.:Presheva.com Web Portal:.: Kur mundet të mbetet Mourinho nga Real Madrid? Kur mundet të mbetet Mourinho nga Real Madrid? ================================================================================ Driton Salihu on 27/01/2012 17:59:00 Treneri i Real Madrid, Jose Mourinho duhet të fitojë Ligën e Kampionëve dhe ligën spanjolle nëse dëshiron të mbetet tek Real Madrid, shkruan The Sun. "Nuk bëhet fjalë për rezultatet por për imazhin e klubit" ka thënë një burim i afërt me klubin. "Nuk ka dyshim se Mourinho është trener i shkëlqyer, mirëpo situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Perez e ka sjellë Mourinhon që të fitojë trofe. Nëse i fiton, ndoshta edhe do ti falet" ka thënë burimi i klubit.