ta bënte asnjë happ a ia thenë mendimin e saj. Me sinqeritet zotrote s’ e blen as një kaush me bajame të pjekura,i tha Irma.Qyshkur u bënë kokëtulët aq të merituar sa t’ i ndajnë postet me ne?
Ajo fliste si njerëzit që e kanë pijen të keqe. S’ e dinte që Shini, para se të vinte në Tu Ptalë, kishte qenë asistent i Gabriel Espinozës, njërit nga adhuruesit më të ngrohtë të plakut de Las Casas.- Qyshkur? e imitoi ky. Qysh nga koha kur dolën ato Ligjet e Rejadhe Shkëlqesia, Nunjes de Vela, kalorës i Santigos dhe zëvendësmbret i Përtejdetit,mori urdhëra për t’ i mbrojtur shtetasit e Mbretërisë, pa marrëparasysh ngjyrën e lëkurës që kishin.
Ohoo… Ajo kohë kishte perënduar.Mjerisht, ajo s’ ishte fajtore që ky, mbrojtësi i fikanakëve vendas,nuk mbante laps e letër në xhep.Ligjet e Rejaishin aprovuar para atij debatit historik që u zhvillua midis plakut de las Casas dhe zotit Ginès Sepulveda. Po ta kërkosh atë ngjarje në faqet e gazetës zyrtare, do të shohësh se plaku de Las Casas e humbi debatin dhe e drejta e pronarëve mbi sherbëtorët e tyre mbeti në fuqi. Ata, vërtet,kanë të drejtë t’ i ndjekin shkollat kishtare e t’i shërbejnë Jezu Krishtit,por të dy e dimë se torollaku shkon në fis. Kaq thjeshtë është puna dhe do bënim mirë t’ ia venim pike kësaj teme të mërzitshme.
Ashtu dhe do bëjmë, tha ai duke e hapur derën e shtëpisë. Duke qenë se gjithnjë ishte e sëmurë dhe shpesh herë duhej të shkonte në kuzhinë, Shini flente në krevatin e Paskalit. Rrjedhimisht, më shumë për t’ iu shmangur fjalëve se për t’ u zënë me të, ai e puthi në faqe dhe, pasi i tha natën e mirë, u struk midis çarçafave që kundërmoninakacje.Ai ishte i lodhur, ishte i dërmuar, por gjumi s’ i vinte si për inatë.Edhe tani veshët i gjëmonin nga të rënat e lodrave dhe fjalët që kishte dëgjuar nga Hernani.Një oshtime e thatë, shumë e ngjashme me rraptimën e lodrave, i fishkëllonte në vesh dhe Shini, sado që përpiqej ta falenderonte të Madhin Zot për të mirat e asaj dite, ashtu siç e kishte mësuar mulla Salimi,këtë herë i ngatërronte fjalët me njëra tjetrën – njësoj si teneqja në erë – dhe tërë kohën e dëgjonte oshtimen e ndajfoljes ”kur”.Kur do t’u jepte?.. Kur do t’ u jepte fund iluzioneve të kota?...
Të nesërmen Irma u zgjua herët. Dukej pak më mirë, por sulmet e herëpashershme të kollës dëftonin seende ishte e sëmurë. Si do bësh pastaj, e pyeti ajo duke ia zgjatur tasin e çajit.
Ai duhej të shkonte në manastir dhe t’ i ndërronte rrobat. Nesërduhet të punoj dhe ti e di sekohëve të fundit kam qenë i papërgaditur. Po ti?
Ajo s’ ishte e sigurtë. E kam gjoksin plagë, tha.Po më ha nga brënda si aguridhe.Mbrëmë i premtova Monikës që do të shkonim pak, të paktën sa hap e mbyll sytë, po kam përshtypje që s’ jam mirë. Përpiqu të vish më herët, pastaj shohim e bëjmë…
Përjashta bënte mot i mirë. Një ditë si kjo ishte ideale të ulej me Silin dhe të kuvendonin – të kuvendonin – të kuvendonin – deri sa t’ i harxhonin të gjitha fjalët e pathëna. Paçka se ai punonte natën dhe s’ kishte zemër t’ ia prishte gjumin. Po edhe kohën e kishte të kufizuar, sepseIrma e kish porositur të mos vonohej. Tani do vinin Pashkët dhe ai kishte shumë obligime.Ato ditë ai duhej të ulej e ta ngrohte karrigen, se fundi i vitit shkollor s’ ishte aq larg.
