.:Presheva.com Web Portal:.: Nexhmedin Junuzi: "Me punimet e mia, çmallem me Preshevën, vendlindjen time" Nexhmedin Junuzi: "Me punimet e mia, çmallem me Preshevën, vendlindjen time" ================================================================================ Driton Salihu on 11/01/2012 09:45:00 Intervistë ekskluzive me skulptorin Nexhmedin Junuzi, i cili jeton dhe vepron në ZvicNë këtë kohë të zhurmës, kohë tranzicioni, është paksa më e vështirë të mbahet ritmi i profesional në diasporë për një artist, duke pasur parasysh, se duhet mbajtur edhe punë të tjera, që të mbahet familja, punë jashta profesionit dhe shpesh edhe dëshirës. Megjithate, artistin e mbanë frymëzimi, që në çdo sekondë sheh gjëra të ndryshme dhe mundohet ti jap frymë, shpirt e shpesh edhe të flas me ta dhe gjuha e bashkëbisedimit është skulptura dhe piktura. Sikurse të lihet me një anë ky frymëzim, që shpesh edhe të prish gjumin, atëherë, artisti do të plakej para kohe, sepse është kjo botë e brendshme artistike që e mbanë të mos plakej lehtë, të mos rrudhej dhe të jetë i freskët përballë kohës së tranzicionit, që fatkeqësisht, në të shumtën e rasteve, po vlerësohet kiçi dhe shundi nga një kategori e madhe njerëzish. Jeta e mërgimit, është ana tjetër e medaljes, kjo e cila të mundon shumë, që po shkojnë vitet larg atdheut dhe shpesh herë, punimet artistike mbeten në dhomën e punës, aty renditen njëra pas tjetrës. Këto punime të artistit që janë të renditura njëra pas tjetrës, janë pjesë të shpirtit të tij të sinqertë, i cili përmes artit, ka thënë shumë çka, ka protesuar drejt gjërave negative, por edhe ka bashkëbiseduar për optimizmin, se një ditë do të bëhet mirë. Më e mira dhe më e lehta është kur jep art të drejtë dhe jo të mundohesh të bësh anijen aeroplan, sepse edhe anija ka vlerën e vet, por edhe aeroplani ka vlerën e vet, prandaj, nuk duhet ndryshuar rolet, rolet i luan më mirë, kur jeton me ate rol, kur e vesh nën lëkurën e zemrës dhe të del loti aty ku e kërkon teksti, buzëqesh edhe aty, ku ty për momentin të kujtohen miqtë artistë që punojnë me kushte mjerimi, apo ndonjë problem tjetër jetësorë e kështu me radhë. Sa mirë të njohës ABC-në e artit, por kjo ABC, si duket është paksa më e vështirë, se të tjerat, sepse jo çdo kush, dëshiron ta qel shpirtin dhe zemrën e tij. Me shumë punime artistike, me një përvojë të gjatë dhe i cili nuk ndalet së vepruari edhe pse e kemi parasysh kohën që po e jetojmë, e nuk po vlerësohet sa e meriton piktura apo skulptura, protagonisti i këtij bashkëbisedimi Nexhmedin Junuzi nga Rahovica e Preshevës, nuk ndalet, duke shpresuar dhe qenë optimist, se do të vijnë ditë më të mira dhe më kryesorja, këto punime artistike i mbeten përgjithmonë. Nexhmedin Junuzi, nuk e harron vendlindjen e tij, ai me emocione i kujton ditët e rinisë dhe shpreson shumë, se një ditë do të bëhet mirë. Krijuesi nuk rrinë në gjum ai edhe gjumin nuk e bënë rehat, luan me ngjyra, e shpesh ngjyrat i bënë të gëzohen edhe pse ngjarja mundet të jetë e rëndë në punimin e tij. Që në shikim të parë, punimet e z. Junuzi, të japin çelësin e sinqeritetit krijues dhe të lëjnë në qetësi, që të shohësh realisht kuptimin e punimit, sepse në ato vija të lapsit, ngjyrës, dyllit…., është i plotë sinqeriteti, pa ndonjë "udhëtarë" ilegal. Për të bashkëbiseduar me një krijues nuk është edhe e lehtë, sepse ata të tërën e tregojnë përmes punimit artistikë dhe fjalët janë të pakëta, por ne jemi munduar, që të ndajmë ca gjëra interesante dhe shpresojmë shumë, se do ju pëlqeje të