Prism 200c - Shikimi i lëvizjeve përtej murit
04/05/2011 08:57:00
Edhe pse në shikim të parë duket se është një fantastikë, bëhet fjalë për një zbulim real. Ky aparat shërben për të shikuar përtej murit dhe quhet Prism200c.
Prism 200c mund ti tregojë përdoruesit se çka ndodhet përtej murit nga druri, guri apo qeramika në kohë reale. Prodhuesi i këtij aparati "Cambridge Conultants" ka deklaruar se ky aparat do të përdoret në ushtri dhe shërbime sekrete, shkruan Daily Mail.
Edhe pse ende nuk është e mundur që të jepet një fotografi e shkëlqyer për të gjitha detajet nga ana tjetër e murit, Prism paraqet një hap pëpara për zhvillimin e kësaj teknologjie.



Publikoni komentin tuaj