Apple revolucion në teknologjinë e baterive
Apple pritet që shumë shpejt të sjellë një revolucion tek bateritë e pajisjeve teknologjike. Kompania amerikane është duke zhvilluar një teknologji, e cila do të bëjë që ato të kenë nevojë për karikim vetëm një herë në disa javë.
Ky lloj i ri i baterive do të përdorë proceset shndërruese të hidrogjenit gjatë punës së saj. Ndërsa lloji i baterive që përdoret aktualisht krijojnë energji nga lëndë toksike për njeriun, ndërsa bateritë e reja do të përdornin vetëm ujë.
Në raportin që Apple ka dorëzuar në zyrën e patentave thuhet se një bateri e tillë jo vetëm që do bëjë të zhduken bateritë e rënda dhe që harxhojnë shumë, por do ndihmojë edhe ambientin.
”Kjo teknologji e re e energjisë mund të krijojë densitete të larta volumetrike dhe të energjisë gravimetrike, çka mund të lejojë vazhdimin e punës së pajisjes elektronike për ditë ose javë të tëra pa pasur nevojën për karikim”, shkruhej në një raport të Apple.



Publikoni komentin tuaj