Përndryshe rrugën duhej ta bënte në këmbë, se atë ditë vendasit e kremtonin Shën Ko Feten dhe s’ preknin punë me dorë. Të gjithë ishin në gjumë. Asnjë çeze, asnjë pajton, asnjë njeri në Avenida del Mar. Ça s’ kishin bërë etërit e Kishës katolike ta zhgulnin atë ditë nga kalendari i paganëve, por s’ ishte e mundur.Më në fund, me urdhërin e zotit Koronado, ipeshkvi Velaskez de Kastro kishte lëshur pe dhe dita e Shën Ko Fetes kremtohej si e krishterë.
Rrugës, sa po ngjiste shpatin e Kastiljos, ai edhe një herë e ndjeu peshën e zhgënjimit. S’ ishte aq i dëshpëruar me ato tjerat, sa me dashnoren e tij. Përse, vallë, e duronte aq shumë? Se ishte vetë ishte i pavendosur apo anasjelltas, se ishte ajo ishte kokëforë? Ate s’ e kishte të qartë. Ajo ishte femër e ndërlikuar. Herë herë, kur donte të jetë tepër e vendosur, ishte tejet e pavendosur.Kjo shprehi,pra, tëpendohej nga dy tri herë në ditë, e kishte infektuar edhe këte. Me sa duket, edhe kur shtirej se vepronte me kokë të saj,Irmanë të vërtetë zbatonte vendimet e Kasandrës. Mbase kështu vepronin të gjitha femrat që ishin rritur në Francë.Ato sikur e ndjenin veten më të lumtura koloviteshin nëdërrasën e dymendësisë.
Me këto mendime ai e hapi derën e shtëpisë dhe, pasi e ndezi stufën,vuri ca ujë për ngrohje dhe zgjodhi rrobat që do t’ i mirte me vedi.Asnjë letër nga ata që priste, asnjë njoftim nga rektorati. Shihej që Shin Darbati, i larë apo palarë, i gjallë apo i vdekur, kishte ngordhur për botën njerëzore.Ai ishte krejtësisht i vetëm dhe, para se të shkonte në qytet, duhej të pushonte pak. Ajo shtëpi, ç’ është e drejta, ishte e Urdhërit dominikan, po deri sa mernin qira prej tij, ai e quante si të vetën.
Pasdite, pasi ndërroi rrobat dhe veshi një palë këpucë të reja e një xhaketë lehtë, Shini mori çantën me libra dhe u nis drejt qytetit.Tani rrugët ishin pak më të gjalla, sepse tuptalasit i kishin mbaruar shërbimet fetare, kishin veshur rrobat më të mira dhe endeshin grupe – grupe nëpër Avenida del Mar.
Sot qenka më mirë, mendoi. Ai s’ kishte ndonjë kushedi argument të mendonte kështu,por duke ngjitur shkallët që çonin te dera e saj ndjeu aromën e erëzave që ajo përdorte në supën provensale. Sa herë që gatuante atë supë, ajo e ndiente veten mirë dhe ishte e gjallë e shumë e vëmendshme.
Ai trokiti në derë dhe, pa pritur t’ ia hapte njeri, hyri në korridorin e ngushtë, vari pallton në mbajtëse dhe bëri para drejt sallonit. Jo, ai s’ kishte gabuar. Ajo sapo kish dalë nga banjua dhe, ashtu e mbështjellë me robë dy shambrë,kishte qëndruar parapasqyrës dhe po i lyente faqet me një pomade që ia zbuste lëkurën. Shihej që ishte më mirë, se plaçkat i kishte vënë nëpër vendet e veta dhe krevatin e kishte mbuluar me kuvertë. Gjykuar nga mospërfillja me të cilën e pa prej sëlargu, ajo ishte gjithnjë e prekur nga zënka e djeshme. N’ ato rrethana, fjalët e buta ishin ilaç për plagën. Paske bërë supë provansale, i tha.Ah, sa erë e këndshme! Erë menexhiku!..
Ajo e pa me shkujdesje të madhe. Merci për komplimentet por autori i saj quhet Leonrad Le Giz, tha ajo duke bërë me kokë drejt kuzhinës.
Sa mirë, u shtir ky. Kur paska ardhur Leonardi?
