Ballina | Hi-Tech | Softuer | Kush po i paguan fotografitë e fëmijëve të sëmurë që paraqiten në Facebook?

Kush po i paguan fotografitë e fëmijëve të sëmurë që paraqiten në Facebook?

Madhësia e germave: Decrease font Enlarge font
Kush po i paguan fotografitë e fëmijëve të sëmurë që paraqiten në Facebook?

Mos ndani fotografitë e fëmijëve të sëmurë të cilëve Facebook gjoja do të ju ndihmoj në operacion ose do të ju jap para – bëhet fjalë për një mashtrim kështu që më së miri është që të ia raportoni fotografitë Facebookut.

Edhe pse tashmë pothuajse jemi mësuar me mashtrimet e shumta në rrjetin më të madh shoqëror në botë, duhet cekuar se ditëve të fundit shfrytëzuesit e Facebook në masë të madhe po ndajnë fotografitë e fëmijëve të sëmurë për shkak se në atë mënyrë kjo kompani “do të u mundësoj shërimin ose do të ju jap para”, shkruan Telegrafi.

Si dhe deri tani, Facebook askujt nuk do t’i paguaj asgjë as që do t’i ndihmoj në shërbim, por këto mashtrime kanë për qëllim vetëm të krijojnë spam në murrët e shfrytëzuesve.

Siç kanë shkruar në blogun e sigurisë të kompanisë Sophos, ajo çfarë është për të ardhur keq është fakti se nëpër rrjet po qarkullon fotografia e vajzës të cilës do t’i transplantohet pa pagesë zemra nëse ajo foto ndahet 10 mijë herë, ndërsa bëhet fjalë për një vajzë të cilës në vitin 2007 i është transplantuar zemra, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë një vit më vonë.

Për çdo ndarje të një fotografie në të cilën ndodhet vajza e cila gjoja ka kancer, Facebook do të bëj “donacion” tre centë për t’i ndihmuar asaj në shërim. Natyrisht, edhe këtu bëhet fjalë për mashtrim dhe fotografia e të njëjtës vajzë nëpër Facebook është duke qarkulluar qe disa vite.

Përveç këtyre mashtrimeve, nëpër Facebook është shpërndarë edhe lajmi i rremë se ka vdekur Chuck Norris (Chuck Norris dies at age 71! Not a joke) – këtë lajm me gjasë askush nuk e besoi, ndërsa kur klikohet lidhja, hapet faqja në të cilën duhet plotësuar njëfarë ankete.

Nëse hasni në fotografi të këtilla, lirisht paraqitini ato pranë Facebookut për të ju ndihmuar atyre që të zgjidhin këto probleme.

atikulli

Regjistrohuni për komente Komente (1 Publikuar)

avatar
fisnik nga belgjika 01/02/2012 02:12:23
presheva .com ju lutem mos i drgoni foto e t thmive t smuar se nuk bon mej qiten ju lutem shumm presheva.com flm shumm
Total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj

  • Dërgo email miqëve Dërgo email miqëve
  • Verzioni për printim Verzioni për printim
  • Vetëm tekst Vetëm tekst

Vlerëso këtë artikull

0
Presheva Web Portal