iPhone 4S dhe iPad2 me "Jailbreak"
27/01/2012 05:14:00
Shfrytëzuesit të cilët duan të kenë më shumë liri në kuptim të asaj që të bëjnë ç’të duan me telefonin e tyre të shtrenjtë, iPhone 4S, mund t’i gëzojë informata që më në fund u paraqit jailbreak i pandërprerë (untethered) për këtë aparat (dhe për iPad 2).
Një kohë në fillim sajti që hostonte jailbreakun ishte i ngarkuar tepër por ekzistonin edhe alternativa tjera, ndërsa më vonë situata u normalizua. Jailbreak është quajtur GreenPois0n Absinthe dhe duhet të instalohet në iOS 5.0 ose 5.0.1, në fillim ekzistonte vetëm versioni për Mac OS X por tani ekziston edhe ai për Windows, ndërsa vlen vërejtja që instalimi i ndonjë versioni të ri të ardhshëm të iOS do ta anulojë këtë jailbreak. Natyrisht, për shkak të jailbreakut mund ta humbni garancinë për telefonin tuaj.



Publikoni komentin tuaj