.:Presheva.com Web Portal:.: Kush janë Patriotët dhe kush dëshmorët!? Kush janë Patriotët dhe kush dëshmorët!? ================================================================================ Driton Salihu on 11/01/2012 13:29:00 Kohëve të fundit më bezdis fakti që çdo ditë e më shumë ndegjoj thëniet “Unë jam patriot”, “Unë merem me çështje patriotike”, “Bëra akt patriotik”, “krenohem me dëshmorët e kombit”, “lavdi dëshmorëve” bile edhe më shumë më bezdisi, dita kur në emisionin Opinion në Tv Klan një grup njerëzish të cilët disa i admiroj e disa i urrej flisnin për atë se sa patriot janë dhe s’janë. Shumë individë të vetëquajtur patriotë, edhe më shumë të vetëquajtur intelektual më bëjnë të ndjehem injorant dhe të luftoj kundër vetvetes, të luftoj nderisa të mohoj vetveten por assesi edhe të qenurit shqiptar. Skam ç’të bëj ktë të fundit nuk e zgjodha unë, thjesht e trashëgova nga paraardhësit e mi Shqiptarë. Por dhe jam i lumtur që kam ktë fat. Unë jam qënie njerzore, pastaj jam Shqiptar, dikur isha fëmi, tash më nuk jam dhe mundohem të mos sillem si i tillë. Jam edhe student, por edhe ushtroj një profesion që e dua dhe konsideroj se është i ndershëm. Kështu e siguroj bukën e gojës dhe arij deri diku të bëj gjërat që më pëlqejnë. Ky jam unë. As patriot, e as intelektual, as i pasur e as i varfun, as i bukur e as i shëmtuar. Por ama shum i lumtur dhe njekohësisht i dëshpëruar. Ajo që dua t’ju them është se ju dua shumë të gjith juve persona që konsideroj se jeni të mirë, të drejtë, patriotë, intelektualë, artistë, sportistë, punëtor krahu, politikanë, studentë, mjek, … Por juve të vetshpallur patriotë, intelektual, magjistra e ekspertë, doktor e profesor, … ju urrej saqë nuk mund ta imagjinoni. Ju urrej për faktin se konsideroj se ju jeni fajtor që unë jam i dëshpruar, ju jeni fajtor për atë që ndodh me tokën dhe kombin që dua më së shumti. Kur isha më i rri në moshë ju vëreja por nuk kuptoja pse sju doja, pse s’më pëlqeni. Nuk kuptoja pse një ndjënjë e mbrëndshme më thoshte të mos ju respektoj dhe privilegjoj. Këtu pikërisht filloi lufta ime me vetveten, ishit ju shkaku i kësaj lufte. Por tani e kam kuptuar. Kuptova që ju nuk jeni patriotë, as ekspertë, as intelektual, artistë, doktorë e profesorë. Dhe shpresoj ta kuptoni edhe ju vetë një ditë. Ajo që konsideroj se duhet ta kuptoni është se nuk mund ti japësh vetes titullin patriot ngaqë se patriotizmi nuk është profesion për të cilin ti ke një diplomë, nuk je intelektual sepse ke veshur kollare, nuk mund të quash vetveten ekspert vetëm sepse ke “diplomë” në profesionin përkatës, e juve magjistra doktorë e profesorë nuk ju bën diploma që e keni blerë apo dhunshëm e keni marë. Duhet të kuptoni se janë të tjerët ata që ju vlersojnë dhe ju japin këto tituj, ju vlersojnë nga veprat tuaja, nga bëmat tuaja dhe nga mënyra se si i keni bërë këto bëma. Le të marim shembull dëshmorët. Për tu bërë dëshmorë duhet të vdesësh duke luftuar. Për lirinë e popullit, për të mirën e vendit. Por jo duke vjedhur e plaçkitur, jo duke vrarë e dhunuar sidomos njerëz të pafajshëm. Dëshmorët egzistojnë sepse vdiqën dhe ne dëshmojmë, ne jemi dëshmitarë dhe i quajmë të tillë. Por ju falemnderoj të gjithve për një gjë, se ju më mësuat të dalloj te keqen prej të mirës, vlerën nga antivlera dhe për ktë u jam shum mirnjohës. Mos ishit ju nuk do isha as unë. Unë do vazhdoj të jem ky përderisa te kuptoj se jam gabim, dhe ateherë do ndryshoj, do mundohem të përmirësohem. Por nuk do të ndalem kurrë duke punuar për atë që konsideroj se është mirë për kombin dhe tokën time. “Atdheu nuk ka nevojë që të thuash që e don ! Por Atdheu ka nevojë të ia shërosh plagët´ kur ai rënkon! Atdheu nuk ka nevojë që ti të mburresh me emrin e tij ! Por atdheu ka nevojë që ti ta nderosh me punë e ndershmëri ! Atdheu nuk ka nevojë për emrin tënd plot lavdi… Por ka nevojë që të mos lëndohet` kur përmendesh ti !” Shkruan: Zeqir SULEJMANI (Autori është student në Fakultetin e Arteve Dramatike dega regji dhe montazh filmi – USHT Tetovë)