.:Presheva.com Web Portal:.: Familja Hasani nga Dobrosini me shtëpi të re Familja Hasani nga Dobrosini me shtëpi të re ================================================================================ Driton Salihu on 01/01/2011 09:00:00 Qendra e Solidaritetit Humanitar më datën 30.12.2010 bëri dorëzimin e shtëpisë të sapo ndërtuar familjes së Kadrush Hasanit nga fshati Dobrosin komuna e Bujanocit, shtëpia u ndërtua në saje te solidaritet që treguan me në krye shoqatën SOLIDARITETI nga Solloturni i Zvicrrës, bisneset si kompanitë “Elhan Komerce” , “Butrinti Architecture”, “Eureka”e të tjerë,si dhe vetë komuna Bujanocit. Familja Hasani ishte në kushtë tëpër të rënda sa i përket strehimit,vite me radhë ishin në mjerim të plotë,tani më kjo familje jo që dimrin do ta kalojnë në ambijentë të ngrohtë,por ajo gjithmonë në zemrën e vetë do të ndjejë ngrohtësi ndaj bashkë qytetareve të vetë pas këtij solidariteti që ata treguan. Q.S.H ja shpreh mirënjohje dhe falenderim të veçant për shoqatën Solidariteti nga Solloturni i Zvicrrës e cila tregoi një angazhim të denjë në realizimin e këtij projekti,ku gjithë ashtu ky projekt edhe këtu gjeti përkrahjen e nevojshme nga binseset dhe institucioni i komunës së Bujanocit të cilëve u shprehim miërnjohje për solidaritetin e treguar. Shtëpia është e rregulluar dhe kompletuar tërësiht,me një hapsirë rreth 80 M2 vlera e projektit ishte gjashtëmbëdhjetë mijë euro. /presheva.com/