Si ti dërgoni fotografitë nga Facebook tek ata të cilët s'janë në Facebook
Edhe pse rrjeti Facebook ka më tepër se 600 milionë përdorues të regjistruar, shumë njerëz nuk duan që të regjistrohen në këtë rrjet. Në mesin e këtyre që nuk regjistrohen mund të jetë edhe ndonjë i njohur për ju. Shumica e përdoruesve në Facebook i ngarkojnë fotografitë e tyre të fundit dhe duan që t’i shkëmbejnë me shokët. Por, nëse dëshironi që t’i shkëmbeni fotografitë me shokët apo të njohur të tjerë që nuk kanë llogari në Facebook, atëherë aplikacioni Feed Mom mund të ju ndihmojë.
Feed Mom është një shërbim falas për ueb që dërgon me email fotografitë tuaja në Facebook tek të tjerët që nuk kanë janë të regjistruar.
Ecuria
Shkoni në www.feedmom.com dhe kyçuni me llogarinë tuaj në Facebook;
Pastaj shkruani emailin adresën e pranuesit të fotografive që dëshironi t’ia dërgoni;
Fotografitë që dërgohen me email përfshijnë ato që ju i keni ngarkuar apo edhe në ato fotografi ku keni qenë të etiketuar;
Ju mund të bëni kohë një kohë shtesë për fotografitë e etiketuara përpara se t’i shihni ato. /Valon SALIHU, PCWA/



Publikoni komentin tuaj