gjithëve. Përshëndetje i nderuar z.Jonuzi. Gëzuar ky vit dhe shumë suksese në të gjitha sferat e jetës. Bashkëbisedimin tonë po e fillojmë me pyetjen, se ku e ke gjetur ilaqin e mos plakjes? Nexhmedin Junuzi: Ju falënderoj për këtë urim dhe më lejoni edhe mua, që t`ju uroj nga zemra gjitha të mirat juve, stafit tuaj. lexuesve tuaj, gjithë bashkëkombasve të mijë dhe gjithë njerëzve vullnetmirë. Sa i përket pyetjes, do mundohem t`ju përgjigjem shkurtimish edhe pse ta them sinqerisht, se kur dëgjoj këto fjalë nga shumë miqë që i kam, më japin edhe më shumë energji pozitive, por plakjen e dua, sepse është proçes. Në anën tjetër, mua më duket se vite të shumta lash pas, por si duket në pamje te shoqëria nuk po vërehet dhe kjo më bën të ndjehem natyrisht mirë, e për këtë falënderoj perendinë, bashkëshorten time, fëmijët e mijë, familjen time të ngushtë dhe miqtë e mijë që i kam. A mos ndoshta është arti ai që të lenë të mos plakesh? Nexhmedin Jonuzi: Ndoshta angazhimi im në jetë e bën edhe këtë. Shpirti nuk plakej asnjëherë, por nuk i frigohem pleqëris, e dua ta arrijë dhe lutem që të gjithë vullnetmirët ta arrijnë pleqërinë, sepse është proçes. E ne artistët, kuptohet se e kemi paksa më të lehtë jetën në kuptimin krijues, sepse shpërthejmë përmes artit, për shumë dukuri negative apo pozitive. E në këto dy çështje nuk dua të ndalem edhe shumë. Ku ndjehesh më mirë, në pikturë apo skulpturë? Nexhmedin Junuzi: Ju them të drejten nga puna e përditshme që bëj e cila ka të bëj me ngjyrosje, në art ndjehem në të dyjat mirë, se me që është arti ai që të disponon e të shëron dhe të mbanë freskinë e shpirtit. Sa vlerësohet kjo gjini e artit në diasporë e konkretisht në mesin e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër? Nexhmedin Junuzi: Kam pas raste të shumta të preztentimit individual nëpër ekspozita të ndryshme, bashkatdhetarët këtu në Zvicër e çmojnë dhe dëshirojnë që të shohin më shpesh ekspozita të artit vizuel. Pas kësaj, unë duke pas parasysh, si kryetar i shoqatës së artistëve vizuel në Zvicër, opinoinit këtu u kam ofruar shumë ekspozita kolektive nga artistët që veprojnë në Zvicër. Jam munduar të bëjë diçka të mirë dhe shpresoj se është vlerësuar kontributi im dhe padyshim se po, sepse ka shumë artëdashës që jetojnë në Zvicër. Bashkatdhetarët tanë kuptohet se janë të lodhur nga përditshmëria, por kur organizohet diçka e mirë ata gjithmonë janë të pranishëm. I ke thënë vetes ndonjëherë, se kësaj here, ja kam dhënë shpirtin pikturës apo skulpturës? Nexhmedin Junuzi: Gjithsesi. Para se të fillojë të punojë një punim, e pyes veten, pse po e bëjë këtë, por menjëherë, më vjenë përgjigja nga ana shpirtërore, sepse e dua ta bëjë. Prandaj, edhe piktura, skulptura kanë një gjuhë, edhe arti e ka gjuhën e vet, që e njohin vetëm ata që vërtetë e duan dhe e vlerësojnë. Në këtë kohë tranzicioni po kalohen shumë gjëra, herë duke i parë, e herë duke thënë nuk i pash, e në fakt i sheh. Kështu e ka jeta, po harxhohet dita ditës dhe mundohem që ta zë, e të mos e lëshoj, të krijoj, se patjetër, do të vije koha, që arti do të jetë aty ku vërtetë e ka vendin. Ku e gjenë muzën e inspirimit? Nexhmedin Junuzi: Inspirimin e gjenë në përditshmërinë tonë që po e kalojmë. Nëpër shumë vende, por edhe duke u kthyer nga historia jonë dhe nga vullneti i zemrës, për një të mirë më të madhe se sa e meritojmë si komb, si shoqëri e kështu me radhë. A mos është shpirti ai që të shtynë të bësh art edhe me mijëra kilometra larg objektit, vendit, apo personazhit? Nexhmedin Junuzi: