Ballina | Hi-Tech | Ja se si | Si të fshini një llogari prej çfarëdo ueb faqeje?

Si të fshini një llogari prej çfarëdo ueb faqeje?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Si të fshini një llogari prej çfarëdo ueb faqeje?
Fshirja e llogarive që keni krijuar në Facebook, Google apo kudo tjetër në ueb nuk është gjithnjë diçka e lehtë. PCMag ka përgatitur disa këshilla që do t’ju lehtësojnë punën me mbi 30 prej shërbimeve më të njohura online.

Fjalët “Do të doja të heq qafesh” kanë një kuptim tërësisht më ndryshe kur dëshironi të largoni prej vetes një shërbim online. Sigurisht, dikur keni menduar se do të qëndroni me të për tërë jetën, por më pas ndryshojnë termet e përdorimit, licenca dhe ju më nuk jeni aq të kënaqur si më parë.

Për fat të keq, jo të gjitha ueb faqet dhe rrjetet sociale kanë krijuar gjëra të barabarta kur bëhet fjalë për ndarjen.  Me disa, duhen vetëm disa klikime për tu përshëndetur, dhe për disa të tjera, nëse stoponi së paguari një shërbim, faqja i qëron hesapet me ju menjëherë. Të tjerët ju nxjerrin yndyrën duke ju munduar prej një vendi në një vend tjetër. Edhe pasi ju të keni ndjekur të gjithë hapat e kërkuar, disa prej këtyre faqeve kurrë nuk ndahen prej jush, por mbajnë lidhje për tërë jetën.

Pa marrë parasysh se kur dëshironi të largoheni prej një llogarie online, kjo gjë nuk do të jetë aq e lehtë, por ka të tillë që kujdesen që të lehtësojnë çdo ndarje dhe ajo quhet accountkiller. Atë vetëm duhet ta vizitoni dhe do të kuptoni shumëçka. E nëse dëshironi t’i mësoni këshillat e PCMag atëherë vizitoni këtë link. /ValonS, PCWA/

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (0 Publikuar)

Total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal