.:Presheva.com Web Portal:.: Gjendja shëndetsore e Dardan Hysenit që u kafshua nga qeni po përmirsohet Gjendja shëndetsore e Dardan Hysenit që u kafshua nga qeni po përmirsohet ================================================================================ Driton Salihu on 27/01/2012 11:25:00 Gjendja shëndetsore e Dardan Hysenit nga fshati Rahovicë i cili aksidentalisht pësoi nga qentë endacak, po përmirësohet nga dita në ditë. Me këtë rast nëna e Dardanit, Valona Hyseni për Radiotelevizionit Presheva shprehet se gjendja e tij por përmirësohet gradualisht, sespe është nën kujdesin e mjekëve specialist të Insitutit për fëmijë Nëna dhe Fëmija në Beograd. Me këtë rast ajo thekson se gjatë kontaktit me anëtarët e familjes të cilët po përkujdesen atje për gjendjet Dardanit potencojnë se në dallim me ditë më parë tani ai ushqehet dhe shëndeti i tij është më i mirë. Rasti në fjalë na bënë të kuptojmë dhe të kemi kujdes si të rriturit e posaçërisht fëmijët që të mos jemi pre e qenëv endacak të cilët qarkullojnë edhe në mes të ditës në qendër të qytetit.