Nikon D4
Prezantohet modeli i ri nga Nikoni, Nikon D4. Ai është dedikuar për profesionistët dhe është pothuajse në çdo aspekt më i mirë se paraardhësi D3 dhe versioni i tij i freskuar D3S. Nikon D4 nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh dizajni, por është punuar në arritjen e ergonomisë më të madhe kur shfrytëzohet aparati në orientim portrait (vertikal).
Ai ka full-frame CMOS senzorin 16 megapixelësh dhe matricën 3D me ngjyra me 91.000 pixelë (3DS kishte 1005 pixelë), për përllogaritjen e dritës, balancës të së bardhës, njohjen e fytyrave, fuqisë së blicit, etj. Është avancuar dukshëm edhe ISO ndjeshmëria e cila sillet prej 100 deri 204.800, ndërsa pritet që fotografitë e pastra, pa pupla dhe kokrra të arrihen edhe me vlera ISO prej 12.800.
Sistemi i autofokusit me 51 pika është avancuar po ashtu, posaçërisht në kushte të ndriçimit të dobët dhe me hapje të vogël të blendës, ndërsa trupi me autofokus të kyçur mund të nxjerrë 10 frame në sekondë.




Publikoni komentin tuaj