Ajo i përveshi buzët. E ku ta di,tha.Ai më gjeti në krevat, duke fjetur… Sidoqoftë, duke qenë se të kisha ftuar edhe ty, propozova të hamëbukë sëbashku. Ai është gjellëbërës i aftë dhe supën provensale e bën më mirë se unë. A po ndien sa aromë e këndshme?
Si s’ e ndiente?Menexhiku ka shije hyjnore. Menexhikun e kanë bërë zotat dhe ai simbolizon harmoni, tha Shini.
Neve, që jemi lindur shekuj më vonë, sjellja e Shinit na duket e ndrojur, frikacake, por kjo ndodhë sepse jetojmë në shoqëri që ndjekin norma të aprovuara me ligje. Mjerisht, shoqëria ku jetonte aipërjetonte një ortek të shumtë gjedhash, në të cilin shpesh herë normalja konsiderohej abnormale dhe, anasjelltas, abnormalja konsiderohej normale.Me pak fjalë, do na duheshin faqe të tëra për ta shtruar mllefinqë ai ndjeu kur hyri në shtëpinë e saj, por normat shoqërore e detyruan ta përmbante veten.Si i krishterë dhe katolik, ai ishte shumë i sigurtë seIrma dhe burri i saj s’ ishin normal, por deri sa hiqeshin që çdo gjë ishte në rregull, ai s’ kishte arsye të sillej në shtëpinë e saj si maniak. Ata s’ ishin vendas, por silleshin si të tillë, sepse veset e atij populli iu shkonin për shtati. Ata s’ e kishin për turp që ajo i trajtonte të dytë si miq dhe, me të mbaruar darka, njërin e përcillte te shtëpia dhe tjetrin e ftonte në krevat.
Atë ditë Leonardi ishte i sjellshëm. Ai e përshëndeti si mik të dashur, shtroi pjatat, nxori bukën dhe i ftoi të hanin. Në mbrëmje, pasi hëngrën qetë e qetë,ai ndërroi ca fjalë mbi shëndetin e Paskalit, tha diçka mbi botëkuptimet e të vëllait dhe përfundoi me një raport të shkurtër mbi zonjën plakë që vuante nga sëmundja e kyçeve. Fliste ai, dëftonte dhe s’ mërzitej aspak që Irma kish qenë e sëmurë. Ai – me sa duket – e mashtronte veten sepo e argëtonte me lajmet që ia shtronte njërin pas tjetrit.
Dikur, kur Shini mblidhte të dhëna nëpër fshatrat e Ta Baibas, kishte dëgjuar se mosmarrëveshjet, qoftë ato të voglat apo të mëdhatë, fillonin me fjalë. Vetë fakti që burri i saj kishte ardhur kur ai s’ ishte me të, e kishte gjetur në krevat, i kishte gatuar supë provensale dhe i hiqte fjalët si gomari nëpër brazdë,premtonte gjithçka tjetër pos paqes dhe mirëkuptimit.Për t’ iu shmangur grackave që mund t’ ia kishte përgaditur vetë Irma, ai e falenderoi për bukën dhe, pasi e lavdëroi Leonardin për aftësitë e tij, zurinjërin nga kolltuqt e lirë dhe hapi një libër.Ai tjetri, n’ anën tjetër, duke larë pjatat dhe mburrur vetveten me arritjet ekonomike, sikur përpiqej ta poshtronte si njeri, por Shini e qepi dhe shtirej si i painteresuar. Më mirë të shtirem i trashë, se ta nxjerr me shqelma përjashta, tha vetmëvete.
Më në fund, Leonardi e veshi xhaketën dhe, pasi ndau një kohë kur duhej ta sillte Paskalin, iku me vrap nëpër shkallët e drunjta. Koha kishte ikur shpejt dhe ai duhej ta takonte një mik tjetër.
Me të ikur i shoqi, ajo u shtri në krevat.Dje mbrëma, deri sa burrat po rrinin në verandë, ajo i kishte premtuar Monikës se do të shkonin për një vizitë të shkurtër, por tani që nata kish rënë mbi qytet, ajo mezi qëndronte në këmbë. Kollën sikur e kishte kaluar por shtatin e kishte të dobtë, të pafuqishëm. Hernani kishte të drejtë. Duhej të hante shumë qitro e portokalle.Mos ma merr për të madhe, të lutem, po s’ paskam forca të rri në këmbë, tha ajo.
