.:Presheva.com Web Portal:.: Australian Open: Nadal mposht Federerin Australian Open: Nadal mposht Federerin ================================================================================ Driton Salihu on 26/01/2012 07:30:00 Rafael Nadal ka shenuar fitore ndaj zviceranit Roger Federer, në gjysmëfinalen e Australian Open, ku Federer nuk kishte humbur asnjë set deri në përballjen me spanjollin. Nadal humbi setin e parë 6-7 por kjo nuk e demoralizoi sepse loja foli për të gjatë minutave në vazhdim. Setin e dytë e dominoi 6-2, ndërsa i treti u nda me tie-break 7-6 për numrin 2 të botës. Në setin final, Rafa Nadal përfitoi duke fituar një game me topat e kundërshtarit, duke e mbyllur 6-4 dhe gjithë takimin 3-1, çka i siguroi edhe finalen e turneut të parë të madh të sezonit, Australian Open.