Samsung prodhon tastierë për PC me germa shqip
27/04/2011 08:13:00
Firma e njohur jug-koreane Samsung ka prodhuar tastierë me të gjitha germat e gjuhës shqipe, përfshirë edhe ato 'ë' dhe 'ç', të cilat shpesh është dashur të përdoren me anë të ndihmës së alt+135 dhe alt+137 apo me shenja të tjera të tastierës, që pastaj është dashur të zëvendësohen me replace.
Tastiera shqip, sipas standardit të Microsoft-it, nuk dihet nëse ka mbërritur edhe në ndonjë nga dyqanet në Prishtinë, por mediet tiranase informojnë se atje kanë mbërritur në dyqanin Optimal në Tiranë dhe se çmimit i një tastiere të tillë kushton 8 euro.



Publikoni komentin tuaj