.:Presheva.com Web Portal:.: Lugina, edhe këtë vit u zgjua me halle të njejta Lugina, edhe këtë vit u zgjua me halle të njejta ================================================================================ Driton Salihu on 10/01/2012 01:31:00 Të mendosh që qytatarët e Luginës së Preshevës, ky vit i gjeti njejtë si vitet tjerë është për të ardhur keq, sepse asnjë ndryshim pozitiv nuk ka ndodhur gjat 10 vjetëve të fundit për këta qytetar që po i merret e drejta ngadalë dhe pa asnjë pikë mëshire Presheva, Bujanoci e Medvegja, këtë dekad të fundit kanë hasur shumë vështirësi për të jetuar në një vend që trashëgojnë qysh në kohët më të hershme, padrejtësi, dhunë burgosje, varfëri dhe diskriminim i pa shpjegushëm, ushtrohet mbi këta qytetar të ndershëm e autokton. Varfëri, burgosje, vrasjet misterioze, diskriminimi, janë bërë njësh me këta njerëz dhe ngadalë kanë filluar që këto dukuri të depërtojnë deri në eshtrat, duke mos i lënë asnjë cop mish e lekurë këtyre shqiptarëve të mbetur nën hijen e mëshirës së shovenistëve serb Ushtrimi i dhunës përmes miratimeve të ligjeve të pa qenë, në dëm të popullatës që flasin gjuhën shqipe dhe mendojnë e jetojnë shqip, këto vite të fundit sa vin e shtohen dhe nuk lënë hapsira të të jetuarit në këtë vend të shenjtë për shqipatarët, dhe pa mbështetjen e askujt detyrohen që të marrin rrugë të heshtur e të mërzitur drejt një vendi ku e drejta për të jetuar dhe për të ushtruar lirshëm identitetin kombëtar është e garantuar, Çdo vit që kalon aq me shumë mbushen autobusët, fatkeqësisht jo me turist shqiptar, por me azil kërkues, që me kokën kthyer e zemrën lënë në këtë vend të dashur për ta, detyrohen që të marrin një rrugë pa e ditur se ku mund t’i gjej e nesërmja, duke mbyllur shtëpitë e lënë prind e vllezër me lot në sy, marrin një rrugë të gjatë që për ta mund të quhet me plot të drejt “Rruga e Shpresës”, për një të ardhme më të mirë. Ngjarjet që kanë ndodhur viteve të fundit janë të shumta, madje te trishtueshme kur e sheh se si kjo luginë e vetmuar po zbrazet ngadalë, dhe shuan çdo dritë shrpese për të rinjt. Protestuam, thuajse çdo vit nga katër her, madje edhe atëher kur na u desht të festojm ne protestuam, protestuam para Vitit të ri, atëher kur u burgosën nëntë qytetar të pafajshëm, protestuam edhe per 28 nëntor, ku të gjithë shqiptartë tjerë nga mbar bota festuan. Bojkotuam e ç’nuk bëmë, vetëm e vetëm për të mbrojtur kufijtë e luginës dhe sigurar një jetë më të mirë për vetën tonë, por kjo sakrificë si duket nuk u përfill nga askush, as nga pala ndërkombëtare, as nga pala shqiptare, se nga pala serbe as qe kemi shpresë. Vrasjet misterioze që kanë ndodhur gjat këtyre viteve të fundit janë të shumta, të pa shpjegushme dhe të pa falshme duke marrë shumë jeta të pafajshme, që u harruan dhe u mbuluan me mijëra probleme e halle tjera që po e shoqërojnë Luginën e Preshevës. Largime të shumta e burgosje të pa baza, ndodhin pa ndërprerë në një vend që ndodhe jo shumë larg vendeve tjera evropiane ku me kushtetutë është e garantuar etnia kombëtare, fetare.. Edhe me gjendjen sociale s’kemi qenë mirë, madje kemi qenë edhe më posht se zero, por këtij halli sikur me qëllim ju është shtuar edhe izolimi i qytetarëve të Luginës, jetuar me shqiptar, lëvizja drejt shteti ku ne pretendojmë që jemi pjesë e saj duke na obliguar që të paguajm për çdo dy javë me një shumë ku per shumicën e qytetarëve është e pa përballueshme. Ne çdo vend tjetër të botës ndryshimi i viteve në aspektin e krijimit për një standard më të mirë për jetës sjellë dobi, ndërsa te ne kjo gjë është e kundërt, çdo vit që kalon ne thellohmi në një tunel pa dritë, pa ujë, bukë, por gjithsesi me kokën lart po mundohemi që shpresa për një të ardhme më të mirë mos të fiket kurrë. Shkruan: Fatlum Hetemi