Me që edhe kam kryer studimet për këtë drejtim, sigurisht, se është shpirti që më shtyn të krijoj. Kilometrat nganjëherë nuk shikohen edhe shumë, sepse shpirti e zemra është afër. Ndodh shpesh, që ate që e donë shumë, nuk e takon me muaj e vite, por kur e takon pas kësaj kohe të gjatë, përsëri të dhemb zemra për ate vend apo për ate person. Me që vijë nga Presheva, atje ku i kam të parët e mijë, shpesh krijoj dhe kujtoj ate vend të dashur, e ndjej mallin dhe këtë mall e paraqes në ngjyra e në punimet e mia, prandaj, edhe pse më ndajnë kilometra të tërë, më duket vetja se jam afër, shumë afër, falë artit. Presheva ka një rini të shëndoshë, shumë punëtore, ata kanë suksese gjithmonë, kanë pasur dhe kanë, por në vend të vetin e kanë të pamundur të depërtojnë të gjithë nuk e di pse... Jetoni në Zvicër qe disa vite, i sheh këto vite duke të ikur larg vendlindjes. Kuptohet se të mungon vendlindja, por, kur e kujton, atëherë në çka mendon? Nexhmedin Junuzi: Jam ardhur këtu nga rrethanat që u krijuan në vitet e 90-ta e këndej. Si çdo mërgimtarë e ndjej veten sikur më mungon shumë atdheu, por jetoj me optimizëm, gjithmonë me atdheun jam dhe do të bëhet mirë një ditë atje, në atdheun tim. Vitet në mërgim ecin shpejt dhe e sheh veten, se po plakesh e kur i sheh fëmijët, vërtetë bindesh me realitetin. Nuk ka si atdheu, atdheu është shumë i ëmbël, ate e dinë vetëm ai që është larg. Por, çka të bëjmë, nuk jam as i pari por as i fundit. Nuk është e lehtë të mbijetosh larg, por një është e sigurt, se gjithmonë kam menduar për atje, sepse vetëm duke menduar për vendlindjen e duke jetuar me te, jam ky që jam, me shumë optimizëm. Më vijnë lajme herë të mira e herë jo të mira, por Presheva, Medvegja, e Bujanoci, e meritojnë të jenë më mirë dhe shpresojmë shumë, se tash me pavarësinë e Kosovës, do të jet edhe më mirë, nuk mundemi të presim që menjëherë pas tre viteve pavarësi të bëhet mirë edhe te ne, do të vije dita. Unë mendoj, se na duhet një unitet më i madh, qoftë i faktorit politikë atje, krijuesve e kështu me radhë, sepse duke i lënë inatet me një anë arrihet suksesi i përgjithshëm dhe i garantuar. Nëse jemi të ndarë, atëherë, nuk ka asgjë, mundet të ketë suksese individuale. E shikoj Zvicrën, këtë shtet të fuqishëm, këtë shtet që i jep mundësi atyre që duan vërtetë të punojnë në drejtime të ndryshme në të mirë të shoqërisë, e ndihmon dhe nuk e izolon. Presheva ka një rini të shëndoshë, shumë punëtore, ata kanë suksese gjithmonë, kanë pasur dhe kanë, por në vend të vetin e kanë të pamundur të depërtojnë të gjithë nuk e di pse, a ndoshta duhesh të jesh në një parti, për të ushtruar profesionin. Nuk dua të merrem me politikë, sepse jam artist, e arti dhe politika janë larg njëra tjetrës, por e dua që edhe atdheu im të jetë më mirë, e jo të fitojnë vetëm individ dhe ata individ të sillen e pështillen me dekada në skenën politike, kur kemi të rinjë dhe janë me më shumë energji dhe me dije perendimore. Pas disa viteve e ke vizituar sivjet gjatë pushimeve verore vendlindjen, a kishte ndryshuar diçka për të mirë, apo si shumica e mërgimtarëve mendoni edhe Ju, se përveçse disa rrugëve që janë asfaltuar, disa drita që janë vendosur rrugëve, e që janë hapur disa kafiqe e restaurante dashmash, nuk ka ndryshim tjetër? Nexhmedin Junuzi: Ta them të drejtën, para dy viteve e kam vizituar atdheun tim, pas 15 viteve që isha në Zvicër. Shumë vite patën kaluar. Si të them, ishte një ndjenjë e pa besueshme më që nuk e përjetova periudhën e pas luftës, mu dukë, se nuk kishte