SHTKK "Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë dikur dhe sot"
Doli nga shtypi libri “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë dikur dhe sot” e cila u botua në kuadër të Shoqatës së Trashëgimisë dhe të Krijimtarisë Kulturore me seli në Preshevë.
Ky libër është i veçantë sepse në të janë të prezantuara kumtesat shkencore të mbajtura në Tribunë të organizuar vitin e kaluar me temën e paraqitur më lart.
Ky është edicioni i dytë i botimit të këtij lloji, sepse para këtij libri është botuar edhe një libër me kumtesa të tjera dhe me tematikë tjetër.
Vetë struktura e kumtesave të paraqitura len të kuptojmë se kemi të bëjmë me punime shkencore të cilat janë lexuar në Tribunë shkencore dhe si të tilla janë të botuara në këtë libër konform kriterit të caktuar nga këshilli redaktues i prezantuar në libër.
Në këtë botim me kumtesat e tyre u prezantuan emra të dëshmuar të lëmive të caktuara profesionale të cilët u munduan që kumtesat e tyre t’ia përshtatin temës së caktuar nga organizatori.
Është evidente që peshën kryesore të vlerës së këtij libri e përbëjnë studiues me zë në hapsirat gjithshqiptare të cilët shpalosën lëndën e kumtesave të tyre, përmbajtjen e thukët dhe koncize si dhe vlerën e pakontestueshme të shkrimeve të tyre.
Libri fillon me parathënien e Prof.dr. Agron Xhagollit, i cili shpreh mendimin e tij lidhur me vlerën e librit në fjalë.
Kur jemi te struktura e lëndës së librit duhet cekur edhe emrat e autorëve të kumtesave të prezantuar në libër të cilët me përkushtim të madh iu rreken punës lidhur me përgatitjen e kumtesave të tyre për tribunë, si:
Prof.dr. Agron Xhagolli, Prof.dr.Aleksandar Stipçeviq, Prof.dr. Xhovalin Shkurtaj- Leonora Shkurtaj, Xhemaledin Salihu, Prof.dr. Hamit Xhaferi, Prof. dr. Mustafë Ibrahimi, Prof.dr. Nebi Dervishi, Dr. Hatixhe Ahmedi, Mr. Dilaver Kryeziu, Dr. Nevrije Bislimi –Ismajli, Msc.Mustafë Haziri, av. Agron Isa Gjedia, Dr. Fatmir Sulejmani, Mr.sc.Hajrullah Mustafa, Demir Krasniqi, Mr. Ferid Selimi, Hysen Këqiku, Riselda Sejdija, Sami Piraj, Jonuz Fetahaj, Amir Latifi, Enkel Rexhepi, Prof. Rexhep Abazi, Hasan Emërllahu dhe Mehmet Latifi.
Pra të gjithë këta autorë të kumtesave nga troje të ndryshme shqiptare e dhanë përkushtimin e tyre serioz sa i përket Tribunës shkencore të mbajtur si dhe të kumtesave të tyre me interes për lexuesit e gjerë dhe të studiuesve të ardhshëm të cilët do të merren me këtë tematikë interesante kulturore.
Librin përfundon me letrat përshëndetëse drejtuar Shoqatës dhe kryetarit të saj z. Xhemaledin Salihu lidhur me mbarëvajtjen dhe efektin e organizimit të Simpoziumit Shkencor e që punimet e tij janë të pasqyruara në këtë botim.
Librin “Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë diku dhe sot” e botoi Shoqata e Trashëgimisë dhe Krijimtarisë Kulturore, Preshevë, 2012, faqe, 352.
Shkruan: Bilall Maliqi



Une jam ish-gazetar dhe botues nga Prishtina. Jam kolege e mik i mire i z. Ramadan Rexhepit (Osmanit) nga Presheva, i cili jeton ne Malmo te Suedise.
Ne fund tw vitit 2010, be bashkepunim me autorin e kam botuar romanin e z. Ramadanit me titull "STINA E EMRAVE TE BUKUR", i cili i ka 485 faqe. Tematika: gjendja politike dhe sociale ne Prishtine, Presheve dhe Maqedoni ne periudhen 1920-1990.
Romani eshte shkruar ne vitet 1965-1970, por per shkak te permbajtjes dhe cenzures, nuk ka pasur mundesi te botohej me heret.
I lus koleget nga Shoqata e Trashegimise Kulturore t'i njoftoje anetaret e vet, nese nuk keni informata per kete fakt. Po ashtu edhe ndonje te punesuar ne Biblioteken e Presheves. Pse jo, edhe ndonje pronat librarie, e besoj se ka te tille atje.
E-maili im: zenun.rexhepi@yahoo.com; Mobili: 377 (0) 44 / 358 328; ose 381 38 229 704;
Me respekt, Z. R.
Publikoni komentin tuaj