.:Presheva.com Web Portal:.: Në Shkup ndërrohen emrat maqedonas me ata shqiptarë në katër shkolla Në Shkup ndërrohen emrat maqedonas me ata shqiptarë në katër shkolla ================================================================================ Driton Salihu on 27/01/2012 02:06:00 Këshilli i Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që t’iu ndërrojë emrin katër shkollave fillore që gravitojnë në këtë komunë. Shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” në të ardhmen do të quhet “Ismail Qemali”, shkolla “Cvetan Dimov” do të quhet “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Jane Sandanski” do të quhet “Jashar Beu” dhe shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” do të bartë emrin e dëshmorit të UÇK-së “Imri Elezi”. Siç mëson portali Zhurnal, gjatë të gjitha procedurave është respektuar parimi i Badenterit, ndërsa vendimi hyn në fuqi menjëherë pasi të publikohet në gazetën zyrtare. Emrat e heronjve dhe patriotëve shqiptarë kanë ardhur si propozim i qytetarëve dhe këshillave të shkollave, ndërsa pas shtyrjeve të shumta këshilltarët e Komunës Çair kanë marrë vendim që emrat e deritanishëm të figurave maqedonase të zëvendësohen me emra të heronjve shqiptarë. Ndryshe, në të gjitha këto shkolla mbi 90 për qind e nxënësve, arsimtarëve dhe drejtuesve janë shqiptarë dhe deri tani ka qenë e pakuptueshme që emrat e figurave maqedonase të qëndrojnë në këto shkolla.