Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone – Telegrafi

0
66

Kompania teknologjike Clicks, ka prodhuar një mbulesë për iPhone të Apple, e cila përmban një tastierë fizike për pjesën e poshtme të telefonit.

Mbulesa e emëruar Clicks në bazë të emrit të kompanisë, kushton 139 dollarë, dhe do të jetë e disponueshme për iPhone 14 Pro, iPhone 15 Pro, dhe iPhone 15 Pro Max.

Edhe më parë kishte maska të tilla me tastiera fizike të destinuara për iPhone si ajo Typo, por kompania prodhuese u padit për “kopjim” të tastierës së Blackberry.

Mbulesa nuk ka lidhje Bluetooth dhe nuk përmban bateri, por mbështet karikimin e shpejtë dhe është mjaft e ndriçuar.

Ajo fillimisht do të jetë e disponueshme vetëm në dy ngjyra, të verdhë dhe të kaltër. /Telegrafi/