pasur ndonjëherë këtu luftë nga gjallëria që ishte. Nga natyra të gjithë bashkëvendasit e mijë ishin optimist, sytë e tyre shikon një të ardhme të sigurt, por se si do të jetë situata në të ardhmen nuk mundemi ta dijmë, varet nga shumë faktorë. Papunësi e madhe, një student kur të hyjë në ligjëratat e para, duhet të mendojë, se kur ta kryejë, a do të kem punë, kjo është paksa e dhimbshme. Normalisht, se kishte përmirësime në Preshevë, por jo aq sa duhet. Nuk janë përmirësime disa shtëpi private që janë ndërtuar, e restaurante dashmash, por shikoja, se sa fabrika janë hapur, se sa punëtorë X fabrika ka punësuar e kështu me radhë, prandaj, shpresoj shumë, se ajo rini, do të ketë ditë më të mira dhe të mos i kalohet koha nëpër kafene, por të investohet më shumë nga ata që munden dhe që e kanë në dorë, të shfrytëzohet kjo rini, sepse ata janë e ardhmja e tyre. Të mos politizohen me çdo kusht, sepse nëse nuk janë të politizuar, do të gjykojnë më drejtë. Ne e dijmë, se ato treva kanë mbetur paksa në hije, e të harruar, por duhet shikuar realitetin e krijuar. Mora lajme, se malet janë të mbushur me ushtarë, e këndej harxhohen me mijëra euro për një dasëm etj, etj, na duhet të investojmë në shkollime, për të përgatitur kuadro të reja, sepse vetëm kështu fitojmë shumë, edhe dasmat duhet të mbahen, por jo duke i fryrë gjërat, ky është mendimi im privat dhe nuk do të thotë se duhet të jetë kështu. Për tu bërë një dasëm, një çiftit i duhet të punojë një vit në Zvicër, për të mundur ti mbledhin ato të holla, shumë, vërtetë shumë, unë shoh edhe në Zvicër dhe në disa shtete që i kam vizituar, nuk harxhohen këto shuma të majme. Të punojmë për rininë, të investojmë në kulturë dhe sa më pak të merremi me politikë dhe politikën duhet ta drejtojnë ata që e studiojnë. Çka do të kishe ndryshuar në mënyrë të shpejtë në Preshevë? Nexhmedin Junuzi: Vendlindja është e ëmbël, pavarësisht gjërave që i sheh, apo i kam parë. Shumë e bukur është Presheva, e ka në pozitë të mrekullueshme, me fshatrat për rreth: Rahovica, Norça, Corrotica, Gerajt, Strezoca, Miratoca, Rainca e kështu me radhë. Për shumë çka më ka shkuar mendja të ndryshoj, por duhet shikuar realitetin e krijuar atje. Unë e doja të jetë si Zvicra vendi im, por nuk mundet për momentin. E dijmë se ka kaluar luftën, e pastaj nuk investohet sa duhet e kështu me radhë. Në çdo shtëpi atje ka nga një mërgimtarë dhe këta mërgimtarë ndihmojnë, sepse nëpër punë janë shumë pak, edhe ata që janë, janë në biznese private. Investimi im më i madh do të ishte tek rinia, që të mos largohen nga vendi, por të punojnë aty, të krijojmë mundësi veprimi, të shkrijnë dijen e tyre. Shumë gjëra kisha ndryshuar, shumë, shumë…, po nëse filloj nga e para, më dukej vetja, i politizuar, kështu më mirë, e paraqes përmes punimeve të mia... Pse sipas jush, kanë ikur dhe po ikin shumë intelektualë nga ai vend i bekuar, që ka lind shumë veprimtarë të devotshëm dhe me sukses, po tregohen të shkëlqyer qoftë në tokat tjera shqiptare ashtu edhe në diasporë? Nexhmedin Junuzi: Situatat e krijuara pas çdo kohe. Edhe unë jam njëri prej tyre. Jo që kam ikur, apo ikin, por janë të detyruar të largohen, por edhe në largësi, duhet të mendohet dhe të punohet për ditë më të mira atje. Kujtojmë shumë veprimtarë të kauzës sonë kombëtare, nga diaspora kanë dhënë shumë mund dhe kuptohet atdheu ynë ka përfituar. Kushtet janë faktorë tjetër që largohen, politika e krijuar, mos siguria e kështu me radhë. Të rinjtë shikojnë perspektivë dhe jo të jenë të izoluar. Sa