Ballina | Hi-Tech | Ja se si | Çfarë fotografi nuk duhet të vendosni në Facebook?

Çfarë fotografi nuk duhet të vendosni në Facebook?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Çfarë fotografi nuk duhet të vendosni në Facebook?

Fotografi në të cilën ekspozoheni pak si tepër, duke treguar veturën tuaj të re apo trupin tuaj, nuk do të ju ofrojë miq të ri, por do të ketë efekt të kundërt, tregojnë hulumtimet e fundit, pasi këto fotografi japin mendime se ju jeni të dashuruar në vetveten apo jeni materialist

Hulumtimet janë bë në Britaninë e madhe ku ka treguar se fotografia e profilit tuaj në Facebook për të cilën mendoni se do të ju tërheq më shumë miq, ajo do të refuzojë në të vërtetë, shkruan Daily Mail.

Për të formuar mendimin rreth dikujt apo karakterin e tij në bazë të fotografisë profil në Facebook duhet më pak se pesë minuta, ndërsa personin kur e shohim drejtpërdrejt duhet rreth 9.5 minuta, shkruan Daily  Mail duke iu referuar hulumtimeve.

Hulumtimet që janë bë nga kompania për analizë të imazheve në rrjetet sociale "Reputation 24/7" tregon se më shumë se 60% e njerëzve mendim të përhershëm merr për një person në bazë të fotografisë në profil.

Të anketuarve iu janë treguar 18 fotografi të ndryshme që hasen më së shumti nëpër profilet e Facebook, ndër to vajza dhe djem nëpër plazhe, në argëtimet e natës dhe duke "pozuar" pranë automobilit.

Ata i kanë vlersuar negativisht këto fotografi, ndërsa kanë vlersuar pozitivisht njerëzit në foto me miq në rrethana të këndshme, jo në klube të natës me alkool para vetit, pasi për shumicën këto lloj fotografi tregojnë dashurin ndaj argëtimeve të ndryshme.

Vlersime të mëdha kanë marrë fotografitë me portrete të thjeshta me buzëqeshje të sinqertë, fotografi me fëmijë apo nga martesa.

Nëse vendosi një fotografi duke u përqafuar fort me të dashurin tuaj ose duke u puthur, atherë do të vlersohet keq nga rrethi.

Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se fotografitë e përpunuara në mënyrë digjitale deri tek mosnjohja reagojnë keq. Po ju, çfarë foto keni? /presheva.com/

 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

1.00
Presheva Web Portal