.:Presheva.com Web Portal:.: Reshjet e borë vështirsojnë qarkullimin /foto/ Reshjet e borë vështirsojnë qarkullimin /foto/ ================================================================================ Driton Salihu on 26/01/2012 03:37:00 Reshjet e mëdha të borës që po bien pandërprerë mbi 30 orë, kanë vështirësuar qarkullimin në pothuajse të gjitha rrugët. Rrugët edhe pse janë me borë janë të kalueshme, mirëpo me shumë vështirësi. Kompanitë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve lokale në komunën e Preshevës janë NP “Moravica” dhe dy kompanitë private Saba Bellça dhe Arso Com. Të gjithë shoferët këshillohen që veturat e tyre ti pajisin me mjetet adekuate për dimër, si zinxhirë dhe gomat e dimrit dhe të kenë kujdes në shpejtësinë e cila duhet ti përshtatet kushteve.