Ai e nxori një facoletë dhe e fshiu ballin. S’ ke pse më kërkon falje, u përgjegj ai. Ai donte të fliste me të, të sqarohej, t’ i mënjanonte keqkuptimet dhe t’ i dëftonte se bashkajetesa e tyre s’ ishte normale – andaj duhej të ikte, sa më larg saj, sa më larg Tu Ptalës, sa më larg ishullit – por ajo punë s’ bëhej aty për aty. Aq më tepër që kishte dhënë një betim dhe duhej të punonte aty ku e kishte lënë plaku Espinoza.
Ajo e diktoi shqetësimin e tij, e pa në mënyrën si endej nëpër dhomë dhe, ndonëse me zor i mbante sytë të hapur, donte të dinte ku e kishte hallin. Mos të preku ardhja e atij hardallit, e pyeti. Me sa vura re, ai të trajtonte si mik, jo si rival.
Ashtu ishte. Për të qenë i krishterë, ai u soll mirë me të. E keqja është se unë, tha Shini, jam rritur në një shoqëri ku– përpos ligjeve shtetërore – egzistojnë edhe ca tjera, ku janë sankcionuar të drejtat dhe obligimet e burrit dhe gruas. Ti je ndarë nga Leonardi, por shihesh me të çdo të tretën ditë. Ai vjen ke ti, bisedoni, pini çaj sëbashku dhe luani me Paskalin e vogël sikur asgjë s’ ka ndodhur midis jush. Ne kemi doke më të ashpra. Atë çast që biem në gjunjë pranë altarit dhe, në praninë e t’ Ynëzot, i premtojmë dikujt dashuri të përjetshme, duhet ta mbajmë deri në fund. Përndryshe, shoqëria na trajton si besëshkelës. Në vendlindjen time, të jesh besëshkelës është shumë më keq se të jesh gënjeshtar, i pandershëm dhe njeri i poshtër. Ju, nga sa po shoh, keni doke tjera dhe silleni si niranakë. Fjala vjen, zotrote ka kohë që ndanë krevat me mua, por Leonardi s’ ti ndalon vizitat. Ju vazhdoni të jeni miq dhe të shiheni me njëri tjetrin sikur s’ ka ndodhur asgjë midis jush. Unë s’ mundem. S’ kam zemër ta marr çezen e të shkoj në Ti Ndoza, sepse e konsideroj veten të pandershëm t’ i dal Ter Nindës në sy.
Kjo më duket qesharake, tha ajo. Dhe në vend se t’ I shpaloste ato që kishte në shpirt, e pa me sytë e sajtë ftohtë dhe i dha të kuptonte se botëkuptimet e tyre s’ ishin aspak të ngjashme. A s’ është qesharake, tha ajo, të shkosh në kishë dhe t’ i premtosh një gruaje dashuri të përjetshme, edhe në qoftë se ajo është xheloze, mendjefyçkë, shpirtkazmë dhe e pandershme? Këte – pak a shumë – e kërkon feja ynë,edhe pse kjoështë kundër arsyes së shëndoshë dhe mësimeve të Jezu Krishtit. Si mund ta duash një njeri tërë jetën? Dikush mbase mund ta bëj – dhe ajo grua duhet të jetë e lumtur – por të gjithë s’ e bëjnë dot. Si thua, t’ i djegim ata që me kohën ftohen nga njëri tjetri? Unë pyes vetveten pse nuk flet një herë me Ter Nindën?! Mua s’ më duket gabim që bisedon me te…Ashtu siç po flasim unë e ti… Ështe detyra yte t’ ia bësh të qartë se dashuria e përjetshme është e pamundur… Do të thuash: ça fitova nga ajo punë?!Rahati shpirtërore. Ja çka do fitosh... Që nga çasti kur ia ke thënë të vërtetën, ti do të shlirohesh nga dhembja e ndërgjegjes.Monsieur, niranakët kanë të drejtë. Ndarja është dhembje e madhe dhe ate s’ duhet t’ ia dëshirojmë askujt. Ja që ajo, si dukuri shoqërore, egziston. Ty të duket marrëzi po sikur të vinte Ter Ninda në këtë çast, unë do ta prisja krahapur…Jo se dua të afrohem me te, por se dua të mos e ndiesh veten fajtor. Që të jem më e qartë, do ta riformuloj çeshtjen. Unë e dua bur



Publikoni komentin tuaj