.:Presheva.com Web Portal:.: Akademi përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së Akademi përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së ================================================================================ Driton Salihu on 26/01/2012 15:11:00 Me intonimin e himnit kombëtarë dhe me një minut heshtje në nder të dëshmorëve të kombit, është mbajtur sot akademia përkujtimore me rastin e 12 vjetorit të daljes në skenë të UÇPMB-së. Me moton “E filluam kur ishim të bashkuar”, në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, një numër i vogël i qytetarëve të Luginës së Preshevës, përkujtuan dëshmorët e kombit, dhe kujtuan daljen në skenë të UÇPMB-së. Të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve, invalid, veteranë, ish ushtarë, si dhe përfaqësues të partive politike dhe udhëheqës të institucioneve lokale. Të pranishmëve fillimisht iu drejtua kryetari i OVL-së të UÇPMB-së Ramadan Ismajli dhe shefi i ekipit negociator të asaj kohe Jonuz Musliu, kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe ai i Bujanocit Shaip Kamberi, ku njëzëri theksuan rëndësinë e luftës së lavdishme çlirimtare për liri, të bërë nga bijtë më të mirë të kombit shqiptarë, kurse Mustafa potencoi se familjet e dëshmorëve tashmë nuk janë thjeshtë familje të rëndomta, por zënë vend në familjet më fisnike të kombit shqiptarë. Në vazhdim ishte përgatitur edhe një program kulturo- artistik nga shoqëritë që janë aktive në Preshevë e Bujanoc. /tvp/