Si ta shlyeni një llogari në Facebook përgjithmonë?
Nëse vendosni që të mos e përdorni më Facebook dhe dëshironi që llogarinë tuaj ta shlyeni, Facebook ju ofron deaktivizim. Kjo do të thotë se pas një kohe ju mund ta ktheni atë kur të doni.
Mirëpo, ekziston edhe mundësia që ta shlyeni përgjithmonë, ku për këtë ju duhet të dërgoni një kërkesë tek Facebook. Këtë mundësi mund ta bëni duke klikuar këtu, andaj duhet të presni që kërkesën tuaj Facebook ta miratoj dhe aprovojë. Ky është një proces që mund të zgjasë.
"Sistemi ynë zgjat pak procesin e shlyerjes, nëse ndërroni mendjen dhe nuk dëshironi ta shlyeni përgjithmonë. Njëherë nëse shlyhet një llogari përgjithmonë, atherë nuk ekziston edhe mundësia që ajo të kthehet" thonë nga Facebook.
Andaj, nëse keni marrë një vendim, largoni të dhënat tuaja, dërgoni kërkesën dhe prisni.
Në asnjë mënyrë mos u kyçni më në Facebook me atë llogari, mos klikoni në "Like" dhe "Share" nga njëri nga sajtet që posedojnë këtë buton, po as mos u lidhni nëpërmjet Facebook Connect.
Llogaria juaj në këtë mënyr do të fshihet për 14 ditë. /presheva.com/



Publikoni komentin tuaj