Për të mos harruar gjuhën shqipe, vizito gjuhaime.com
01/02/2012 10:29:00
Diaspora prej sot ka një mënyrë të re për të mos e harruar gjuhën amtare. Ministria e Diasporës sot lëshoi faqen e re të internetit www.gjuhaime.com e cila posedon abetaren elektronike me zë. Në gjuhaime.com mund të lexohen vjersha e ninulla, të shkarkohet himni, flamuri dhe stema e vendit tonë. Ministri i diasporës Ibrahim Makolli tha me këtë rast se po bënë përpjekje të shumta që kjo faqe të bëhet pjesë e çdo shtëpie ndërsa të ju ndihmojë më së shumti atyre fëmijëve që jetojnë jashtë që të mos e harrojnë gjuhën shqipe. Këtë portal të ri për mësimin e gjuhës shqipe e vlerësojë lartë edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi i cili e konsiderojë si nevojë urgjente për mërgimtarët. /zëri/



Publikoni komentin tuaj