Ballina | Hi-Tech | Ja se si | Çfarë të bëjmë kur laget laptopi?

Çfarë të bëjmë kur laget laptopi?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Çfarë të bëjmë kur laget laptopi?

Të punosh në kompjuter me një gotë ujë ose një filxhan kafe është diçka shumë e zakonshme. Kështu që mundësitë për të derdhur lëngje në tastierë janë të mëdha dhe në shumë raste nuk është ndonjë problem. 

Mjafton vetëm që tastjera të thahet mirë dhe të rifillohet nga puna, por puna ndryshon kur bëhet fjalë për një laptop. Në këtë rast mund t’i themi lamtumirë aparatit ose riparimi i tij do të na kushtojë shumë. 

Nëse veprojmë shpejt, mbase mund të shpëtojmë laptopin tonë. Si? Ja disa këshilla që  i transmeton TCH:

1- Nëse duam që të mos laget laptopi duhet të evitojmë lëngjet pranë tij. Por, nëse laget duhet të veprojmë shumë shpejt: ta fikim pa pritur që të mbyllet Windows, ta heqim nga priza dhe t’i heqim bateritë. Kjo bëhet për të evituar që lëngu të hyjë në kontakt me qarqet e aparatit.

2- E kthejmë përmbys në mënyrë që lëngu që ka rënë në butonat e tastjerës të bjerë në tokë. Më pas, thajeni tastjerën me peshqir.

3- Nëse lëngu që derdhet mbi kompjuter përmban sheqer pastrimi duhet bërë me solucione specifike.

4- Pasi ta keni tharë prisni disa ditë para se ta rindizni. Në këtë mënyrë e gjithë lagështia do të jetë tharë dhe kompjuteri ose laptopi do të punojë sërish pa probleme. 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
wwww 20/02/2012 21:25:40
Shum persona bejne shum gabim! loptopi kur laget, ata punojne me te nesermen apo e thajne dhe normalishte ndodhe qe llaptopi munde te punoje, po pasojat munde te shfaqen pas nje jave problemet apo edhe pas nje muaji ngaqe lengu nuk deperton direkte ne plake menjeher kshtu qe depertimi i ujit pas nje kohe shkakton pastaj shum telashe ne pllakn e laptopit, me se miri dhe per te qene me sigurte eshte qe te drejtoheni tek serviserat dhe te ja sqaroni rastin se si ka ndodhe sakte, eshte shume problem te thahet vetvetiu llaptopi kam pershtypjen megjithate ndoshta edhe mundet po ka rrezike!

Kam pas x raste te ketilla, jo thonin llaptopi ka punu pasi u lage po faktikishte ndodhe qe nuk thahet mire, kshtu qe me sigurte kontaktoni riparuesit e PC.

Mir'mbetshi
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

5.00
Presheva Web Portal