|
Apple iPhone

(presheva.com) - Nė
Macworld 2007, Apple ka prezantuar iPhone tė shumėpritur, njė iPod
me ekran tė gjėrė, telefon mobil, termnal interneti mobil, kamerė
digjitale dhe organizer portabel, tė gjitha nė njė. Disa nga
veēoritė interesantė janė edhe OS X (Sistemi Operativ) me tė cilin
punon telefoni, kontrollimi me anė tė ekranit tė ndjeshėm nė prekje
(touchscreen) i cili mund tė kontrollohet me disa gishtėrinjė duke
menjanuar lapsin (stylus).
I pajisur me 4 ose 8 GB tė memorie tė integruar, iPhone i Apple ka
mė shumė hapėsirė se qė ju nevojitet pėr tė ruajtur fotot, videot
dhe muzikėn. Pėr dallim nga iPod ka njė ekran TFT 3.5" tė ndjeshėm
nė prekje me rezolucion 320x480 pixela, ka tė integruar kamerėn
digjitale 2 Megapikselėshe. Ka njė akselerometėr i cili i mundėson
telfonit tė dijė pozitėn e tij, portret apo peisazh qė tė vendosė
edhe orientimin e ekranit nė pozitėn e favorshme. Tė gjitha kėto
mundėsi ofrohen nga telefoni i hollė vetėm 11.6 mm.

Telefonit quad-band GSM/Edge si
mangėsi mund t'i llogaritet mungesa e opcionit 3G dhe HSDPA. Pėrveē
kėsaj iPhone ėshtė njė smartphone i pėrkryer i cili nuk ka opcion
primar vetėm bėrjen e thirrjeve telefonike, por mund tė ruani
kontaktet tuaja, shėnimeve, kalendarin, ngjarjet,.. dhe
sinkronizimin e tyre me kompjuterin tuaj. Nėse edhe kjo nuk ju
mjafton paisja ka tė integruar Wi-Fi (802.11 b/g) dhe Bluetooth 2.0.
Njė tjetėr pėrparėsi e kėsaj paisje multimediale ėshtė edhe
pėrdorimi i internetit, pasi qė iPhone ofron web browser nga Safari
me Google search plus dhe Google Maps tė integruar, por nuk ka tė
integruar GPS.

Apple do tė fillojė e ofrimit tė
iPhone nė SHBA pėrmes rrjetit Cingular. Paisja pritet qė tė jetė
komerciale qė nga Qershori i kėtij viti. Ardhja e iPhone nė Europė
nuk pritet para ēerekut tė katėrt tė vitit 2007 apo fillimit tė
2008-ės nė Azi. Ēmimi fillestar nė Cingular do tė jetė 499 dollarė
pėr modelin me 4GB pėrkatėsisht 599 dollarė pėr modelin me 8GB me
kontratė dy vjeēare.
Lexoni nė
presheva.com:
iPhone nė Janar 2007
© presheva.com
|