punime artistike ja ke kushtuar atdheut, mundesh ti rikujtosh e ti numërosh? Nexhmedin Junuzi: Shumë, nuk mundem ti numëroj. Një është e sigurt, se në çdo punim thuajse je i lidhur me atdheun, sepse je i atij trualli dhe nuk mundesh ti ikësh dhe ti ndalësh emocionet, sepse ato vijnë nga brendësia e shpirtit, e aty nuk ka doganë e artificializëm. Dua të pyes dhe natyrisht të marr mendimin tuaj, pse pate vendosur të studiosh për skulpturë? Nexhmedin Junuzi: Të studioj skulpturën vendosa, sepse është shumë dimensionale dhe kur krijon një vepër, mundesh të lëviz në të gjitha anët dhe kënaq ndjenjat e artistit. Pyete zemrën tënde dhe më jep përgjigje, a je i kënaqur me profesionin tuaj? Nexhmedin Junuzi: Ta them shumë sinqerisht, besa jo sa duhet, jo pse nuk kam krijuar, por e kemi kaluar dhe po kalojmë nëpër situata të ndryshme, e shpesh, je detyruar të largohesh për një kohë, duke vrapuar për të egzistuar. Kujtojmë kohën e para luftës në Kosovë, gjatë luftës, pastaj situatat e krijuara në atdhe e kështu me radhë, e angazhimi është kërkuar edhe diku tjetër. Profesioni im është i lidhur me jetën time, me përditshmërinë time, sepse ju thashë edhe më lart dhe po e përsëris, se e kam në zemër dhe nuk mundem ta hjeki nga zemra, pavarësisht rrethanave që na rrethojnë si shoqëri. Ti kthehemi Zvicrës, ku e ke kaluar thuajse një pjesë të madhe të jetës, jeni me familje dhe fëmijët e tu si duket po ndjekin gjurmët e babit, por njëkohësisht sa kemi parë ne, kanë talent edhe në artin muzikorë. Nëse vajza juaj apo djali, do të donte të merrte mendimin tuaj, që të studioj artin figurativ apo edukatën muzikore, cilën do ja kishe preferuar? Nexhmedin Junuzi: Po me bashkëshorten e kemi bashkëbiseduar shpesh dhe e mendojmë, por nuk jemi nga ata që ia kushtëzojmë profesionin, i përcjell si prind, se për ku janë të dhënë. Me këtë rast, falënderoj edhe bashkëshorten time dhe fëmijët, që më kanë kuptuar dhe më kuptojnë shumë mirë, që edhe kur krijoj, më respektojnë dhe më kanë dhënë edhe më shumë elan për punë. I kam dy fëmijë, vajzë Elonën dhe djalin Rigonin, janë të dhënë pas artit, por do të shikojmë ndërkohë, se për ku do të jenë të përcaktuar. Tek vajza Elona kam vërejtur se ka talent në muzikë, andaj më shtyri të mbështes në një realizim të një kënge të cilën e komponoi dhe e realizoi kompozitori i njohur Genc Prelvuka, të cilin e çmoj për realizimin e sukseshëm që e bëri me Elonën, ku doli jashtëzakonisht një realizim profesional dhe kjo munde të jetë një shpresë e mirë, që vajza ime të merrej me muzikë, por ia lëjmë kohës, kryesore, unë si prind do ta mbështes me aq mundësi sa kam si prind. Të kujtohet, se cili punim i juaji deri më tani është vlerësuar më shumë? Nexhmedin Junuzi: Skulptura e mërgimtarit, e cila erdhi me mua në Zvicër, por që ende nuk u kthy në Kosovë. Kam edhe punime tjera, e tash varet dëshira e artëdashëve. Në çdo punim ka një të veçantë, e ka një temë dhe flet për diçka, pra e ka gjuhën e vet të sinqertë. Punimet nuk mundesh ti ndash, se ky është më i miri, apo ai, sepse janë të dalura nga shpirti. Çka janë ngjyrat për Ty kur vizaton? Nexhmedin Junuzi: Venë e gjakut që ushqen zemrën. Në cilat tema e gjenë veten më mirë? Nexhmedin Junuzi: Në të gjitha ndjehem mirë, por më e mira në ato sociale. Do ti kthehesh atdheut? Nexhmedin Junuzi: Do të përgjigjem shumë shkurt, pyetje e vështirë… Të falënderojmë edhe njëherë për kohën që gjetët për të bashkëbiseduar. Nexhmedin Junuzi: Ju falënderojmë edhe juve dhe suksese. /Intervistoi Dashnim Hebibi/