Ballina | Hi-Tech | Softuer | Kujdes nga virusi që vjedh llogarinë e "Facebook"

Kujdes nga virusi që vjedh llogarinë e "Facebook"

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Kujdes nga virusi që vjedh llogarinë e "Facebook"

 

Një virus kompjuterik ka vjedhur deri tani 45 mijë emra përdoruesish dhe fjalëkalime në “Facebook”, bënë të ditur ekspertë të sigurisë kompiuterike.

Shumica e adresave të vjedhura janë regjistruar në Britaninë e Madhe dhe Francë, por asnjë vend nuk është i imunizuar nga virusi. Firma kompjuterike “Seculert” dhe “Facebook” kanë pranuar lajmin. Rrjeti social bëri me dije se është duke punuar për të ndrequr problemin.

Virusi, i quajtur “Ramnit”, qarkullon në internet që prej prillit 2010 dhe më parë ka vjedhur detaje bankare. Versioni që ka goditur “Facebook” është disi më i ndryshëm nga origjinale dhe është krijuar për të qenë më i sofistikuar.

”Ata që fshihen pas këtij virusi janë duke u përpjekur që të përdorin kredencialet e vjedhura për t’i dërguar linqe të rreme të njohurve të viktimave të tyre, në mënyrë që të përhapin virusin sa më shumë”, shkruhej në komunikatën e “Seculert”.

”Për më tepër, këta keqbërës kibernetikë janë duke u favorizuar nga fakti që shumica e përdoruesve tentojnë të përdorin të njëjtin fjalëkalimin në faqe të ndryshme, për t’u përhapur në një mënyrë sa më të shpejtë”.

Tendenca e goditjes së rrjeteve sociale ka ardhur në rritje të vazhdueshme, pasi ato janë një “thesar” i vërtetë për piratët, falë informacioneve të mëdha që përmbajnë.

Llogaritë e prekura nga ky virus nuk japin asnjë shenjë dhe viktimat nuk kanë asnjë mënyrë për të ditur nëse të dhënat e tyre janë vjedhur. “Facebook” këshillon si masë paraprake mos hapjen e linqeve dhe të dhënave të tjera të dyshimta që rekomandohen prej miqve. /koha/ 

 

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (5 Publikuar)

avatar
isa 06/02/2012 15:58:32
kush din mem tregu si muj me kthy profilin tem se mu ka fshi prej vetit profili im edhe tash sun pe kthej kush mundet mem tregu
avatar
bajram 13/01/2012 09:37:54
mu skan shansa me ma vjedh kurr se skom
avatar
burim 09/01/2012 13:10:58
Edhe mue mka ndodh me ma vjedh emrin edhe fjalkalimin e tash spom hapet fc. po edhe imella spom hapat ma dyjat jon bllokue me tnjojtin emer.
avatar
kumanovari 30/01/2012 16:21:55
Burim prrovoje passordin ne email 123456789 keshtu shum e kan , kur te bllokohet.
avatar
X-personi 17/01/2012 13:35:00
Veq Facebokun po ta prisshin apo edhe e-mailin
Total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal