.:Presheva.com Web Portal:.: Liverpool i gatshëm për ofertën për Cavani Liverpool i gatshëm për ofertën për Cavani ================================================================================ Driton Salihu on 27/01/2012 10:55:00 Klubi i Liverpool është gati për të marrë shërbimet e Edinson Cavanit. Lajmi bëhet i ditur nga siti “Footy Bunker”, sipas të cilit tekniku Kenny Dalglish sheh tek sulmuesi i Napolit, objektivin kryesor për të forcuar repartin e avancuar. Madje Dalgish dëshiron që Cavani të jetë përkrah bashkëkombasit Luis Suarez, duke risjellë kështu çiftin që pamë në Kupën e Botës me fanellat e Uruguait. Ndonëse kërkesa e Napolit për të lëshuar Cavanin është 30 milionë sterlina, shifër që frikësoi klube të tjerë si Chealsi dhe Manchester City, drejtuesit e Liverpoolit mund të bien dakord me këtë shifër, vetëm që të bëjnë të lumtur trajnerin e tyre.